Mediat sociale dhe mbingarkesa informative, konsumatorizmi i tepërt dhe paqëndrueshmëria financiare, të jetuarit e shpejtë si dhe çekuilibri i standardeve dhe normave tradicionale, mund të jenë mënyra më e shpejtë e përshkrimit të realitetit që sot na rrethon. Ky kaos modern rrezikon të gjitha grupmoshat e në veçanti fëmijët dhe adoleshentët, koha kur ata duke u përgatitur për moshën e rritur përjetojnë ndryshime të mëdha emocionale dhe fizike.
Sot, dukuritë socio-psikologjike si izolimi shoqëror, pasiviteti, pesimizmi, pasiguria dhe ndjenja e fajit janë në rritje, dhe padyshim shkaktojnë depresion tek adoleshentët, gjë që çon në vetë-ndëshkim e deri edhe në formën më ekstreme në vetëvrasje.
Fati i adoleshentit nuk bën të ngelet vetëm në dorën e prindit dhe individëve dashamirës, por janë institucionet ato që kanë obligim të kujdesen për të. Veçanërisht kur familja nuk është në gjendje të ofrojë ndihmën e nevojshme, atëherë janë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët ata të cilët duhet të sigurojnë që adoleshentëve t’u ofrohet ndihma profesionale. Kjo është një ndër sfidat jetike të brezit të ri
Çdo fenomen shkak-pasojë që nuk sjell ndërgjegjësim është i destinuar të përfundojë në humbje. Njohja e problemit është kusht i zgjidhjes së tij. Problemin e dikujt mund ta kuptojmë vetëm nëse me vëmendje e dëgjojmë dhe me dashamirësi e përkrahim. Adoleshentët sot më shumë se kurrë kanë nevojë që të kuptohen, mbështeten, përkrahen dhe nxiten. Por, shtrohet pyetja, nga kush?!
Prindi është i pari, e mbështetja më e madhe që ata duhet t’ia japin fëmijës adoleshent është ngritja e vetëbesimit duke ia bërë të ditur që çdo individ është personalitet në vete, e jo duke e qortuar vazhdimisht dhe duke e krahasuar atë me të tjerët, të cilët edhe mund të jenë më të suksesshëm, por jo domosdoshmërisht për shkak të fajit të tij.
Padyshim fati i adoleshentit nuk bën të ngelet vetëm në dorën e prindit dhe individëve dashamirës, por janë institucionet ato që kanë obligim të kujdesen për të. Veçanërisht kur familja nuk është në gjendje të ofrojë ndihmën e nevojshme, atëherë janë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët ata të cilët duhet të sigurojnë që adoleshentëve t’u ofrohet ndihma profesionale. Kjo është një ndër sfidat jetike të brezit të ri.
(Autorja është studente e vitit të dytë në programin e studimit Psikologji në Kolegjin AAB – Prishtinë)