
Besoj që të gjithë e dimë se si shqiponja si simbol është vetë zogu (ZOTI), e në diminutiv si emërtim i kierarkisë familjare te shqiptarët e Rumisë Ai – Zoti, kalon në ZOTNI, barazi me zoti një, ose Zoti i Ri. Për femër bëhet Zojë, për shembull Zojë gruaje, e për fëmijën e Zojës nën Rumi hasim shprehjen Zog. Ulqinaku thotë për fëmijën e vet – ZOGU jem…?!
“… Të vdekurit janë zotëritë e pa diskutueshëm të të gjallëve”- Lebon. Dhe: “Një popull udhëhiqet nga të vdekurit e tij, më tepër se sa nga të gjallët e tij. Rraca e tillë është e derdhur vetëm prej tyre. Shekull pas shekulli ata kanë krijuar idetë dhe ndjesitë tona dhe për pasojë edhe motivet e sjelljes sonë. Brezat e shkuar nuk na imponojnë ne vetëm konstitucionin fizik të tyre. Ata na imponojnë edhe mendimet e tyre?! Të vdekurit janë zotëritë e padiskutueshëm të të gjallëve. Ne mbajmë peshën e gabimeve të tyre, ne marrim shpërblimin e virtyteve të tyre..”?!- Gustav Lebon, Psikologjia e rracave, Reklama, Tiranë, 2001, f. 12.
E neve kemi të shtojmë që ne bartim dhe përjetojmë edhe artin e tyre, sepse kemi të njëjtin medalon muzikor si rracë ekzistuese….?!! Prandaj nëse na qenka kështu, atëherë një simbol i yni nga jeta na qenka “vetë koha e shkuar dhe e shkruar e jona që përcakton të tashmën…?!
Shih edhe në folklor muzikor të gji thë popujt e Ballkanit (Ilirisë) poshtë Lumit Sava, duke zbritur Danubit në të djathtë kanë të njëjtën vijë muzikore – medalon, i njohur si vija melodike ballkanike (ilirike) e do kishte qenë më e drejtë pra të quhet Ilire, që do të thotë jo muzikë ballkanike, por ilire.
Ndërsa mbi Savë e deri te Alpet, kemi një mezo zonë ilire (përzierje) para se ajo të shkrihej në një medalon gjermanistik. Lart në Rrumani e Thraki kemi legjenda, mite e muzikë fare identike me atë të popullit tonë…?! Doemos se kjo nuk ka të bëjë me turq ashtu siç jemi mësuar ta komentojmë, por duhet të flitet për afërsitë që kishin ilirët në gjuhë me rumunët.
Shqiponja – Zogu i Ilirisë apo Zogu i lirisë (që si kult) bëhet simbol i kierarkisë së shenjtë të familjes, por edhe simbol kombëtar që jetësohet në vetë xhubletën e malësores shqiponjë. Malësorja shihet se është vetë shqiponja një ZOG(T)- ZOJË me një zog sokoli…?!
Po a mos të jetë pra vallë edhe vetë xhUbleta shqiptare një ZOG- SHQIPONJË E ZEZË, si simbol në veshje kombëtare sot…?! Duke shikuar fotografitë, imazhi i formuar mbase flet vetë dhe nuk do koment, ashtu si në fotografinë e parë?! Kurse në të dytën – dy malësoret në veshje të kujtojnë DY SHQIPONJAT E ZEZA..?! Andaj nuk është vështirë për të kuptuar për se te malësoret shqiponja nuk lejohej të vritej….?! Sepse ato edhe në veshje imitojnë një shqiponjë. Shih gjithë këtë shpjegim tërthorazi nau desh ta bëjmë për të dekoduar një fjalë të Mevlydit të cekur, ku autori për profetin përdorë fjalën ky që po vjen është „nji zat që tmiren prej tkeqës e dan, por nuk është Zot sepse ka kuptim krejt tjetër”. Nga ana tjetër veshjet janë punuar në atë formë që të duken si shqiponja, impresionuese apo jo…?!
Shih edhe xhubleta hapet si shqiponja dhe bindu nga fotografia më lart. Ka diçka mahnitëse që e lidhë malësoren me këtë shpend edhe në artin e saj si veshje të saj….?!
