Ka ardhur koha që të kujtojmë ato tri fjalët karakteristike të cilat shënuan themelin e demokratizimit të shoqërisë postkomuniste të shteteve nën ndikimin e bllokut rus, të cilat u pritën me rënien e Murit të Berlinit në kuptimin më të gjerë të fjalës .Tri fjalët magjike në atë kohë që bënin dallimin e madh midis sistemit autoritar komunist të Lindjes dhe Perëndimit fillojnë m shkronjën R e që janë rikthim , rehabilitim dhe reformë , por që të tria nuk janë zbatuar fare këtu në Mal të Zi dhe as në Bosnje. Kështu ngjau që në kohën kur pritej të ndodhte falimentimi total i sistemit komunist , kjo nuk ndodhi. Për kohën, mendojmë që këtë do të duhej ta bënin vetë demokracitë perëndimore për të pushtuar hapësirë sistemore të tyren të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe Amerika, në mënyrë që të parandalohej shpërthimi i një lufte të përgjakshme civile nga privatizimi i dhunshëm. Fatkeqësisht, ngjau që në atë kohë ata të cilët e prodhuan luftën e cekur heshtazi të barten edhe në sistemin e ri dhe tani i bie që mu ata që bënë luftën e grabitjes së kapitalit shoqëror, tani përmes sistemit të mundësuar aktual të “lidhnin paqen”, pa çka se sipas parimeve biblike Zoti i ka ndarë rolet, duke vendosur njerëz të rinj për të ndërtuar paqen. Si pasojë e kësaj rrjedhoje të zhvillimit të ngjarjeve shoqërore, sot kudo kemi një kriminalizim total, i cili ka prek çdo sferë dhe bllokon edhe vetë autoritetet që del se janë totalisht edhe vetë të përfshira në krim, edhe pse janë të ngarkuara për ndjekjen e krimit. E gjithë kjo sot në Mal të Zi konfirmohet në mënyrën më të mirë të mundur nga shpërndarja sistematike e atyre që janë pretendues realë për pushtet pas fitores së Listës “Evropa Tani” , e cila ende ngjallë shpresë nëse i përmbahen përfundimit të rregullave të përgjithshme të ndryshimit demokratik të Qeverisë në Mal të Zi. Sepse deri te ndryshimet demokratike në shoqëri mund të vihet duke iu përmbajtur parimeve të reformave të sipërpërmendura duke zbatuar po ato parime e metoda që u zbatuan në vendet tjera të kampit socialist lindor mbi bazën e atyre 3 fjalëve mrekullibërëse . Ndërsa arsyeja e mosmiratimit të Ligjit për Lustracion qëndron në partinë e mëparshme në pushtet, e cila formalisht deklaroi se nuk kishte lidhje me partinë e mëparshme në pushtet të komunistëve edhe pse e trashëgonte. Dhe kështu pas shumë vitesh të qëndrimit në pushtet kjo parti u bë një parti ultra nacionaliste, si një fraksion i saj me emër të ri.
Fraksioni i saj në fakt nuk pati sukses që të bëjë transformimet e nevojshme të përmendura siç thamë për rikthim , rehabilitim dhe reformë. Andaj, ndoshta edhe tani ose nuk di ose nuk do të bëj avokatin çështjes si opozitë.
Sipas nesh as Qeveria e 42-të e Abazoviqit , nuk dëshironte të distancohej nga udhëheqja komuniste në politikëbërje, që ishte shndërruar në një parti neokomuniste që përfundoi në kriptokomunizëm pas të grumbulluarit të ish-komunistëve në Katovicë para fillimit të luftës këtu tek ne , kuptohet, me rekomandimin e Perestrojkës së Gorbaçovit . Ngjarja e asaj që u quajt “ Shpërthimi i popullit “siç e quanin ata që “bënë luftë për paqe” sipas direktivave të Moskës- fëmijët e ish-komunistëve shfrytëzuan rastin dhe vunë dorën e tyre në pronën shoqërore ekzistuese të ish –shtetit komunist dhe kështu arritën familjarisht te milionat e parë.
