Lumi i Shalës -”Tajlanda shqiptare”

Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër. Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore, afro 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 52m3/sek, ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9m³/sek. Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla

Duke qenë se vera është në prag , pse jo mos të dilni dhe të eksploroni vende të reja , vende që nuk njihni ose vende që keni parë nëpër fotografi të miqve tuaj nëpër rrjetet sociale. Shqipëria të ofron mundësi të shumta, si pjesa veriore e saj ashtu edhe pjesa e jugut. Mjafton që ju të zgjidhni destinacionin në varësi të buxhetit tuaj personal si dhe në varësi se çfarë ju pëlqen më shumë alpet, bregdetet , lumenjtë . Ne ju sugjerojmë këtë radhë Lumin e Shalës.


Lumi i Shalës Ka një gjatësi prej 37 km nga burimi në majën e Radohinës e deri në Dri, buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, derisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri (sot liqeni Koman)

Lumi i Shalës Ka një gjatësi prej 37 km nga burimi në majën e Radohinës e deri në Dri, buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, derisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri (sot liqeni Koman). Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër. Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore afro 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 52m3/sek, ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9m³/sek. Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla.
Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbit e thepisur që e rrethojnë duken sikur prekin qiellin me dorë.

Për të arritur tek lumi i Shalës duhet të udhëtoni me një varkë , udhëtimi që zgjatë një orë e tridhjetë minuta , ku përveç se do mbeteni të mahnitura nga pamjet dhe ngjyrat e shumta të këtij lumi . Varkat që ju transportojnë drejt lumit, ju presin 3 orë , kohë e mjaftueshme për të eksploruar lumin , për të provuar ushqimin tradicional të restorantit , kohë për plazh , për kanone , për të eksploruar legjenda dhe mite që fshihen në këtë zonë

Paketa dhe guida të shumta për të lumi i Shalës ofrohen nga qyteti i Shkodrës, dhe i Tiranës , por pse jo edhe udhëtoni me makinë vetë, me miq , familjar , apo edhe vetëm . Për të hir të vërtetës rruga drejt Komanit vende vende është pashtruar dhe do duhej një investim për këtë rrugë meqenëse ky destinacion fton turistë të shumtë të huaj dhe vendas. Për të arritur nga Shkodra drejt Komanit duhen 1 orë e gjysmë udhëtim ku gjatë rrugës do shihni ishullin e Sardës. Pas arritjes suaj në Koman ju mirëpresin varka të shumta dhe tragete. Udhëtimi drejt Shalës fillon nga këtu.
Për të arritur tek lumi i Shalës duhet të udhëtoni me një varkë , udhëtimi që zgjatë një orë e tridhjetë minuta , ku përveç se do mbeteni të mahnitura nga pamjet dhe ngjyrat e shumta të këtij lumi . Varkat që ju transportojnë drejt lumit, ju presin 3 orë , kohë e mjaftueshme për të eksploruar lumin , për të provuar ushqimin tradicional të restorantit , kohë për plazh , për kanone , për të eksploruar legjenda dhe mite që fshihen në këtë zonë . Sipas gojëdhënave, vitet e fundit të jetës princi Lekë Dukagjini kaloj në këtë zonë , ku gjendet edhe guri i Lekës ku mendohej se nga ruante vendin Leka nga turqit e shumë e shumë gojëdhëna tjera.
Kjo perlë e fshehtë e konsideruar edhe si ,,Tajlanda shqiptare’’ duhet patjetër t’i shtohet liste tuaj për ta vizituar së paku një herë në jetë.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat