Shkolla shqipe në Ulqin

Gani Karamanaga

Parathënie
Shqiptarët të administruar nga Mali i Zi nga viti 1878 e këndej, kanë qenë me pasoja të rënda për të gjithë fushat e jetës e të krijimtarisë. Nga viti 1878 deri në vitet 1915-1918, e gjer në vitin 1941 mohohej kultura shqiptare e nuk lejohej hapja e shkollave shqipe.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore hapen shkollat shqipe anembanë trojeve shqiptare.
Periudha 1945-2018 ka qenë më e volitshme se periudhat e mëparshme. Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shkollave fillore e të mesme me mësim në gjuhën shqipe dhe hapjen e programit studimor për arsimimin e mësuesve në gjuhën shqipe.
Kësaj radhe ne jemi fokusuar për të shkruar monografinë për Shkollën shqipe në Ulqin.
Mësuesit shqiptarë të shkolluar në Shqipëri ishin: Ramadan Mala, Prenkë Gjoni, Palokë Traboini, Faik Tuzi, Katrinë Berisha, Prenkë Gruda, Shaban Ferri.
Mësuesit shqiptarë të shkolluar në teritorin e Jugosllavisë së Parë (1918-1941) ishin: Angelina Pistulli, Lucë Lucaj, Kolë Gegaj, Shaban Ferri, Çeba Rexhepagiqi, Esad Mekuli, Isa Lala, Ali Haxhialoviqi dhe Nazif Lucoviqi.
Në këtë periudhë në shkollat shqipe dhanë mësim edhe shqipfolësit: Minja Nikolaidisi dhe Antonija (Rogin) Markoviqi.

Shkolla Fillore “Skanderbeg” në gjuhën shqipe
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore shpallet Mbretnija Shqiptare.
Ulqini i takonte këtij shteti të posaformuar. Në Ulqin u hap Shkolla Fillore “Skanderbeg” e cila punoi prej vitit 1941-1945, drejtor ishte Jahja Damnori. Po i numëroj disa nxënës të kësaj shkolle: Ilimi Cungu, Shefki Karamanaga, Ali Peshku, Mefit Hoxha, Bahri Brisku.
(Në dokumentet e Shkollës Tetëvjeçare “Boshko Strugar” shkruan: “Shkolla nuk ka punuar nga viti 1941-45”).

Normalja e Gjakovës
Naxhije Alibegu, shpjegon: “Në fillim të vitit shkollor 1949/50, një grup i madh i nxënësve nga Ulqini dhe Ana e Malit: Ruzhdi dhe Naxhije Alibegu, Hilmi Cungu, Ismet Lamoja, Hasan Gorana, Bahri Brisku, Kabil Veliaga, dhe të Anës së Malit: Fadil Taipi, Xhevdet e Sabri Hollaj etj e morën ‘rrugën për kurbet’, u nisën për Kosovë për t’u shkolluar, për t’u bërë mësues në Shkollën Normale, në Gjakovë e cila sa ishte hapur.

Normalja në Prishtinë

  • universitet i kohës
    Në vitin shkollor 1953/54 Shkolla Normale nga Gjakova transferohet në Prishtinë. Po këtë vit, në Normalen në Prishtinë vijnë shumë të rinj të tjerë nga Ulqini, Ana e Malit, Malësia. Aty shkollohen: Shefki Karamanaga, Xhemajl Milla, Hilë Cuca, Ruzhdi Ushaku, Hajredin Pufja, Ali e Limone Llunji, Pjetër e Zef Mirdita, Shefqet Peku.

Shkolla e parë Fillore
Tetëvjeçare nën Kala. “Boshko Strugar” ka qenë e kuptuar nga malazezët si “bastioni” i tyre. Për këtë arsye po i përsërisim emrat e tre drejtorëve shqiptarë: Jahja Damnori nga Shkodra, Fadil Taipi dhe Muhamed – Muho Spuzha.
Shkolla e dytë Fillore- Tetëvjeçare u themelua në dekadën e shtatë të shekullit XX. Më vonë ajo u emërtua “Mareshali Tito”. Aty drejtorët ishin të gjithë shqiptarë, përveç Aleksandar-Aco Janinoviqit.