Atje në takimin e komunistëve në Katovicë –Gorbaçovi u deklarua publikisht që le të formohen parti tjera të djathta sa të duan , sepse ne do të fusim brenda tyre spiunët tanë të regjimit të cilët do të kenë për detyrë që të vihen në krye të këtyre partive dhe pastaj me ata do të kryejmë privatizimin e shoqërisë komuniste , në mënyrë që fëmijët tanë të komunistëve të jenë edhe oligarkët e ardhshëm dhe pastaj gjithashtu edhe me ndihmën e policisë sekrete të rekrutimit në krye të partive të djathta të zgjidhen sërish fëmijët tanë . Dhe vërtetë shikuar nga këndi i sodit ashtu edhe ndodhi-skema funksiononte. Aty në këtë shohim se si përsëri familjarët policisë së fshehtë –UDB-së nga shqiptarët në këto anë që përbëjnë 1/3 e trupit votues të shqiptarëve në pushtet ishin në partinë e Gjukanoviqit, apo votues të opozitës serbo- malazeze dhe në këtë mënyrë regjimi shmangu pas viteve të 90 –ta , në privatizimi të kyçurit dhe përparimin në strukturat shoqërore të 1/3 –tës së trupit zgjedhor nga shqiptarët e futur në partitë nacionale dhe ato që ishin me bindje komuniste të drejta që urrenin ngjashëm plaçkitjen e kapitalit të gjeneratave, ashtu si edhe vetë nacionalistët patriotë të rekrutuar në partitë kombëtare. Kështu, falë këtyre spekulimeve në vitet e 90 –ta u krijua një filozofi e re e popujve pakicë në Mal të Zi të cilët falë edhe shumë faktorëve tjerë që nxitën reflekset mbrojtëse të pakicave u krijua një homogjenizim i konsiderueshëm i tyre rreth një koalicioni demokratik me përfaqësues të boshnjakëve, myslimanëve, katolikëve dhe shqiptarëve që garuan me listën e vet e cila formoi bllokun e koalicionit të popujve pakicë, duke u imponuar në zgjedhjet e para pluraliste diku me 13 deputetë, duke qenë kështu koalicioni i përbashkët me shqiptarë , boshnjakë dhe kroatë.
Filozofia e këtij grupimi politik të atëhershëm të viteve të 90 –ta , ishte identik me filozofinë e zgjedhjeve aktuale në republikën e Maqedonisë së Veriut , ku sipas parimit partitë shqiptare që fitojnë shumicën në mesin e vet , ata ashtu si në nivel lokal kanë tagër të bisedojnë dhe të krijojnë qeverisje me shumicën maqedonase pa marrë parasysh platformat eventuale të ndryshme . Në fakt, kjo ishte filozofia e akademikut shqiptar Rexhep Qosja i cili thoshte se për shqiptarët është më mirë të kenë një gram pushtet në pozitë se sa një tonë mend në opozitë.
