Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjë me zonën kufitare për ne shqiptarët ka dimension të veçantë. E dhëna se Shteti shqiptar – Shqipëria kufizohet me popullin e vet, del qartë se kemi të bëjmë me një zonë specifike e cila është e banuar me popullsi shqiptare, përgjatë kufirit ndërshtetëror ne mes dy vendeve. Pra kemi të bëjmë me një mjedis gjeografik. të veçantë si për nga numri i popullsisë por edhe i infrastrukturës përkatëse, me plot sfida për të jetuar.
Në saje te të dhënave për këtë zonë del se periudha kohore më e komplikuar ishte ajo pas Luftës së Dytë Botërore(LDB), pra gjatë sistemit monist kur marrëdhëniet në mes ish-Jugosllavisë e Shqipërisë(1948-1990) ishin armiqësore nga qasja ideologjike, ku pasojat për popullsinë shqiptare ishin evidente e në mënyrë të veçantë për ata në zonën kufitare.
Ishte kjo koha ku zona kufitare ishte e rrezikshme dhe e papërspektivë për popullatën vendore, pa mundësi komunikimi dhe qarkullimi të njerëzve dhe mallrave. Pikërisht në lidhje me këtë çështje në studim do të ofrohen të dhëna me interes për këtë hapësirë nga shekulli i kaluar e deri në ditët tona
Dr. Nail Draga
Zona kufitare nuk është nocion i panjohur, por përdorim praktik në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka filluar pas vitit 1878 kur Mali i Zi fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, e sidomos pas vitit 1913 kur u njoh ndërkombëtarisht shteti i Shqipërisë.
Në aspektin gjeografik kjo është zonë me gjatësi sa është vija kufitare ne mes dy vendeve në gjatësi prej 172km. në të dy anët e kufirit. Ndërsa distanca nga vija kufitare është përcaktuar me marrëveshje nga shtetët përkatëse e cila ka qenë kryesisht nga 10-15km. Kështu zona kufitare e Malit të Zi deri në vitin 1990 ka pasur distancën 10km, nga del se në kuadër të Malit të Zi kjo zonë e kishte sipërfaqen 1720km2, e po aq ka qenë edhe në Shqipëri. Pra kemi të bëjmë me një territor me një sipërfaqe të konsiderueshme në total prej 3440km2.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “751” të revistës Koha Javore