“Të kthehesh në vendlindje pas 40 vitesh në mërgim, të të vijnë fëmijët, nipat, mbesat, të ecin rrugës ku kam ecur edhe unë si fëmijë, të shkelin tokën, ranën, është një ëndërr të cilën e kam ëndërruar tërë jetën time”, shprehet ai me nostalgji
Ismet Karamanaga
Shumë më parë se ka dalë në pensionin e merituar, të fituar në Australinë e largët, ka filluar të vijë më shpesh në vendlindje në Ulqin, në Ranën e tij. Shefki Ishmaku gjithmonë ka pasur mall të madh, pavarësisht se mbi 40 vite ka jetuar, punuar dhe krijuar familjen e tij në Australi. Kështu që ne, të cilët e kemi njohur dhe e njohim mirë, nuk na ka çuditur shumë kurdoherë kur e kemi parë duke pirë kafen e parë në kafenenë “Timoni”.
Ne që jemi për çdo ditë aty, na është dukur se ai asnjëherë nuk është larguar nga vendlindja, përkundër distancës kohore prej më se 40 vitesh. Tashmë, na duket bile se nuk është larguar kurrë nga Rana.
Për çdo ditë sapo zgjohet, si të gjithë “ranacakët” del në Ranë, pranë Plazhit të Vogël, ose shkon me vëllain e tij Ragipin, në peshkim. Një gjë natyrore kur jeni të lindur në shkumbën e detit, veç pak metra larg nga barkat, sanallat, rrjetat, peshkatarët dhe peshku, një pasion i lindur, i trashëguar nga të parët e tij.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “782” të revistës Koha Javore