Përndryshe ky ishte edhe anëtar i delegacionit shqiptar në Marrëveshjen e Rambujesë, e cila i vuri themelet moderne të shtetit të Kosovës. Prandaj edhe sot në Mal të Zi ngjet që falë mosmiratimit të Ligjit të cekur të Lustracionit, si efekt anësor të tijin të kemi në pushtet pakicën shqiptare brenda vetë pakicës malazeze për kryeministër- zotin Abazoviq që prezanton të paprezantuarit shqiptarë duke e qitur pafundësisht jashtë rendit të ditës miratimin e Ligjit të cekur të Lustracionit. Aktualisht shqiptarët del se kanë përmes mekanizmit në vota në përfaqësim të tyre të ashtuquajturit “shqiptarëve të ndershëm”-si Abazoviq. Lidhur me rastin, shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, si kandidat për Çmimin Nobel thotë : “ populli që nuk guxon të dënojë tradhtinë e tij , nuk e meriton të jetojë i lirë… “Kur pretendojmë të arsyetojmë këtë tezë mendojmë në angazhimin e Abazoviqit që të mos pranojë miratimin e Ligjit të Lustracionit , të cilin e përmendi Krivokapiqi që duhet të miratohet . Në fakt me këtë , po çonte ujë në mullirin e DPS-it…?!Dhe se aplikimi i këtij ligji në mënyrë joproporcionale dhe të politikës momentale kur është fjala për Ligjin e Kthimit të Pasurisë që konfiskoi shteti me nacionalizim, duke përdorur standarde të ndryshme me pronën në Gjirin e Valdanosit për hir të pikëve politike vendosi që pronën e cekur të nacionalizuar me vendim të Kuvendit Komunal të Ulqinit , të mos kërkojë shfuqizimin po nga Kuvendi i Ulqinit që do të duhej duke e bartur këtë të drejtë direkt në qeveri e duke injoruar edhe gjykatat. Duke përdorur standarde të ndryshme në lidhje me Gjirin e Valdanosit shihet se qytetarët vihen në pozita të pabarabarta në raport me shpronësimet tjera dhe nacionalizimit të kryer. Pas dështimeve të tilla të cekura në vazhdimësi, për më se një shekull dhe të qëndrimit si njerkë e shtetit të Malit të Zi, ka bërë që dera e gjerë e kriminalitetit të jetë e hapur me dekada, duke triumfuar sidomos në kohën e luftës së klasave që krijoi rritjen e kriminalitetit të çdo lloji.
Prof. Muhamet Nika- OJQ NVO “ AKTIV”Ulqin/ Ulcinj
Jurist. Gjergj Pepgjoni- OJQ NVO “Buzuku “ Ulqin / Ucinj
(Vijon)
(Vijon nga numri i kaluar)
Dihet në teori se kur kriminaliteti pushton edhe vetë shtetin, në atë shtet ai kërcënon të diktojë edhe vetë rendin publik, politik dhe ekonomik. Kurse përmes Ligjit Zgjedhor të listave të mbyllura siç ka ndodhur ta kemi aktualisht dhe me ndihmën e parave të dyshimta dhe mediave, për momentin kemi arritur në një situatë ku tashti më nuk dihet se kush kujt i raporton në emër të popullit dhe kush kë e shantazhon. Këtu është e sigurt që është përfshirë edhe mafia shqiptare e cila “dhuron” para për disa parti shqiptare , e atëherë pyesim se si të shpjegohet pretendimi për shembull i kryeministrit të dikurshëm D. Markoviq , kur ai si shembull tha se në Mal të Zi nuk mund të ketë qytete me status të privilegjuar, kur është në pyetje tregtia e drogës. Një gjë të këtillë kryeministri Markoviq e ka pohuar në media pas një kontrolli të njësisë speciale policore kundër përdorimit të drogës të Tivarit që patën bastisur në Ulqin me ç’rast njësiti policor nga Tivari kishte kryer bastisje në lokalet e dyshuara ku përflitej se droga shitej publikisht dhe aty kinse kishte dhunuar klientët e lokalit vendas të maskuar. Dhe shikoni, për habi mrekullinë në emër të demokracisë që bënë deputetët shqiptarë, në këtë rast nga Ulqini, të cilët në shenjë revolte kishin shkuar e protestuar brenda vetë hapësirave të stacionit policor në Ulqin, duke kërkuar haptas mbrojtjen e qytetarëve ulqinakë për atë që u ndodhi , madje kishin organizuar edhe një peticion qytetarësh ku fajësohej policia e antidrogës për kalim të kompetencave të veta në emër të qytetarëve