
Çështja e kombit dhe e identitetit kombëtar zë një vend të rëndësishëm në shumë disiplina shkencore: politologji, sociologji, histori, antropologji. Është e pamundur të përgjithësohet dhe të jepet një përkufizim i kombit, domethënë e identitetit kombëtar, i cili do të ishte i vlefshëm në të gjitha rrethanat dhe për të gjithë. Një komb duhet analizuar gjithmonë në një kontekst më të gjerë shoqëror: kulturor, arsimor, gjuhësor, politik, ekonomik dhe historik.
Në teorinë politike ka këndvështrime dhe qasje të ndryshme kur bëhet fjalë për kombin dhe identitetin kombëtar. Në parim dallohen dy lloje ndarjesh: kombet etnike dhe kombet civile (qytetare). Megjithatë, ekzistojnë edhe përqasje dhe përkufizime të tjera të identitetit kombëtar, si: esencialist, konstruksionist, spiritualist, primordialist, situacionist, instrumentalist etj.
Në teorinë politike ka këndvështrime dhe qasje të ndryshme kur bëhet fjalë për kombin dhe identitetin kombëtar. Në parim dallohen dy lloje ndarjesh: kombet etnike dhe kombet civile (qytetare). Megjithatë, ekzistojnë edhe përqasje dhe përkufizime të tjera të identitetit kombëtar, si: esencialist, konstruksionist, spiritualist, primordialist, situacionist, instrumentalist etj.
Shembull i kombit civil është Amerika. Ndërsa kombet etnike janë në Evropën Lindore dhe në Ballkanin Perëndimor. Disa njohje shkencore tregojnë se kombet civile (qytetare) nuk mund të ekzistojnë në këto vende për shkak të zhvillimit të tyre specifik kulturor dhe historik.
Si rregull, një komb etnik duhet të ketë origjinë, histori, gjuhë dhe kulturë të përbashkët. Por, në realitet, ka raste kur të gjithë ata që flasin të njëjtën gjuhë nuk formojnë një komb të përbashkët, por disa kombe kanë të njëjtën gjuhë. Disa studiues theksojnë se një gjuhë, në kuptimin linguistik, për të qenë e veçantë duhet të ndryshojë së paku 60 për qind nga një gjuhë tjetër apo gjuhë të tjera.
Te ne dëgjohet shpesh teza se kombi, ashtu si feja, është një bindje, pra diçka që qytetarët janë të lirë të përkujdesen dhe ta kultivojnë në jetën e tyre private, por që nuk është detyrë e përkujdesjes së shtetit, sepse shteti për atë çështje duhet të jetë ”neutral”. Ithtarët e një pikëpamjeje të tillë e trajtojnë kombin në të njëjtën mënyrë si religjionin dhe mendojnë se qytetarët mund ta ndryshojnë atë sipas kuptimit dhe dëshirës së tyre, nga regjistrimi në regjistrim të popullsisë. Sigurisht, kjo është specifikë e shoqërisë malazeze në kërkim të identitetit, por është dhe një çështje dhe problem i iluminizmit në këtë lëmi
Kombet nuk kanë një histori të gjatë. Kombi i parë evropian – Franca u krijua në fund të shekullit të 18-të dhe vetëm pas kësaj filloi procesi i krijimit të kombeve në Evropë. Kështu, për shembull, kombi gjerman u formua në mesin e shekullit të 19-të. Në atë kohë nuk kishte kombe sllave të jugut: “Popullsia, kryesisht ishte fshatare dhe identifikohej me komunitetin e fshatit, me pronarin e tokës, me fenë, ndoshta me perandorin, por jo me ndonjë komb” (Mappes – Niediek, 2005:125).
Në bazë të shembullit të kombeve të përmendura të Evropës Perëndimore, filloi krijimi i kombeve edhe te sllavët e jugut. ”Në Evropën Juglindore, ndërtimi i kombit u zhvillua me fillime dhe mbarime të ndryshme gjatë shekujve 19 dhe 20” (Hosch/Nehring/Sundhaussen, 2004:391). Përkatësisht, “procesi i krijimit të kombeve filloi në periudha të ndryshme kohore gjatë shekullit të 19-të dhe vazhdoi thellë në shekullin e 20-të” (Sundhaussen).
