Rifillimi i punës së Bibliotekës së Ulqinit

Fundi i periudhës mes dy luftërave botërore e ndërpreu sërish punën e Bibliotekës së Ulqinit. Pavarësisht kësaj, ajo punoi herë pas here, kryesisht deri në kapitullimin e Jugosllavisë së paraluftës

Gjekë Gjonaj

(vijon nga numri i kaluar)
Salla e leximit e Ulqinit, bazuar në dokumentet arkivore që kemi në dispozicion, nuk ka punuar gjatë periudhës së dytë të Luftës së Parë Botërore (1916-1918). Katër vjet pas përfundimit të kësaj lufte, siç shkruan gazeta “Crna Gora”, III/1922, nr. 25, 14 prill, f. 2, Biblioteka e Ulqinit rifilloi punën në pranverën e vitit 1922. Korrespondenti nga Ulqini i kësaj gazete, në artikullin “Ngritja e një salle leximi”, mes tjerash shkruan:
”Javën e kaluar këtu u mbajt një mbledhje zyrtarësh dhe qytetarësh për të ngritur një sallë publike leximi, së cilës qytetarët iu përgjigjen me kënaqësi dhe zgjodhën një administratë të përkohshme për të rregulluar rregulloret shoqërore etj. Hapja e kësaj salle leximi, në të cilën regjistrohen anëtarët pavarësisht nga përkatësia partiake, do ta forcojë më tej harmoninë dhe dashurinë që ekziston sot midis qytetarëve vendas”.
Në administratën e re u zgjodhën: Dr. Marko Popoviq, mjek nga Ulqini, mësuesi Lubomir A. Bullatoviq, Dr. Marko Gazivoda, profesor i Gjimnazit të Ulët, myftiu i qytetit Hasan Mavriqi dhe Oskar Mariq, profesor. Kryetar u zgjodh dr. Marko Popoviqi.
Siç shkruan dr. Dushan Martinoviqi, në studimin e tij me rastin e 100-vjetorit të Bibliotekës së Ulqinit, fondi fillestar letrar u formua nga dhuratat e dhëna nga figura të shquara të jetës kulturore dhe publike.
“Sipas disa burimeve, numri i librave fillimisht varionte midis 400 dhe 500 kopjeve. Përdoruesit e sallës së leximit ishin kryesisht nxënës të gjimnazit të Ulqinit, i cili funksionoi në periudhën e vitit shkollor 1919-1926/27. Në vitin 1927, ish-salla e leximit u riemërua Salla Popullore e Leximit, e cila njihet edhe nga vula zyrtare e institucionit (kishte një vulë eliptike mbi të cilën ishte gdhendur teksti: Salla Popullore e Leximit Ulqini, e themeluar në vitin 1927). Sipas disa kujtimeve, ajo kishte rreth 80 anëtarë dhe punonte pa ndërprerje: organizonte një llotari për të mbledhur të ardhura për blerjen e librave. Nga inventari, ajo kishte vetëm dy dollapë, katër tavolina dhe 12 karrige. Deri në vitin 1927 ndodhej pranë Skelës, në katin përdhesë të shtëpisë së sotme Hajdukoviq. Në maj të vitit 1932 u zhvendos në katin përdhesë të ndërtesës ‘Putnik’, dhe në vitin 1934 ajo u vendos në ambientet e shkollës fillore, ku qëndroi deri në vitin 1936. Në fillim të vitit 1937, ajo u zhvendos përsëri në ambientet e berberhanes (rrojtores) së sotme Abrazoviq (shënimi im: Abazoviq), përballë Kullës së Sahatit. Në atë kohë, ajo vepronte me emrin ‘Gajret’”, shkruan Martinoviq.

Fati i sallës së leximit të Ulqinit, gjatë pushtimit, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore ishte i ngjashëm me shumë institucione kulturore të të njëjtit profil ose të ngjashëm në vende të tjera. Lexuesit që huazuan libra në prag të luftës nuk i kthyen ato. Autoritetet pushtuese e morën dhe e shkatërruan të gjithë fondin e librave dhe inventarin. Salla e leximit nuk funksiononte


Pse Biblioteka e Ulqinit e mbante këtë emër?
Për shkak të ndihmës që i dërgonte Shoqata “Gajret” nga Sarajeva (themeluar në vitin 1903), e cila në përputhje me qëllimet e programit të saj i ndihmonte të rinjtë myslimanë për të studiuar në shkollat e mesme, të larta dhe universitare. Ajo në përgjithësi kishte për synim krijimin e një inteligjencie myslimane.
Fundi i periudhës mes dy luftërave botërore e ndërpreu sërish punën e Bibliotekës së Ulqinit. Pavarësisht kësaj, ajo punoi herë pas here, kryesisht deri në kapitullimin e Jugosllavisë së paraluftës.
Fati i sallës së leximit të Ulqinit, gjatë pushtimit, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore ishte i ngjashëm me shumë institucione kulturore të të njëjtit profil ose të ngjashëm në vende të tjera. Lexuesit që huazuan libra në prag të luftës nuk i kthyen ato. Autoritetet pushtuese e morën dhe e shkatërruan të gjithë fondin e librave dhe inventarin. Salla e leximit nuk funksiononte.
Pas Luftës së Dytë Botërore Qeveria e re socialiste (komuniste) filloi një fazë rindërtimi dhe ndërtimi e vendit të shkatërruar nga lufta, në të cilën u përfshi edhe zona e Ulqinit. Me qëllim të përshpejtimit dhe të mundësimit të “ripërtëritjes së jetës shpirtërore të popullit tonë” filloi hapja e “qendrave kulturore në të gjitha komunat, dhe nëse ishte e mundur, në të gjitha fshatrat” e Republikës Popullore të Malit të Zi. Një qendër kulturore u ndërtua edhe në Ulqin, ku në fillim të vitit 1948 u hap një bibliotekë me një sallë leximi – për të përmbushur nevojat themelore kulturore të një popullsie sa më të gjerë të mundshme. Hapja e kësaj dhe e bibliotekave të ngjashme në qytete të tjera të Republikës Popullore të Malit të Zi u parapri nga miratimi i “Rregullores së Bibliotekës Kombëtare dhe Sallës së Leximit” në vitin 1947, e cila u miratua nga Ministria e Arsimit.
Siç thuhet në Rregulloren e Bibliotekës Popullore të Cetinës, 1947, ff. 3-4, Biblioteka e Ulqinit obligohet të respektojë këto rregulla të cilat përcaktojnë detyrat për çdo bibliotekë publike dhe sallë leximi:
1) Të ngjallë në mënyrë të gjithanshme interesin për edukimin e masave të gjera të popullit.
2) Të sigurojë libra, revista dhe gazeta.
3) T’u sigurojë anëtarëve të saj libra dhe revista për t’i lexuar në shtëpi.
4) Të organizojë takime sa më shpesh të jetë e mundur në mjediset e bibliotekës, në të cilat do të zhvillohen diskutime rreth asaj që kanë lexuar anëtarët individualë.
5) Të ndërmarrë dhe të bëjë gjithçka që është e favorshme për edukimin publik dhe ngritjen e tij ekonomike dhe politike, duke ndihmuar në luftimin e analfabetizmit dhe në punën e grupeve të leximit.
6) Të bashkëpunojë në fushën kulturore dhe arsimore me autoritetet popullore lokale dhe organizatat popullore: Frontin Popullor, Rininë Popullore dhe Sindikatat. (vazhdon)

Të fundit

më të lexuarat