ulqinakë. Në këtë situatë patëm rastin të shohim të solidarizuar kundër ndërhyrjes policore gjithë politikanët nga Ulqini – pa përjashtim, si: deputetin Dritan Abazoviq (Mali i Zi pozitiv) Mehmet Zenka (deputet i Unionit Demokratik të Shqiptarëve) dhe Genc NimanBegu (deputet i Forcës së Re Demokratike Shqiptare në Mal të Zi). Normalisht se i gjithë ky homogjenizim ndodhte me bekimin e autoriteteve partiake që atëherë patën organizuar një protestë të qytetarëve të cilëve u prinë duke i futur direkt në ambientet e stacionit policor të qytetit të Ulqinit, si trima dhe burrërisht… apo jo..?! Sa për këtë nismë, logjikisht shtrohet një çështje, që përse u vonua si nismë e propozuar, fjala vjen nga Shoqata e të Përndjekurve Politikë Shqiptarë në Ulqin –përgjigja është e natyrës politike. Thënë të vërtetën, kur është më pyetje çështja e Lustracionit e cila u krye në Kosovë nga Qeveria e Kosovës- Shoqata e të Përndjekurve Politikë e Kosovës ka pasur kontakte me shoqatën tonë në Mal të Zi , mirëpo pasi në Mal të Zi me sa duket nuk kishte shoqata të këtilla, ne kemi menduar që po të pranonim kompensim material nga Kosova për vuajtjet tona, atëherë një veprim i tillë do t’i shkonte për shtat partisë në pushtet, sepse me këtë do të evitohej hapja e dosjeve dhe policia me këtë veprim tonin do të kishte mundësinë që të mbronte bashkëpunëtorët e fshehtë nga radha e shqiptarëve që hiqeshin ose hiqen si patriotë, e në fakt janë bashkëpunëtorë të policisë, duke na etiketuar ne si qytetarë të pandershëm, karshi atyre që ishin të ndershëm dhe vilnin frutat në përfaqësim në emër të stigmatizimit kombëtar, siç bëjnë edhe tani duke pasur përfitime.
Kujtojmë që ne besuam se demokratizimi dhe reforma e vërtetë e shoqërisë malazeze do të fillonte pas marrjes së statusit të shtetit të pavarur të Malit të Zi dhe të njohur nga Kombet e Bashkuara dhe me miratimin e Ligjit për Lustracion që mbase do të propozohej nga DPS e z. Gjukanoviq, por kjo parti nuk krijoi hapësirë për një pushtet të pavarur të shoqërisë së demokratizuar dhe të reformuar dhe se e gjithë kjo përkundër reformës sistemore të pritur çoi deri te ngërçi i ndryshimeve reale të pritura si në politikë, si në zhvillimin ekonomik dhe stagnoi mirëqenien sociale nga oligarkët dhe këto ngërçe etj. paraqesin problem për vetë shoqërinë malazeze, por edhe më gjerë në rajon. Nga ana e tjetër, duke simuluar një partneritet të sinqertë ish-partia në pushtet si duket po abuzon pa arsye edhe me të drejtën për plebishit e cila harrohet se është një e drejtë e konsumuar që kur bëhet edhe pse rrallë ajo atëherë shterohet. Pasi indirekt neve shqiptarëve në Mal të Zi, na është dhënë kjo e drejtë, besojmë që atë me vetëdeklarim dhe me një konsensus kolektiv e kemi konsumuar në rastin e organizimit të referendumit për Pavarësinë e Malit të Zi, duke i kthyer atij shtetësinë e humbur e më këtë nga këndi i tjetër e kanë bërë edhe serbët që votuan kundër, por nuk bojkotuan referendumin. Prandaj, shoqëria malazeze me recidiva alla komunistë nuk ka më të drejtë që qytetarët e vet të kombësive të ndryshme të vazhdojë të i quajë si të ndershëm ose të pandershëm dhe nuk kanë më të drejtë që disa sipas avazit të vjetër të shpallën apo vetëshpallen më patriotë se të tjerët, duke ardhur në pushtet në majat më të larta se sa” shqiptarët e pandershëm”. Shoqëria malazeze e lëshoi rastin e shoqërisë maqedonase e cila në të mirë të demokratizimit pruri në krye një të përndjekur politik shqiptar dhe komandant të UÇK-së për kryeministër, në vend se të avancojnë ende shqiptarët e ndershëm si në Mal të Zi. Në vijim do të analizojmë edhe supozimet ligjore për domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit të Lustracionit dhe Ligjit për Origjinën e Pronës..
