
Ulqini, qytet i vjetër bregdetar, ka fatin e vet historik, i cili është mahnitës por edhe tragjik. Ai është më i moçëm se dy mijë vjet. Këtë e dëshmon historia, por edhe lashtësia. Themelet e tij janë ilire, që vërehen në hyrje të Kalasë. Qyteti është nga koha para bronzit. Këtë e tregojnë zbulimet historike që janë gjetur edhe në rrethinën e tij, në lokalitetin Qerret në fshatin Zogaj. Është gjetur edhe qeramikë ilire e greke. Kjo është një periudhë e hershme dhe e ndritshme e Ulqinit, i cili ishte edhe nën sundimin e Venedikut, por në vitin 1571 ra nën sundimin e osmanëve. Kjo përbën një periudhë të re në historinë e Ulqinit, i cili nisi të zgjerohet edhe jashtë Kalasë dhe u formua çarshia e re, qendra me xhaminë e quajtur Xhamia e Namazgjahut, me Beledie (bashki), medrese dhe Sahat Kullë.
Sahat Kulla thuhet se u ndërtua nga xhelozia pozitive, sepse banorët e çarshisë së re donin të kishin diçka të veçantë dhe ndërtuan Sahat Kullën me një orë të madhe dy tonelatash, e cila kumbonte, tringëllonte dhe rrihte sahati. Pas pushtimit austrohungarez, ora u mor dhe kulla mbeti pa sahat. Para disa vitesh, ajo është vënë në funksion dhe sërish rreh në qendër të qytetit.
Janë ndërruar parti, kryetarë, por askush nuk vuri dorë në beledien e dikurshme! Vendi është i mirë, në mes të qytetit, ku ajo mund të shërbejë për pritje të mysafirëve vendas apo të huaj nga ana e parisë së komunës sonë. Ajo mund të kryejë edhe funksione të tjera, si qendër e përurimeve të artit dhe kulturës. Aty do të ishte kënaqësi të bëhej galeria e arteve figurative. Për habi të madhe, kjo ndërtesë, ky vend, ky truall ka mbetur gërmadhë. Kjo pakujdesi është shqetësuese!
Xhamia e Namazgjasë punoi gjithmonë. Ajo u qëndroi tërmeteve, por edhe tërmeteve politike të qytetit. Por Beledia, ndërtesa e bashkisë, qëndroi deri vonë, por tërmeti i 15 prillit 1979 e dëmtoi rëndë. Ajo u shkatërrua dhe që prej atëherë mbeti në mëshirën e fatit. Edhe pse pronë e Komunës, kjo ndërtesë u zhubravit, s’i qëndroi dhëmbit të kohës. Kjo godinë është sot në gjendje të mjerueshme dhe është shndërruar në gërmadhë.
Janë ndërruar parti, kryetarë, por askush nuk vuri dorë në beledien e dikurshme! Vendi është i mirë, në mes të qytetit, ku ajo mund të shërbejë për pritje të mysafirëve vendas apo të huaj nga ana e parisë së komunës sonë. Ajo mund të kryejë edhe funksione të tjera, si qendër e përurimeve të artit dhe kulturës. Aty do të ishte kënaqësi të bëhej galeria e arteve figurative. Për habi të madhe, kjo ndërtesë, ky vend, ky truall ka mbetur gërmadhë. Kjo pakujdesi është shqetësuese! Pse nuk rindërtohet dhe shfrytëzohet ky objekt me interes shoqëror me traditë?! Pse nuk ruhet arkitektura e vjetër e qytetit?!
Ky objekt si dëshmi e kohës do të ishte me interes historik. Ulqini, edhe pse qytet me lashtësi historike, s’po arrin ta ruajë identitetin e tij. Lashtësia dhe e kaluara historike po fshihen nga dora e banorëve të saj. Ulqini po i bie shkelm dhe po braktis veçoritë e së kaluarës. Kjo mëhallë si dhe Kalaja e Ulqinit i ka humbur mundësitë për të qenë atraksion turistik për turistët e huaj, të cilët kërkojnë të veçantën e Ulqinit. Ajo po shkatërrohet, s’po rikonstruktohet dhe nuk ruhet. Është një dëm i madh që i bëhet së kaluarës sonë historike, por edhe turizmit, i cili nuk është në hap me kohën. Ulqini dita-ditës po e humb pamjen e qytetit të vjetër dhe karakteristik. Qyteti është pa kroje të vjetra, vërehen ndërtime të reja, por ato nuk janë tërheqëse për turistë të huaj dhe s’gjejnë ose pak gjejnë nga pasuria dhe lashtësia e qytetit.
Ky objekt si dëshmi e kohës do të ishte me interes historik. Ulqini, edhe pse qytet me lashtësi historike, s’po arrin ta ruajë identitetin e tij. Lashtësia dhe e kaluara historike po fshihen nga dora e banorëve të saj. Ulqini po i bie shkelm dhe po braktis veçoritë e së kaluarës. Kjo mëhallë si dhe Kalaja e Ulqinit i ka humbur mundësitë për të qenë atraksion turistik për turistët e huaj, të cilët kërkojnë të veçantën e Ulqinit. Ajo po shkatërrohet, s’po rikonstruktohet dhe nuk po ruhet. Është një dëm i madh që i bëhet së kaluarës sonë historike, por edhe turizmit, i cili nuk është në hap me kohën
Edhe ullishta buzë qytetit, një perlë karakteristike, për çdo vit ndryshohet. Ngastrat e ullishtës dikur ndaheshin me gurë të thatë, mure pa beton. Tani çdo gjë po ndryshon, nuk ruhet tradita dhe e kaluara. Si duket, askush nuk merret me këto fenomene “cikërrima”, por çdo gjë po lejohet, përfshirë edhe ndërtimin e objekteve për banim në këtë zonë kinse të ndaluar me ligj, të paprekur, ku kanë filluar të ndërtohen edhe restorante. Si duket, askush nuk brengoset dhe s’po merr masa për ta ruajtur ambientin dhe lashtësinë kulturore të këtij qyteti turistik. Një pakujdesi dhe mospërfillje ndaj vlerave dhe pasurisë kombëtare vërehet në komunën tonë, edhe pse pushtetin e kanë në dorë subjektet shqiptare. Këto dukuri duhen ndaluar vetë dhe me ligj.
Është momenti i fundit ta duam më shumë vendlindjen, qytetin tonë me rrethinë – të veprojmë, ta ruajmë, ta mbrojmë qytetin dhe lashtësinë e tij me punë dhe dashuri. Fajin për gjendjen ekzistuese nuk duhet kërkuar vetëm tek i huaji, por edhe në mesin tonë, te paria e cila është përgjegjëse para popullit dhe ndaj votës së tij.
