Grabitjet etokulturore dhe falsifikimet shkencore mbi shqiptarët

Numrat arabë, sipas arabëve, nuk duken si numrat që shkenca i njeh për numra arabë, e që në fakt, sipas nesh, këto janë numra “arb” (ose shqiptarë)

Muhamet Nika

Sot shumë lehtë mund të hetohet se kjo si duket fillimisht ka nisur me përvetësimet e numrave “Arb”, që u quajtën qëllimisht numra arabë nga agjendat e asgjësimit të etnokulturës sonë dhe në vazhdim do të shihni se si shqiptarët shumë lehtë e gëlltitën këtë mashtrim, duke e marrë “sapunin për djathë”.
Dhe kjo sot është më së qarti e kuptueshme nëse fillojmë dhe e pyesim veten se, vërtet, kush ishin ata që u morën në nivel global me studimin e shqipes?! Dhe mos u habisni nëse zbuloni që studiuesit e saj ishin varrmihësit e vetë shqipes, duke filluar nga Akademia Serbe, ajo greke dhe ato evropiane.
Në këtë situatë, nëse mendoheni, ju menjëherë do të vëreni se diçka nuk shkon në këtë fotografi si më poshtë, e marrë nga texhuidi i lehtësuar.
Ndryshimi është si dita me natën, pra e vënë e bardhë mbi të zezën, numrat arabë, sipas arabëve, nuk duken si numrat që shkenca i njeh për numra arabë, e që në fakt, sipas nesh, këto janë numra “arb” (ose shqiptarë).
Le të analizojmë në detaje ato që bota i njeh si numra arabë, por që çuditërisht kuptueshëm i përgjigjen vetëm shqipes, dhe së dyti, nëse shqip numërimi nis natyrshëm nga fillimi – pra, nga njëshi, numërimi tek arabët nis nga fundi, që i bie të jetë nënta e para dhe mbaron sipas natyrës së arabishtes me numrin zero. Kujtojmë që në shqip çdo gjë nis nga fillimi – mbarë, kurse tek arabët është e kundërta dhe numërimi nis “mbrasht”! Pra, nëse në shqip numërimi nis nga njëshi, tek arabët nis nga nënta, kurse mbaron me zero.
Së treti, për çudi, arabët si numër të fundit ose “të parin” kanë nëntën, kurse dhjetën nuk e njohin fare si numër.
Së katërti, ajo që të lë pa mend te numërimi shqip është vetë emërtimi simbolik i emrave që në vete transmetojnë njohuri, dije të shenjtë, që nuk i njohin asnjë nga gjuhët e botës. Bile i bie që numërimi shqip jep dije edhe për vetë ndërtimin anatomik të njeriut në barkun e nënës. Thjesht, numrat për nga natyrshmëria në gjuhën shqipe tregojnë vetë fazat e krijimit të njeriut në barkun e nënës, që ngjan në mënyrë mahnitëse kuptueshëm edhe më mirë se në disiplinën e embriologjisë në mjekësi, duke e bërë atë lehtë të kuptueshme, edhe pse në mjekësi ky është provimi më i vështirë.
Ja se si e shpjegon dija hyjnore zhvillimin e fëmijës në barkun e nënës. Këtu në vazhdim po sjellim një vështrim të studiuesit Petrit Gaçe, i cili duke respektuar edhe kuptimin simbolik që ka vetë fjala shqipe në ndërtimin e saj, shpjegon që shqipja edhe në numerologji fsheh sekretin e fazave të zhvillimit të njeriut në barkun e nënës.
Duhet shtuar këtu që edhe vetë fjala “njeri” e shqipes, nëse trajtohet si numëror tregon emrin: një i ri dhe njeri ka kuptimin që njeriu është vetë zoti i ri, kurse te tre religjionet mësojnë se Zoti njeriun e krijoi sipas shëmbëlltyrës së tij.