Prof. Muhamet Nika- OJQ NVO “ AKTIV”Ulqin/ Ulcinj
Jurist. Gjergj Pepgjoni- OJQ NVO “Buzuku “ Ulqin / Ucinj
(Vijon)
(Vijon nga numri i kaluar)
Sot kur kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe arsyeja e rënies ishte shterimi i energjisë së regjimeve komuniste, që pati nisur në emër të mbrojtjes së klasës së varfër punëtore dhe rrogëtarëve që kish në vete edhe elemente të solidaritetit internacional, madje deri te ai i unitarizmit, deri te pushtetet totalitare që ishin faktikisht kundër klasës punëtore. Fillimisht në mes tyre nisën fjalosjet e ndërsjella të partive komuniste të shteteve të ndryshme për arsye të shtimit të interesit në zona të ndryshme të fushëveprimit që në fund përfundoi me shpartallimin e Kominternës si dhe Paktit të Lindjes që çoi deri te shpallja e pasurisë së klasës punëtore si e mirë e përgjithshme popullore dhe kjo për pasojë provokoi një inflacion tejet të lartë që si rezultat pati ndryshimet e dhunshme të pushtetit dhe aplikimin e demokracisë në këto vende.
Mendojmë se Ligji i Lustracionit(Rehabilitimit) si masë e nevojshme ka qenë dashur të aplikohej menjëherë pas ndërrimit të pushtetit në mënyrë që t’u mundësohej forcave të reja hapësirë e mjaftueshme demokratike për të marrë pjesë në pushtetin e ri përmes të udhëhequrit në mënyrë të pavarur e të re, kjo domosdoshmërish duhej të nënkuptonte dhe të rehabilituarit politik të të ashtuquajturave fuqive konservatore, të cilat ish-regjimi i shuante. Në Mal të Zi kanë ekzistuar shumë shkaqe dhe arsye që të përmbysej ish-sistemi komunist, duke cekur fjala bie shpenzimet enorme nëpër reprezentacione të panumërta, pastaj përdorimi i automjeteve luksoze shtetërore për udhëtime private , ekskursionet në llogari të shtetit dhe shumë lukse tjera që do të kishin mjaftuar që udhëheqja shtetërore të jepte dorëheqje kolektive. Për kohën, ky lloj kriminaliteti nga komunistët e denjë u pagëzua si “Kriminaliteti i kollareve të bardha” për çka shumica as që kishin dëgjuar e menduar se çfarë simbolike kishte, sepse paraqiste formën më të re të kriminalitet në udhëheqje të sistemit.
