E vërteta që na e fshehën te miti i Evropës

Duket se historia mesjetare, si një mynxyrë e paparë mbi popullin e shenjtë arbëror, me këtë veprim të Kishës Serbe sërish si dikur po vazhdon të jetë kundër Kishës shqiptare. Andaj edhe po na ndodh si dikur në kohën e dyndjeve sllave nga stepat ruse - të mbrohemi ndaj tyre

Muhamet Nika

Besoj se pajtoheni për dy gjëra që janë siç do të cekim në vazhdim se këtë pikturë nuk e ka punuar një shqiptar, por një njeri që e njeh mirë folklorin shqiptar dhe sidomos veshjen kombëtare aristokrate të basenit të Shkodrës, Anës së Malit dhe Ulqinit.
A keni menduar ndonjëherë për domethënien e fjalës “mediokritet”? Me siguri që po. Po edhe ne nuk është se nuk kemi menduar për këtë, por u habitëm kur mësuam se si fjala mund të ketë një domethënie të gegërishtes së kohës së Luftës së Trojës në Iliadë dhe ja se si: mediokritet = me +e+dit-të + kryme. Pra, ta marrësh referencën për të vërtetë, pa e rishikuar atë, dhe kjo është njëlloj sikur të mos mendosh me kokën tënde. E atëherë kur e bën këtë, është njëlloj sikur nuk mendon fare. Kështu nëse mëson ndonjëherë se të ka ndodhur të jesh rritur me gënjeshtra, atëherë i bie që edhe të vërtetën që e ke para vetes tënde është vështirë ta besosh. Kjo punë, sipas nesh, na del se na ka gjetur jo vetëm neve, por edhe serbët kur shpikën si trillim se Rumia si bjeshkë mbi Tivar – Mali i Zi qenka bjeshka e tyre e shenjtë dhe kështu u sollën dhe mashtrimin e besojnë si të vërtetë – atë që vetë e shpikën si mashtrim. Kurse neve e besuam dhe e besojmë këtë realisht.
Prandaj për të çuar sadopak mjegullën e rënë në këtë çështje, edhe po e nisim këtë bisedë spontane për historinë e besimit në Rumi si mal i shenjtë dhe çfarë e lidh Evropën me të, për të cilën impotentëve evropianë (serbëve), si duket, edhe u pëlqen që këtë bjeshkë ta përvetësojnë me falsifikime të cilat vetëm ata dinë t’i bëjnë dhe për këtë po e shkruajmë këtë artikull, duke e nisur me zbulimin shkencor se si vetë njeriu i parë besimtar – homoadrikusi u shfaq në këto hapësira dhe ish-monoteistë kësaj hapësire dhe që ish-besimtarë monoteistë e këtë kemi bërë përpjekje ta trajtojmë përmes dijes shumëdisiplinare.
Ky njeri njihej me vetëdije kombëtare dhe fetare të plotë dhe këtë më së miri e dëshmon si jehonë e atij besimi folklori i Rumisë, por kjo nuk thuhej për të mos iu prishur tymin apo agjendën gjithë atyre të cilët tentojnë ta ndajnë kombin nga feja – në këtë dhe atë botë.
Edhe pse do të flasim në vazhdim, cekim se nga tabloja e sjellë për Evropën, që është punuar nga një piktor joshqiptar, vërejmë se ajo vjen me një veshje aristokratike shqiptare, që është ajo e veshjeve të basenit të Rumisë, në fakt e Anës së Malit.
Tani po vazhdojmë studimin duke nxjerrë këtë konstatim:
Antropologu anglez Uliam Ripli – në studimin për Racat evropiane (1900) thotë: “Çfarëdo që të jetë teoria e historianëve për origjinën, ilirët e tanishëm, domethënë serbët dhe kroatët janë baras me shqiptarët”.
Mendojmë që mbi këtë bazë çështja e mendësisë antishqiptare shpjegohet shkencërisht vetëm me teorinë e shpikjes së serumit për të shpëtuar kundër pickimit të gjarprit, që do të thotë se serumi përfitohet nga helmi i gjarprit të mbytur! Kjo përputhet edhe me atë konstatimin që edhe antimateria lufton materien!
Në pamjen e sjellë për këtë, vëreni dhe kuptoni atë që cekëm, se si pa pëlqimin e vendasve shqiptarë të ritit katolik në Tivar dhe banorëve të tjerë, në majën e bjeshkës së Rumisë, mbi një tumë ilire, Kisha Ortodokse Serbe vendosi një kishë me helikopter të Armatës jugosllave, në kundërshtim të autoriteteve zyrtare dhe të çdo plani hapësinor.
Po duket se historia mesjetare, si një mynxyrë e paparë mbi popullin e shenjtë arbëror, me këtë veprim të Kishës Serbe sërish si dikur po vazhdon të jetë kundër Kishës shqiptare. Andaj edhe po na ndodh si dikur në kohën e dyndjeve sllave nga stepat ruse – të mbrohemi ndaj tyre.
