Rënia e Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989, paralajmëroj rënien më pas të këtij sistemi edhe ne vendet e tjera të kampit socialist. Në ketë permbysje Shqipëria nuk kishte si të ishte përjashtim duke ditur se aty ishte i instaluar sistemi i diktaturës që ishte ideologjik e në kundërshtim me interesat e popullit shqiptar. Ndonëse me vonesë edhe në Shqipëri nga viti 1990 gjendja filloi të ndryshoi duke marrë përmasa tjera nga viti 1991 e më pas
Dr. Nail Draga
3.3. Vendkalime në perspektivë
1.Hutaj(Skje)-Zogaj, ndodhet në breg të liqenit të Shkodrës, përkatësisht afër Shirokës, me 1.200m distancë nga vendkalimi në Hutaj(Skje) në krahinën e Krajës në Mal të Zi. Viteve të fundit është diskutuar shumë ne lidhje me hapjen e këtij vendkalimi sepse ka rëndësi të veçantë për popullsinë e Krajës, sepse përmes këtij kalimi Shkodra është larg 12km.Do të ishte kjo lidhja unazore e liqenit të Shkodrës nga ana juglindore e tij.
2. Shtoj-Velipojë, ndodhet në pjesën e poshtme të lumit Buna, përkatësisht në drejtimin Shënkollë-Pulaj. Ka kohë qe diskutohet për një projekt të tillë, sidomos nga Qeveria e Shqipërisë, sepse do të ishte kjo një vazhdimësi e bregdetit të Ulqinit, përkatësisht Plazhit të Madh të Ulqinit me ate të Velipojës, që përbëjnë një kompleks unik natyror jo vetëm për Adriatikun por edhe më gjerë. Ky projekt do të kishte vazhdimin në drejtim të Shëngjinit duke vazhduar më pas për Lezhë. Një VKK i tillë kërkon investime kapitale nga fakti se duhet të ndërtohet ura mbi Bunë.
Një VKK i tillë përveç se do të kishte qarkullim dominues gjatë sezonit turistike, po ashtu do të ishte në funksion gjatë tërë vitit, sepse do të zvogëlonte dukshëm ngarkesën e VKK Sukubinë-Muriqan sepse nga drejtimi Tivar-Ulqin do të shkohej në drejtim të Shtojit për të vazhduar tutje në Shqipëri. Nuk ka dilemë se ndërtimi i këtij VKK do të ishte një kapitull i ri në ofertën turistike dhe qarkullimit të qytetarëve të këti regjioni si dhe bashkëpunimit ndërshtetëror në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, në mënyrë identike si në vendet e Europës Perëndimore.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “754” të revistës Koha Javore