Dhe ngjau që ish-garda komuniste e dalë nga lufta duke mos e lexuar kohën, nuk la hapësirë që në kushtet e shkatërrimit të sistemit të krijoheshin firma në vend dhe jashtë vendit, pastaj nuk u dhanë koncesione, hua , ndihma nismave private dhe as që u privatizuan firmat e ndryshme shoqërore, e kjo do të thotë që nuk u la hapësirë e mjaftueshme për të krijuar kapitalin nga politika. Komunistët besonin qorras në pasurinë shoqërore dhe e shikonin atë si diçka të tyren, por në të njëjtën kohë vetë ideologjia e tillë kish filluar të shformohet, duke inkuadruar në te kuadrot joprofesionale dhe të paafta për të udhëhequr kundrejt inteligjencës që ishte e formuar, duke të krijuar ndjesinë e një konflikti klasor të burokratëve dhe teknokratëve të rinj dhe të vjetër. Kështu, pas ndryshimeve me dhunë të sistemit në Mal të Zi Lidhja Komuniste u transformua në Partinë Demokratike të Socialistëve ose në Koalicionin e Forcave Reformiste dhe të Partive Liberale, kurse trashëgimtari i vetëm i Lidhjes Komuniste kanë qenë Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) që trashëgoi të gjithë pasurinë e objekteve partiake komuniste bashkë me infrastrukturën tjetër të pushtetit të hallkave tjera në administratë. Që do të thotë se në Mal të Zi u bë ndryshimi i pushtetit vetëm për sa i përket gjeneratës dhe jo për sa i përket ndryshimeve ideologjike, e cila do të kishte aplikuar demokracinë në mënyrën e vet. Dhe ndryshimet u bënë vetëm në drejtim të asaj që në Evropë do të pagëzohej si fraksion i mundshëm. E për këtë edhe privatizimi u bë krejtësisht në mënyrë të gabuar në kohën e inflacionit tejet të lartë që çoi deri te devalvimi i vlerës valutore vendase dhe në këtë mënyrë filluan përpjekjet që me metoda liberale të kryejnë privatizimin e kapitalit që nuk dha rezultat. Kështu u krijuan pasanikët fiktivë, të cilët nuk kishin përvojë menaxhimi, sepse nuk i përkisnin sektorit real të tillë dhe në fund ngjau që me premtime joreale të kontratave të huamarrjeve në banka, duke llogaritur në hipoteka ose fiducione të pronave të blera përmes vlerave të parëndësishme me çmime ose mjete të pavlera. Kështu Mali i Zi, nga një shet me ekonomi industriale u shndërrua në veprimtari të shërbimeve ekonomike. Në kohën e inflacionit u pa se si pushteti nuk pati përvojë e as ndjesi që të mbrojë vlerën e ish-pasurisë shoqërore, sepse u shërbyen me metodën e Marksit si formulim i Kapitalit të tij, që ishte: mall – para – mall, që do të thotë se në kushtet e një inflacioni të lartë, malli si mall në rrethin e dytë, duke kaluar nëpër paratë e pavlera, humbi vlerën në shkallë për sa ishte inflacioni i lartë. Kështu përderisa ai tri herë ndërroi pronarët, ngjau që krejtësisht e humbi vlerën e vet. Kjo pra është ndodhia e privatizimit masovik përmes kambialeve bankare të ekonomisë në Mal të Zi, që çoi në likuidimin e firmave dhe fikjen e vendeve të punës. Kurse nisma private ende nuk ishte e gatshme që të krijojë një ekonomi liberale. Sipas vlerësimeve të ekonomistëve realë, privatizimet ekonomike në kohë të inflacionit të lartë ka qenë dashur të bëhen sipas formulës së Shmitit: Jap të më japësh, jo para?! Jap që të bësh, jo para, bëj që të japësh, jo para dhe bëj që të bësh, që përputhet edhe me teorinë e fiziokratëve që malli rivlerësohet karshi mallit tjetër në mënyrë që të ruhet në vlerë, ngase është e pamundur ruajtja e vlerës. Kështu do të kishte vepruar çdo qytetar po të ishte