Po përse të jetë ky shpend i dashur për ne që e imitojmë edhe në veshje edhe në lindje, kur të vogëlit (fëmijës) kur lind i themi përsëri, po me këtë emër – Zogu jem..?! A mos është edhe kjo një vulë tjetër hyjnore që Zoti na e “rezervoi” , kolektivisht karshi plisit. Si një dije e brezave të një amanet i mbretërisë së humbur që ruhet nga albanët… dhe jo vatëm kaq, por na del e shtrirë gjithandej si rrënjë në Azi dhe Evropë?!
Jo rastësisht albanët kishin themeluar dikur edhe vetë Anglinë..?! Pra a mos kemi neve vetë Vulen e Zotit që të jemi të parët. Doemos që po, sepse kemi edhe shprehjen që nuk e kanë të tjerët PARAPARË. Pra ekemi pare një gjë, para se të krijohet…. E veçuam gjithë këtë analizë, sepse duke u rritur në një ambient të tillë Hafiz Ali Ulqinaku për ta bërë të kapshëm islamin e afroi atë me mitet shqiptare dhe ia qëlloi, sepse ai u popullarizua dhe mbijetoi në kohën e komunizmit dhe ishte e vetmja lidhje shpirtërore në gjuhën shqipe me besimin islam.
II
Kur në vitet e 90- ta në sallën e KK Ulqin u shënua një nga përvjetorët e tij, po të ishte organizuar ndonjë konkurs publik dhe i shifruar, siç do të duhej në këso rastesh për Hafiz Ali Ulqinakun, do ta kisha bërë këtë shkrim sa për informacion se për çfarë personaliteti erodit dhe patrioti ishte fjala.
Në kohën para se po botonte Mevludin e tij, si banorë i Lezhës thuhet se kishte shkuar sipas rregullit te Sulltani në Stamboll për të i bërë një përkushtim dhe më pas të marrë “izen” që të botojë Mevlydin. Mirëpo kur ftuan që të hyjë tek ai për ta përkushtuar, u hetua sikur ish me hamendje dhe më pas kur hyri i tha: “Gjatë mendova Madhëria Juaj nëse duhet të u falenderoj apo jo…?! Sepse unë vij nga Ulqini të cilin ju si qytet pa të drejtë e keni lënë nën Mal të Z…?!!
Kjo tregonte që ky kishte një vizion fare tjetër dhe këtë e bëri edhe me Mevludin si krijim fetar duke dale jashtë skemave dhe duke u bazuar edhe në tradita popullore të besimit të vjetër shqiptar dhe jo fetar. Kjo shihet qartë kur ai ka sjellur vargje mitike të tëra nga besimi i vjetër shqiptar – i lindjes së heronjve nga dinastia e Trojës dardane. Dhe ky , po të lexohet midis rreshtash, sikur na thotë që miti është vetë besimi i parë njerëzor i treguar në formën mitike.
Këtu do flasim në frymën e kritikës ndaj veprës së tij në kuptimin se ku sharron nga praktika islame. Kuptohet që kjo të cilën po e trajtoj nuk është pikëpamja ime, por është normë të cilën bëjnë që Mevludi i tij nuk pranohet nga ndjekësit e Kuranit të të 4 shkollave islame, duke i quajtur krijimet e Mevludit si BIDATE-RISI në fed he që çdo fe është “ortodokse “ në qëndrim duke i refuzuar si të pa baza. Mirëpo, kjo nuk e ka penguar ruajtjen e Islamit si besim, por përkundrazi ka ndihmuar në ruajtjen e këtij besimi si e vetmja rrugë e masovizimit të bindjes se ekziston një Zot.
Për të zbërthyer çështjen e lindjes së Profetit – siç zakonisht këndojnë Mevlydet në islam, sipas Librit të Shenjtë – Kuranit po veçojmë këtu dallimin midis Mevlydit dhe asaj që mëson Kurani. Kurani nuk merret me atë se si lindi profeti, sepse lindjes së tij si proces qoftë te njerëzit , qoftë në natyrë, nuk ka ndonjë festim. Islami nuk i kushton ndonjë kujdes të veçantë në këtë punë, sepse anon nga kulti i njeriut dhe kjo vlen edhe për vetë Muhamedin a.s.