Në dritën e këtyre të dhënave, pretendimi për ekzistencën ikonike të kombit ekspozohet si mit. Domethënë, miti që vazhdon në vendet sllave të jugut njihet si qasja primordiale ndaj kombit (Snezhana Kordiq).
Ideja bazë është se kombi në fjalë ka ekzistuar prej kohëve të lashta dhe se historia e tij mund të gjurmohet me shekuj. Mirëpo, problemi me këtë qasje është se ajo qëndron në kundërshtim me faktet historike (Breuilly, 1999:241).
Karakteristikat etnokulturore – deklarimi i përkatësisë kombëtare ose etnike, gjuha amtare, feja janë çështje të rëndësishme në bashkësitë shumëkombëshe, shumëgjuhëshe dhe shumëfetare, siç është Mali i Zi. Të dhënat për veçoritë etnike dhe etnokulturore të popullsisë së Malit të Zi janë të një rëndësie të madhe në kontekstin e integrimit evropian dhe politikës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare.
Te ne dëgjohet shpesh teza se kombi, ashtu si feja, është një bindje, pra diçka që qytetarët janë të lirë të përkujdesen dhe ta kultivojnë në jetën e tyre private, por që nuk është detyrë e përkujdesjes së shtetit, sepse shteti për atë çështje duhet të jetë ”neutral”. Ithtarët e një pikëpamjeje të tillë e trajtojnë kombin në të njëjtën mënyrë si religjionin dhe mendojnë se qytetarët mund ta ndryshojnë atë sipas kuptimit dhe dëshirës së tyre, nga regjistrimi në regjistrim të popullsisë. Sigurisht, kjo është specifikë e shoqërisë malazeze në kërkim të identitetit, por është dhe një çështje dhe problem i iluminizmit në këtë lëmi. Përkatësisht, ka pushtetarë dhe zyrtarë shtetërorë që thonë se qytetarët, në bazë të legjislacionit shtetëror, nuk duhet të deklarohen mbi përkatësinë kombëtare. Si argument ata e marrin dispozitën e nenit 46, paragrafi 2, të Kushtetutës së Malit të Zi, e cila përcakton se: “Askush nuk është i detyruar të deklarohet për bindjet e tij fetare dhe të tjera”. Në të njëjtën kohë, ata me “bindjet e tjera” nënkuptojnë përkatësinë kombëtare. Mirëpo, ky është një keqinterpretim i kushtetutës.
Ka pushtetarë dhe zyrtarë shtetërorë që thonë se qytetarët, në bazë të legjislacionit shtetëror, nuk duhet të deklarohen mbi përkatësinë kombëtare. Si argument ata e marrin dispozitën e nenit 46, paragrafi 2, të Kushtetutës së Malit të Zi, e cila përcakton se: “Askush nuk është i detyruar të deklarohet për bindjet e tij fetare dhe të tjera”. Në të njëjtën kohë, ata me “bindjet e tjera” nënkuptojnë përkatësinë kombëtare. Mirëpo, ky është një keqinterpretim i kushtetutës
Së pari, Kushtetuta nuk parashikon në asnjë dispozitë që qytetarët nuk duhet të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare. Mendoj se termi komb nuk ishte i panjohur për ligjvënësin, nëse ai donte ta përcaktonte dhe specifikonte atë.
Së dyti, kombi nuk është bindje, por përkatësi, fakticitet, për të gjithë ata që e kanë të ndërtuar identitetin e tyre kombëtar dhe vetëdijen kombëtare, sepse kombi në shoqëritë bashkëkohore është një kategori konstante, ndërsa bindjet mund të jenë politike dhe filozofike.
Studiuesi i njohur Horace Kallner thekson: “Njerëzit mund të ndryshojnë pak a shumë veshjet, politikën, gratë, fenë, filozofinë, por gjyshërit nuk mund t’i ndryshojnë”. Mendoj se këtu gjithçka është e qartë dhe se nuk ka nevojë për komente të tjera.
(Autori është politolog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Duklës)