në pyetje rivlerësimi – (Revitalizimi) i pronës private, megjithatë nuk u veprua kështu kur ishte në pyetje vlerësimi i pasurisë së tjetrit ose shtetit. Për këtë, si një nga shembujt interesantë të vlerësimit të ekspertit gjyqësor është edhe ai i Skender Elezagiqit , të cilin gjyqet në Mal të Zi e kanë pranuar që blerja e vlerës së një banese të re , prej 37m 2 vlerësohej për 23,00 euro, që do të thotë se ishte aplikuar formula e Kapitalit të Marksit, pasi malli kishte kaluar si kapital i pavlerë për disafish ose për para gjysmë të vdekura . Kjo pra ishte metoda e vlerësimit të kapitalit të shtetit në privatizim në mënyrë që të krijohen kushte të favorshme për blerjen e tij me fare pak para gjatë mënyrës së denominimit me qëllim të zhvlerësimit hibrid, duke krijuar të pasurit e ekonomisë në Mal të Zi. Por, këtu lind një pyetje: A thua një ekspert i vlerësimit të pasurisë së tillë apo një gjykatës të cilët kanë asistuar në këto procese gjyqësore do të kishin bërë në këtë formë shitjen e pasurisë së vet sipas metodës së cekur? Me siguri që nuk do të pranonin. E si rezultat i këtyre vlerësimeve joshkencore dhe joprofesionale provokoi lindjen e “tajkunëve artificialë“, të cilët gjithashtu pastaj si pronarë në vlerësimin e ri sipas vlerësimit të cekur nga metoda e Shmitit dhe Rcardit bënë revalorizimin e vlerësimit, duke marrë me këtë rast kredi të mëdha te bankat e ndryshme pasi vunë si hipotekë pasuritë e tilla të patundshme dhe kështu për këtë, merrnin para të gatshme duke iu ofruar bankave të huaja hipotekat e veta të cilat në ndërkohë gati sa nuk kishin tretur fare ose ishin përfshirë madje edhe në kthimin e pasurisë (reinstitucionalizimit). Këto janë arsyet përse deri tash në nivel të Malit të Zi , nuk ka ekzistuar vullneti për miratim të Ligjit të Rehabilitimit (Lustracionit) për të përndjekurit politikë dhe kullakët ose edhe i Ligjit për Origjinën e Pasurisë. Ligjin e Lustracionit e kanë nxjerrë gati të gjitha vendet e Bllokut të Lindjes të cilat kanë për qëllim të vërtetë të bëhen anëtarë të Unionit Evropian, duke filluar nga Gjermania Lindore, Çekosllovakia, Bullgaria, Shqipëria, Polonia, , Lituania, Letonia , Hungaria, Serbia, Rumunia dhe Maqedonia e Veriut, kurse ende nuk e kanë bërë Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Lustracioni nënkupton krijimin e kushteve personale dhe kadrovike në të qeverisur në pushtetin e ri, në atë mënyrë që bien nga kombinimi të gjithë funksionarët me kuadrin udhëheqës nga të gjitha institucionet shtetërore që të mos ketë oportunizëm për sa i përket reformës në të gjitha fushat. Por, lustracioni nuk është hakmarrje e as dënim, vetëm që u merren të gjitha privilegjet përfaqësuesve të ish–pushtetit të përmbysur dhe korrigjohen të gjithë proceset politike, ndërsa si masë e popullarizuar është edhe masa kolektive që merret me lirimin nga burgu të të gjithë të përndjekurve politikë e deri te përsëritja e proceseve të caktuara dhe kompensimi i dëmit të krijuar, nëse ai ka ndodhur për motive politike dhe për përkatësi politike. Parlamenti i Këshillit Evropian në vitin 1996 pati nxjerrë rezolutën mbi masat që duhet të ndërmerren nga shtetet në mënyrë që të evitohen pasojat e regjimeve totalitare komuniste. Me aplikimin e lustracionit sipas qëndrimit të Gjykatës Evropiane nuk duhet të cenohen të drejtat njerëzore të cilat sigurohen me Konventën për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore.