Mësuesit e parë
Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore disa mësuesë nuk kanë pasur kualifikim të duhur, por kohë pas kohe janë organizuar kurset pedagogjike dhe të gjithë ata morën diplomën e mësuesit. Ishte kohë e vështirë, mësuesit e parë kanë punuar me shumë entuziazëm duke shkuar nëpër fshatra, duke banuar në shtëpi private larg familjeve të tyre.

Mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe në vitin 1956
Në periudhën 1954-1958 dolën në skenë armiqtë e shkollës shqipe me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Bëhet propagandë e organizuar për mbylljen e shkollave shqipe në Mal të Zi. Për mësim në gjuhën joamtare ishin edhe shqiptarët të cilët ishin në radhët e Partisë Komuniste.
Në pesë vite shkollore (1956/57-1960/61) nxënësit shqiptarë në Shkollën Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, kanë mësuar në gjuhën joamtare. Viti shkollor 1956-57 ka qenë i mbrapshtë për shqiptarët në Mal të Zi. Regjistrohet reagimi i nxënësve shqiptarë ndaj mësimit në gjuhën joamtare. Nxënësit e Shkollës Tetëvjeçare në Ulqin protestojnë kundër mësimit në gjuhën joamtare. Më të zëshëm kanë qenë mësimdhënësit e komunës së Ulqinit. Posaçërisht u angazhuan: Cafë S. Kuqi nga Zogajt e Ulqinit, Ramazan Mala, Ana e Malit – Ulqin, Bajram Sela, mësues nga Brajsha – Ulqin, Bahri Brisku nga qyteti i Ulqinit, Vata Elezaj nga Shtoji i Ulqinit.
Edhe nxënësit e Shkollës Normale në Prishtinë nga Ulqini kanë reaguar ndaj mësimit në gjuhën joamtare në shkollat fillore në Mal të Zi. Në mënyrë të posaçme janë angazhuar: Xhemal Milla, Pjetër Mirdita, Mefit Hoxha etj.
Disa nxënës nga Ulqini kanë shkuar atëherë në Ostros për të mësuar në gjuhën shqipe.
Në vitin 1962 filluan përsëri të hapen shkollat në gjuhën shqipe. Mosmësimi në gjuhën shqipe më ka përcjellë gjatë tërë kohës së shkollimit tim, në të gjitha etapat kemi mësuar në gjuhën joamtare.

Mësuesit e mi
Më kujtohen mësuesit e mi: Ramazan Jahja në klasën e parë, Qouthere Llunji në klasën e dytë, Bajram Sela në klasën e tretë dhe të katërt.
Pastaj kaluam mësimin në gjuhën serbo-kroate në vitin 1956.
Vëllezërit e mi dhe motrën time i kanë mësuar këta mësues: Paulina Pepgjonaj, Dilavere Alibegu, Lucë Lucaj, Antonija Markoviqi (‘Zonja e Pogut’).
Më kujtohen edhe mësuesit dhe arsimtarët e tjerë: Shaban, Qamil, Hasan Gorana, Izet Luli. Në klasën e katërt erdhi në inspektim Minja Nikolaidisi.

Jonuz Divani
Drejtori shumëvjeçar i Shkollës Fillore Tetëvjeçare në Katërkollë, mbetet person i veçantë me merita të rëndësishme për ngritjen e nivelit arsimor, kulturor në trevën e Anës së Malit.
Shkolla “Bedri Elezaga” në Katërkollë u bë ndër shkollat më të njohura në tërë ish-Jugosllavinë.
Jonuzi nxiti hkollimin dhe arsimimin e kuadrove nga disa fusha nga Ana e Malit.

Familja Alibegu
Ka dhënë disa emra në arsimimin në gjuhën shqipe: motrat Dilavere, Naxhije, Hinda, vëllai Ruzhdiu, me bashkëshorten Myrveten, motrat Sadije dhe Perihane Alibegu.

Në fund
Nderim i veçantë për të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët në gjuhën shqipe.
Një homazh për ata që nuk jetojnë më.
Gjeneratat e sotme dhe ato që do të vijnë nuk do t’i harrojë dhe do t’i kujtojë me respekt dhe dashuri.

Të fundit

më të lexuarat