
Çdo vit, për çdo shtator, nga çdo vend si palë e Konventës Kulturore Evropiane, organizohen Ditët Evropiane të Trashëgimisë që kanë për qëllim të krijojnë afërsi te qytetarët me trashëgiminë kulturore dhe të krijojnë tek ata ndjenjën e përgjegjësisë dhe shijimin e frymës që ofron kultura dhe ndërkulturaliteti si shkak i shtresëzimeve të trashëguara nëpër kohë. Qytetarëve u hapen dyert e monumenteve të shumta pa asnjë obligim pagese, duke iu ofruar mësime, vetëdijesime, emancipime dhe përfshirje aktive në mbrojtjen dhe zgjerimin e trashëgimisë për brezat e sotëm dhe atyre të ardhshëm. Nën këtë mozaik të pasur kulturor, qytetarët do të kenë mundësinë të rrisin ndërgjegjen për shumëllojshmërinë dhe të krijohen kushtet në të cilat stimulohet vlerësimi i kulturave evropiane. (www.europeanheritagedays.com/EHD-Programme/) Sa janë qytetarët e Komunës së Ulqinit të vetëdijshëm mbi vlerat e trashëgimisë kulturore? Dhe, sa janë këta qytetarë të informuar nga institucionet shtetërore, përkatësisht Komuna dhe sekretariatet përkatëse të kulturës për ditët e rëndësishme të trashëgimisë? Më në fund, sa është angazhimi i emancipimit kulturor mbi rritjen e vetëdijes së gjeneratave të reja për trashëgiminë të ruajtur e të bartur deri sot nga gjeneratat e vjetra? “Vlera thelbësore dhe universale e kësaj tërësie urbane pasqyrohet në shtresat e ruajtura kulturore që u krijuan gjatë disa periudhave historike, gjë që dëshmohet nga mbetjet arkeologjike dhe strukturat arkitekturore.
Mospërfillja e asetit më të rëndësishëm të komunës ka bërë që shndërrimet e përditshme ta shpërfytyrojnë kalanë dhe që ende të mos themelohet menaxhmenti që e kontrollon, e mbikëqyr, e valorizon dhe i tregon vlerat kulturore dhe historike të saj. Një mospërfillje e tillë nga ana institucionale e Komunës dhe një moskujdesje e përpiktë me një qasje të kujdesshme nga ana institucionale e Komunës, ka bërë që Muzeu i Qytetit të jetë ende në procedurat e punimeve rehabilituese sot e tre vjet më parë! Ende institucioni i Komunës dhe udhëheqësit e saj nuk e kanë prioritet kalanë dhe promovimin e mirëfilltë të saj
Përfshin harmoninë e vlerave multifunksionale dhe multikulturore të cilat manifestohen në matricën e ruajtur urbane dhe në shtresat fortifikuese të Citadelës dhe të bedeneve.” (Arsyetimi i Vlerës së Jashtëzakonshme Universale, në përshkrimin nga UNESCO mbi Qytetin e Vjetër të Ulqinit). (https://whc.unesco.org/en/tentativelists/6300/) Është Kalaja mijëvjeçare e Ulqinit, që më shumë është rrahur nga valët e detit sesa nga të gjithë pushuesit verorë që i kanë shijuar ato, që ende është në listën e tentativës nga institucionet shtetërore për futjen në Listën Botërore të Trashëgimisë nën ombrellën e UNESCO-s. Dhe është deklarata nga UNESCO-ja, e cila i tregon njëpërnjë vlerat dhe arsyetimet pse kjo kala është e rëndësishme që të ruhet, të mbrohet dhe të promovohet. Pastaj dhe të shpallet si aset i rëndësishëm kulturor që mbrohet nga UNESCO. Mospërfillja e asetit më të rëndësishëm të komunës ka bërë që shndërrimet e përditshme ta shpërfytyrojnë kalanë dhe që ende të mos themelohet menaxhmenti që e kontrollon, e mbikëqyr, e valorizon dhe i tregon vlerat kulturore dhe historike të saj. Një mospërfillje e tillë nga ana institucionale e Komunës dhe një moskujdesje e përpiktë me një qasje të kujdesshme nga ana institucionale e Komunës, ka bërë që Muzeu i Qytetit të jetë ende në procedurat e punimeve rehabilituese sot e tre vjet më parë! Ende institucioni i Komunës dhe udhëheqësit e saj nuk e kanë prioritet kalanë dhe