Prof. Muhamet Nika- OJQ NVO “ AKTIV”Ulqin/ Ulcinj
Jurist. Gjergj Pepgjoni- OJQ NVO “Buzuku “ Ulqin / Ucinj
(Vijon)
(Vijon nga numri i kaluar)
Ligji i Lustraconit përfshin kategoritë e pushtetarëve të kastave të ndryshme që janë në varësi prej totalitarizmit të regjimit përkatës. Nëse pushteti ishte diktatorial, pra edhe diktaturë e proletariatit, atëherë rehabilitimi duhet të përfshijë të gjitha nivelet e pushtetit, e sidomos bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit e shërbimeve publike dhe sekrete mbi bazën e regjistrave të tyre në arkivat sekrete të vetat. Në mënyrë që lustracioni të funksionojë ndërmjet Rezolutës së Këshillit Evropian të Konventës për të Drejtat e Njeriut nevojitet që të shfrytëzohen këto principe vijuese: Lustracioni nga prizmi i fajësisë politike dhe jo nga ai i fajësisë së të pandehurit, duke i trajtuar një nga një dhe kurrsesi në mënyrë kolektive. Të sigurohet e drejta e mbrojtjes para trupit asnjanës meritor. Lustracionin nuk duhet trajtuar si hakmarrje dhe qëllimi i aplikimit të tij nuk duhet të jetë dënimi, sepse nëse ka fakte për diçka të tillë atëherë vepron organi shtetëror përkatës ose prokurori publik. Pas Rezolutës së Komisionit të Venedikut, komisioni pati dhënë mendimin që lustracionin duhet zbatuar menjëherë pas ndryshimit të regjimit për të siguruar një tranzicion me sukses. Sepse pushteti paraprak i cili mbetet në fuqi, mund të hakmerret dhe të mbisundojë me mbrojtjen e sigurt të demokracisë, që i bie që edhe është qëllimi i tranzicionit…Po të kishte qenë lustracioni i kryer sipas Rezolutës të Këshillit Evropian menjëherë, atëherë sot nuk do të duhej të nxirrej Ligji për Prejardhjen e Pasurisë, ngase pasuria e vënë nga kriminaliteti do të kishte qenë çështje e procedurave normale penale. Kështu, në Mal të Zi duhet të nxirret ky ligj, pikërisht sepse nuk patëm Ligjin e Lustracionit, sepse siç e cekëm, vlerësimi i pasurisë qe kryer mbi parimet e Kapitalit të Marksit. Që edhe u ndihmoi disave që të pasurohen pikërisht sipas privatizimit të keq dhe në këtë situatë nuk do duhej të ndiqej me penalitet , por një vlerësim nga ana e kundërt nga ajo se si ekspertët e kishin bërë vlerësimin dhe kjo sipas metodës së revalorizimit e jo të denominimit në kuptimin e ekuivalencës me mall sipas formulës së Shmitit. Shteti dhe qytetarët e dëmtuar do të mund të fitonin pasurinë e humbur, kurse vlera e re do të duhej të shkonte për kompensim të dëmit, pastaj për shtesa sociale si dhe në përmirësimin e standardit të të gjithë qytetarëve. Nëse edhe pushteti aktual bëhet i shurdhër, ashtu si pushteti paraprak, atëherë do të duhej të insistohej nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion për nxjerrjen e ligjeve të tilla dhe me këto masa të bëhet rehabilitimi i të përndjekurve politikë të rebeluar dhe kjo jo vetëm në aspektin moral, por edhe material . Përveç kësaj, me konfiskimin e pasurisë të kastës politike të privilegjuar që e vuri sipas parimit të Marksit gjatë procesit të tranzicionit, do të ishte formuar vlera e re zhvillimore pa pasur nevojë që të hyjmë në borxhe ashtu siç propagandon edhe pushteti i ri. Huat e reja për gjeneratat që vijnë do të ishin vetëm një nga barrët e tyre dhe assesi një shans për mirëqenie.
Prof. Muhamet Nika- OJQ NVO “ AKTIV”Ulqin/ Ulcinj
Jurist. Gjergj Pepgjoni- OJQ NVO “Buzuku “ Ulqin / Ucinj
(Fund)