Në të vërtetë, vetë fjala shqipe e numrave tregon rolin mesjanik të saj. Kështu p.sh. 1-shi (njëshi) – ka kuptimin një është në mitrën e nënës; 2-shi – ka kuptimin dy, që d.m.th. pas dy muajve ngjizet sperma e mashkullit me të femrës; 3-shi – tregon se tre është, që d.m.th. se veç është formuar i treti – embrioni i foshnjës. Këtë e dëshmon edhe mjekësia, që arrin të përcaktojë gjininë vetëm në muajin e tretë të shtatzënisë dhe kjo përputhet me dijet hyjnore, profecinë e Muhamedit kur thotë që: “kur bëhen tre muaj, zbret ëngjëlli dhe cakton gjininë dhe fatin”. 4-shi (katërshi) – tregon që tashti, pas katër muajsh, embrioni veç ka marrë formën e njeriut dhe tregon ka të renë brenda; 5-esa – tregon muajin e pestë dhe se foshnja tashmë ka fituar peshën; 6-ta – tregon se “gja ashtë” ose gjallë është, ashtu siç thotë edhe mjekësia në muajin e gjashtë; 7-ta – tregon se foshnja tani ka lëshuar shtat; pastaj vjen 8-ta – Po ta shikoni në formim numrin tetë, ai sikur tregon simbolin e njeriut të plotë, ku pjesa e sipërme simbolikisht tregon kokën, kurse pjesa e poshtme pjesën tjetër të trupit dhe gegërisht i thonë teta apo “te tana”. Nga kjo kemi pastaj edhe emrin e titanëve, që e njeh gegërishtja nga mitologjia, duke treguar kështu se në muajin e tetë embrioni i ka “te tanat”.
Pastaj kur vetë formohet trupi i foshnjës me kohë dhe trup, ajo që ishte një dhe u bë gjashtë (6), tani ka ardhur koha që gjashta të kthehet përmbys dhe foshnja e kthyer përmbys simbolikisht ka formën e nëntës (9). Me këte merr fund simbolika, si tek arabët, si te shqiptarët, dhe numrin nëntë edhe ne shqiptarët e kemi të ndërtuar si diçka të shenjtë. (Kujto p.sh.: nëntë fusha e nëntë male, nëntë plagët e Gjergj Elez Alisë, që në fakt nënta në gegërishte është “nana”). Me këtë përfundon edhe cikli nëntëmujor.
Por edhe dhjeta në shqip llogaritet numër, sepse dhjetë tregon përfundimin e procesit dhe duke u shkruar me një njësh dhe me një zero, tregon se tani këto nëntë numra “dhjesin” gjithë numrat tjerë, pra popujt paganë, që do të thotë “pangianë” ishin “shkencorë” dhe nuk u pengonte kjo fjalë që tregon procesin e jashtëqitjes, ku ajo që kemi ngrënë ka përfunduar në një diçka krejt tjetër. Por numërimi shkon deri në numrin 12 (dymbdhjetë), ku përfundon edhe cikli i çdo gjëje që lind dhe shuhet, duke u bërë pjesë e dijeve të gjuhës shqipe. Dhe për çudi, kjo ndarje ciklike e kohës ka krijuar nga shqipja në të gjitha gjuhët e botës fjalën kalendar, që është barazi: ka+le+nda+rë. Dhe është fjalë e shenjtë, sepse nuk humb kuptimi nëse e lexojmë edhe së prapthi “ndarë+le+ka”. Me siguri që kjo nuk është e rastëshme, sepse simboli nuk është rastësi, sepse vetë Zoti flet në mënyrë simbolike. Pra, ne ishim si kulturë e civilizim ata që krijuam kalendarin.
Pa çka se gjatë kohëve na janë imponuar edhe kalendarë të tjerë. Populli në Anën e Malit ka dijen e vet se si ndahet koha, që paraqet një çështje krejt tjetër, por që i pranon të dy llogaritjet dhe thotë: koha me të tynen apo me të tonen, ose me të moçmen apo me të renë.

Të fundit

më të lexuarat