Nga ana tjetër – Shqiptimi i ajeteve Kuranore, del se lindja nuk ka kuptim as për vetë Zotin si diçka e veçantë që kërkon festime në data të ndryshme duke qenë me këtë shumë integrues. Dhe për këtë na mëson edhe kur Zoti e mësoi profetin të flasë për vetë Zotin duke e porositur që të thonë:”….. Lem je-lid ve lem ju-led….- As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.. “ ?! Që sipas neve duke ndjekur metodën krahasimtare të fjalëve me rrënjë të njëjat si gegënisht si arabisht, Zoti urdhëron ti lutemi doemos në të falur me fjalët e arabishtes që tingëllojnë edhe edhe shqip “ Thuaj:…. Le- jo… dhe Lem – jo le dhe tash krahaso Lem je-lid ve lem ju-led…?! . Edhe Kurani po na del se fliska shqip…?!Po çfarë t’u thuhet tash patriotave a ta përkthejmë Kuranin gegënisht e ta marrim vesh, apo me një gjuhë letrare e ta sjellim si hija e hijës së hijes së origjinalit..?!
Ja një ndikim jo Islam në Mevlud nga mitet – sipas neve?!
Shih tash ti dhe krahaso a mos ka teprime në këto vargje festive rreth momentit të ardhjes në jetë të profetit, që dihet se nuk i pranon Islami kur ceket: “ Sezhde (përulje), bani Qabja u çue në këmbë, hiç ndonjë gur në tokë nuk i ra, të gjithë e panë..Qabja thirri mat çast: sonte ka lind dielli i gjithë dynjas.”?!! Vargu nuk duket të jetë një thënie metaforike në kuptimin përmbledhës….?!Kurse nga ana tjetër deri tash pamë se lindja e profetëve si të ishin diell shoqëron të gjitha mitet që kanë të bëjnë me lindjen e tyre, dhe pas figurës së tyre çdoherë vërehet sfondi i diellit si ndikim i feve diellore të mëparshme. Shqiptarët në besimin e vet ishin edhe më origjinal dhe pamë se si ata i luten Diellit sikur të ish një gjë e gjallë..?! Në folklor vetëm ai është kuadër të bartë amanetin (besën) e heronjve dhe të jetë dëshmitarë për një ngjarje të trishtë..?!
Por argumenti parë që sezhdja (përulja- temenaja e saj) nuk ka ndodhur duhet të jetë fakti se një gjë të tillë të përuljes, Zoti ia ka ndaluar edhe vetës. Duam të themi që Qabja të përulej në këtë mënyrë duke qenë krijesë e Allahut si vetë profeti…?!
Por kjo nuk do të thotë se atij prapëseprapë çdo gjë nuk i lutet në mënyrën e vet në univers. Mirëpo ne këto lutje nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë. Por jo kështu siç u tha në Mevlud – pra kemi të bëjmë me një realitet pak apo aspak të besueshëm?!
Dëshmi e kësaj janë ajetet Kuranore se atij – Allahut a.xh. i përulet çdo gjë në tokë, çdo ditë dhe duke iu lutur Zotit të vet..?!
Qabja vlen si Shtëpia e Parë e Zotit në tokë, por me kaq edhe përfundon çështja?!
Sikur të ishte puna ”të gjithë e panë”..?!! Kjo pa dyshim që do të ishte regjistruar si mrekulli e kohës dhe do kishim të dhëna ashtu siç kemi për shumë gjëra të asaj kohe?!! Madje edhe nga vetë Kurani i cili flet edhe për historinë e ndërtimit të saj – se kush e shëmbi – madje edhe kush do ta shëmbë deri në fund të jetës sipas transmetimeve profetike. Sepse, Kurani ka përmend edhe ngjarje të kohës së para lindjes në Qabes. Kjo porosi kundër kësaj feste na duket se ndeshet edhe te libri i Gilman Kazazit “Largohuni nga risitë në besim”, në të cilin kremtimi i Natës së Regaibit, kur nëna e profetit mbeti shtatzënë, hidhet poshtë me arsyetimin e imam Nevaviut (vd.676 h.) i cili në librin e tij ” El Mexhum”(4/56) thotë:” Nemazi (lutja) e Natës së Regaibit është nga bidatet, risitë e këqija”. Fjala është për natën e 15 të muajit Rexhep, sipas të cilit demek mbeti shtatzënë Eminija me profetin e nderuar dhe kësaj i luten besimtarët bile edhe në Ulqin”?!
Veprimi i këtillë nuk është transmetuar nga profeti…?! Gilman Selim Kazazi, “Largohuni nga risitë në besim, Shkodër, 2016, f. 19.
