Spanja shkruan historinë

Spanja ishte superiore ndaj kundërshtarëve të saj pothuajse në të gjitha ndeshjet, zhvilloi lojën e saj të njohur që është produkt i fantazisë, me shumë pasime, por duke qenë edhe shumë konkrete. Ekipi i Spanjës, i ndërtuar nga trajneri Luis de la Fuente, një kombinim i përvojës me lojtarët e rinj, tregoi se është një ekip me të ardhme

Në përgjithësi, kampionati ishte cilësor dhe nxori në dritë disa lojtarë të rinj me perspektivë, të cilët nëse vazhdojnë të zhvillojnë talentin e tyre do të jenë në të ardhmen bartës së lojës së ekipeve të tyre. Kjo vlen, para së gjithash, për talentet spanjolle Lamine Yamal (vetëm 17 vjeç), Nico Williams (22 vjeç) etj. E nëse u referohemi statistikave, kampionati i sivjetshëm do të mbahet mend, në radhë të parë, për numrin e madh – rekord të autogolave (plot dhjetë të tilla).
E pritur me padurim nga shqiptarët për shkak të pjesëmarrjes për të dytën herë të Shqipërisë, festës njëmujore të futbollit evropian i erdhi fundi. Spanja arriti të shkruajë historinë duke u bërë ekipi i parë me katër tituj kampionë, duke ia tejkaluar në këtë mënyrë vendit organizator Gjermanisë, e cila mbeti me tre tituj evropianë. Në finalen e luajtur të dielën mbrëma (14 korrik 2024) në Berlin, Spanja fitoi kundër Anglisë me rezultatin 2-1.
Në fakt, Spanja ishte ekipi që kishte treguar më shumë gjatë gjithë kampionatit dhe me meritë e fitoi atë. Ajo arriti plot shtatë fitore, duke mundur radhazi në ndeshjet në grup Kroacinë (3-0), Italinë (1-0) dhe Shqipërinë (1-0). Në 1/16 e finales ajo fitoi Gjeorgjinë 4-1, në çerekfinale ekipin vendas Gjermaninë 2-1 (në shtesa, pasi që në kohën e rregullt ndeshja kishte përfunduar me rezultatin 1-1), në gjysmëfinale Francën 2-1 dhe në finale Anglinë po me të njëjtin rezultat.
Spanja ishte superiore ndaj kundërshtarëve të saj pothuajse në të gjitha ndeshjet, zhvilloi lojën e saj të njohur që është produkt i fantazisë, me shumë pasime, por duke qenë edhe shumë konkrete. Ekipi i Spanjës, i ndërtuar nga trajneri Luis de la Fuente, një kombinim i përvojës me lojtarët e rinj, tregoi se është një ekip me të ardhme.
Ky kampionat evropian tregoi edhe një herë se nuk ka më favoritë në letër dhe ekipe të dobëta. Në përgjithësi, kampionati ishte cilësor dhe nxori në dritë disa lojtarë të rinj me perspektivë, të cilët nëse vazhdojnë ta zhvillojnë talentin e tyre do të jenë në të ardhmen bartës së lojës së ekipeve të tyre. Kjo vlen, para së gjithash, për talentet spanjolle Lamine Yamal (vetëm 17 vjeç), Nico Williams (22 vjeç) etj.. E nëse u referohemi statistikave, kampionati i sivjetshëm do të mbahet mend, në radhë të parë, për numrin e madh – rekord të autogolave (plot dhjetë të tilla).
Kampionati i ardhshëm Evropian i Futbollit do të mbahet në vitin 2028, në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës.

i. k.

Shqipëria nuk shkëlqeu, por as nuk zhgënjeu

Në pjesëmarrjen e dytë në një kampionat evropian (për të parën herë mori pjesë në Kampionatin Evropian në Francë në vitin 2016), Shqipëria nuk shkëlqeu, por as nuk zhgënjeu. Megjithëse fitoi vetëm një pikë në ndeshjet e grupit (barazoi ndaj Kroacisë 2-2), ajo ishte rival i denjë ndaj të gjithë kundërshtarëve të saj (pësoi humbje nga Italia 1-2 dhe Spanja 0-1). Në fakt, pritej më tepër nga kombëtarja shqiptare edhe për shkak të përvojës më të madhe të lojtarëve, por loja dhe rezultati dëshmuan se pritjet ishin joreale dhe më tepër dëshira. Përpos faktit se Shqipëria ishte pjesë e një grupi të fortë, mes të cilëve edhe Spanja – fituese e Kampionatit Evropian, gabimi më i madh i trajnerit dhe lojtarëve ishte sepse i respektuan kundërshtarët më tepër se duhet. Sidoqoftë, nga ky kampionat Shqipëria del si ekip më me përvojë, të cilin do ta respektojnë të gjithë në të ardhmen.
E nëse ekipi kombëtar nuk shkëlqeu, pjesa jonë më e ndritur në Kampionatin Evropian në Gjermani ishte tifozeria shqiptare, e cila i mrekulloi të gjithë jo vetëm me numrin e madh (në çdo ndeshje ishin disa herë më tepër se tifozeria kundërshtare), por edhe me sjelljen e tyre, koreografinë etj.

Të fundit

më të lexuarat