Kujtojmë lidhur me këtë kohën kur në këto hapësira lindën edhe këngët tona legjendare e kreshnike, si reflektim i ashpër i yni kundër pushtimit të bjeshkëve shqiptare nga endacakët e mijëvjeçarëve. Kurse folklori i Rumisë na mëson se vazhdimisht edhe nga deti përballeshim me Bajlozin e Zi. Derisa këngët tona kreshnike na rrëfejnë për përballjet e vazhdueshme me armiqtë që na vinin, sa nga toka, tjerat na mësojnë se vinin nga deti. Këta nga deti në folklorin e Rumisë na i vret Gjergji i Elez Alisë. Sipas kujtesës popullore, vrasja e Bajlozit nuk ndodh askund tjetër, përveçse mbi fshatin Millë, tek e ashtuquajtura “Maja e Selmanit”. Dhe për këtë Gjergjit tonë të “Elez Alisë” i këndojnë gjithandej deri në Greqi, Maqedoni e Bullgari, por ata nuk na thonë se u vra në vendin tonë. Ndoshta këtu edhe e pësoi pasi sapo kish dalë nga deti.
Pasi nxitje për të shkruar këtë artikull është libri “Kisha e sherrit”, e vendosur në Rumi, pyetja që shtrohet është vetë çështja e asaj se sa është e vjetër kisha shqiptare në Rumi?! Dhe ajo është e vjetër sa vetë dija për Zotin si tempull kujtese në njeriun e parë besimtar të Homosdrikusit të cekur, i cili si duket në Rumi e kishte tempullin e vet, sepse lutja ndaj Zotit është e lindur në vetë qenien njerëzore të homoadrikusit, që e pasojmë ne shqiptarët në territor, por dhe në vetë gjuhën tonë shqipe.
Duke qenë si shqiptarë dhe trashëgimtarë të gjithë atyre njerëzve që lindën në tempull dhe që ne e thërrasim shqip Kishë, kujtojmë që në gramatikë emri “kishë” i bie të jetë një përemër dëftor -ky “ish” ose “kish”(folje), që mjaftueshëm tregon se etimologon me shqipen si gjuhë besimi. E kisha e parë ishte që në fillim të kohëve në këto anë, mbase më së paku tetë mijë vjetë (Për këtë konstatim shih në hartë nga libri “Një histori për Zotin”Karnstong Aren”), në këtë gjeografi vendosi shtetin e parë të etërve të krishterë, të njohur edhe si shteti “Në fillim” e më vonë poshtë Rumisë u zbulua edhe shtetit ilir i Duklës, i fisit të dokleatëve.
Ndërsa Hahni gjerman si albanolog, këtu vendos edhe tempullin e parë të njerëzimit – Dodonën pellazgjike, që do një trajtim më vete dhe që përforcon tezën e ekzistencës pa shkëputje në këtë mal të ekzistencës së besimit të vjetër shqiptar.
Një gjë në këtë situatë është më se e qartë – se ky emër për sllavët, në të cilin duan ta lidhin historinë e princave të tyre, pa e pyetur veten si ardhacakë e të paurbanizuar që ishin, a thua pse emrin të cilin ata pretendojnë është shqip. Dukla atyre nuk u jep kurrfarë kuptimi përkundrejt natyrshmërisë së të folmes veriperëndimore të shqipes, e cila e ka “bar code”-in, në të cilin fjala “Dukla” ka kuptimin “la dukjen” (të pamurit e vet), që nënkupton atë që duket. Këtë na e thonë edhe vargjet popullore të këtyre anëve: “Aferim bre Oso Kuka, e thotë fjala edhe duka” nga Fishta, pastaj edhe rrënja “duks” është një formë dialektore që latinët i thonë Zotit. Kaq mjafton për një të informuar që të kuptojë tendencat e fqinjëve në këto raste. (Shih hartën nga bestselleri cekur i autorit Armstrong Karen “Një histori për Zotin”)
Që ta kemi nocionin kuptimor më të qartë, konstatojmë se si emri Dukla – Duka apo Dekalion ishte raca e përmbytur që nga emri e njeh gegërishtja dhe i cili jetoi në kohën para përmbytjes së Nojës. Pra, ishte popull parahënor profetik që trashëgoi Noja – Nuhu dhe ky qytet hynte në kohën para përmbytjes apo kijametit të vendit që ish për gjithë planetin. Madje nga ajo përmbytje u mbyt në ujë edhe hëna nga rritja e nivelit të ujit që kishte prekur shtetin “Në fillim”. Cekim se një studiues joshqiptar këtë shtet të parë të botës e vendos nga lugina e lumit Drin dhe deri te Gjiri i Kotorrit e që ngjitet deri te Mali i Durmitorit.
Shih një histori për Zotin (hartën) nga Aren Karstong, ku ai e vendos “Botën e Etërve të Krishterë” si zona të ngulmimeve të para hebraike dhe me këtë ide të tij të dhënë në libër, ai po duket se fitoi edhe Çmimin Nobel, duke krijuar kështu edhe parakushtet kur do të thuhet se hebrenjtë me këto fakte do duhet të ndërrojnë edhe biblën e vet çifute që mund të pritet nga gjeopolitika nesër.

Të fundit

më të lexuarat