promovimin e mirëfilltë të saj. Përpos kalasë shekullore që rrihet nga valët çdo ditë, është e diskutueshme se si mund të lejohet dhe të pranohet të bëhet një lagje e re, me sipërfaqe hektarësh në një zonë të mbrojtur natyrore, siç është vendi i Mavrianit dhe projekti, siç thuhet i “resorit ekskluziv turistik” me investitorë nga Arabia Saudite. Një lagje e re, praktikisht një qytet i ri mbi një qytet të vjetër, ku e ardhmja e saj për qytetarët e Ulqinit është e diskutueshme! Ndërsa, pak më tutje, mbi gjirin e Valdanosit përgjatë rrugës së ullishtës, mund të gjenden ndërtime, më shumë ilegale se legale, madje të kontestuara që ende mbledhin përfitime mbi funksionin e jashtëligjshëm të tyre. Në këtë hapësirë me resurse të mëdha natyrore dhe me trashëgimi të pasur kulturore, projektohen lagje pa kurrfarë kriteri arkitekturor, që më shumë janë derdhje përvojash të hidhura mbi truallin e ullinjve. Projektet e tilla, të cilat nuk mund të ambientohen assesi dhe të cilat nuk janë aspak në harmoni me ambientin rrethues, e cenojnë rëndë hapësirën dhe unifikimin që paraqet ulliri. Shumë vende me potenciale të mëdha natyrore, historike e kulturore në komunën e Ulqinit, ka tash sa vjet që nuk përfillen. Lumi i Bunës, Kriporja, liqeni i Shasit, lokaliteti arkeologjik i Shasit, ambiente të tjera natyrore dhe ambiente të tjera kulturore me rëndësi edhe historike, nuk përfillën e as nuk promovohen. Rëndësia e trashëgimisë kulturore, me shekuj ka depërtuar përmes dallgëve të ndryshme rrethanore dhe politike. Rëndësia e trashëgimisë kulturore do ta çajë edhe mospërfilljen e përkohshme institucionale komunale dhe shtetërore. Nga kush të merret mësim? Dhe si të veprohet? Këto janë pyetjet që mund të bëhen. Mjafton të shikohet përreth, se si institucionet komunale apo institucionet muzeale në bashkëpunim me institucionet kulturore bëjnë mësime përmes punëtorive me nxënësit e shkollave, duke u munduar që së paku në disa ditë të vitit, brezat e rinj të mësojnë nga puna e brezave të së kaluarës së largët. Mjafton që qytetarëve me vullnet të tillë t’u lejohet apo të dëgjohen këshillat e tyre mbi ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Mjafton, madje, që ngjarjet e rëndësishme kulturore dhe mbledhjet me ndonjë rëndësi të veçantë të mbahen nëpër ambientet e tilla. Sepse kështu, së paku i jepet rëndësi një ambienti historik-kulturor. Shumë ngjarje vjetore mund të organizohen në Kala, shumë të tilla në lokalitetin arkeologjik të Shasit, shumë takime mund të mbahen dhe shumë delegacione mund të dërgohen në Kala. Pse asnjë delegacion nuk dërgohet që ta shijojë trashëgiminë natyrore të ullishtës, të trevës së Anës së Malit dhe pse nuk përfillet as treva e Krajës si pjesë përbërëse dhe e pashkëputur e rajonit të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit të Bunës, por të gjitha delegacionet priten nën llamperinë e vjetruar të zyrave të Komunës së Ulqinit? Qendra për Kulturë ende përçon mykun dhe lagështinë në hollin hyrës. Myku dhe fasada e rrjepur nga lagështia po bëhet eksponat i përhershëm në ekspozitat dhe ngjarjet që po mbahen në këtë ambient të Qendrës për Kulturë. Prandaj, sa po punohet te nxënësit e shkollave fillore dhe te nxënësit e shkollave të mesme që qysh në banka t’u mësohet roli dhe rëndësia e trashëgimisë kulturore? Sa është e përfshirë trashëgimia kulturore në programet mësimore? Më në fund, sa është vetëdija e vetë mësimdhënësve për rolin e trashëgimisë kulturore që ka në zhvillimin e nxënësve dhe madje te vetë banorët e komunës? Nuk e di. Mjerisht!
