Kruja, qyteti i krenarisë sonë kombëtare

Kruja është një vend magjik për çdo shqiptar. E kisha vizituar disa herë, por çdo herë më dukej sikur po zbuloja diçka të re

Më 24 prill 2022, Qendra Kulturore Shqiptare nga Shtutgarti vendosi të vizitojë veriun e Shqipërisë. Fillimisht do të vizitonim Krujën, qytet me një pamje mahnitëse piktoreske dhe që ruan në gjirin e tij historinë e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
U nisëm në drejtim të Krujës me furgonin që kryetari i Shoqatës, Vitor Spaqi, kishte porositur të na shoqëronte gjatë qëndrimit në Shqipëri. Kruja është një vend magjik për çdo shqiptar. E kisha vizituar disa herë, por çdo herë më dukej sikur po zbuloja diçka të re.

Pasi bëmë disa foto para shtatores së heroit kombëtar, sheshi filloi të gumëzhinte nga këngët arbëreshe. Ishte një përvojë e papërshkrueshme teksa këndonin shqip për Skënderbeun dhe shumë këngë të tjera arbëreshe që na prekën shpirtin dhe na forcuan krenarinë që i përkasim racës arbërore… Ishte një gëzim i vërtetë të shihje arbëreshët duke kënduar e kërcyer. Ata, sot ishin bërë një me këta gurë, me këto male, me këtë kala, me këtë popull

Ishim të gjithë të veshur me bluza të shoqatës dhe po ngjitnim shkallët e rrugicës drejt kalasë. Atje tek një pemë ulliri e vjetër, u ndalëm për të bërë disa foto. Vëmë re një djalë që po nxitonte me hapa të shpejtë nga porta e kalasë dhe i thamë të na bënte disa foto. Ai pranoi me kënaqësi dhe pasi pa bluzat tona, na pyeti se nga vinim dhe pasi mori përgjigjen tonë, filloi të na shpjegonte se sot ishte një ditë e shënuar për Krujën dhe që pritej të vinin arbëreshët e Italisë dhe një pasardhës i heroit kombëtar. Sot, në 555-vjetorin e çlirimit të tretë të Krujës dhe vrasjes së Ballaban Pashës, do të përurohej sheshi dhe busti i komandantit të shquar Tanush Topia. Shikova fytyrat e anëtarëve të kryesisë së QKSH-së dhe sikur po lexoja: jemi me fat sot!
Më pas shkuam në muze. Udhërrëfyesi që e kisha fytyrë të njohur, sepse e kisha takuar disa herë këtu, na shoqëroi dhe pastaj na u lut, nëse ka mundësi të bëjmë disa fotografi për historikun e muzeut. Pranuam me kënaqësi! Vazhduam edhe pak nëpër muze dhe vëmë re se Hasimja, anëtare e kryesisë së QKSH-së, po qëndronte përballë një figure të heroit legjendar Lekë Dukagjini dhe kur pa që po e shikonim, tha: ”Edhe ti Lekë, je këtu”? Grupi shpërtheu në të qeshura!
Pasi pimë kafe, vendosëm që unë dhe Vitori, Vilsoni, Gustini të shkonim në qytetin e Krujës, ndërsa Gjylija, Hasimja dhe gratë tona të qëndronin në kala. Para bustit të heroit kombëtar shohim një turmë njerëzish të mbledhur dhe një burrë shtatlartë me flamur kombëtar dhe një shtizë edhe më të gjatë. E njoha menjëherë: ishte Irfani që valëviti flamurin në Krajë në “Ditën e Gështenjave”. U afrova, ai hapi sytë sikur kishte parë diçka të çuditshme dhe pa e hequr flamurin nga dora, më përqafoi fort dhe më pas vazhdoi: ”Jam i burgosuri i fundit për flamur në Mal të Zi”.

Para bustit të heroit kombëtar shohim një turmë njerëzish të mbledhur dhe një burrë shtatlartë me flamur kombëtar dhe një shtizë edhe më të gjatë. E njoha menjëherë: ishte Irfani që valëviti flamurin në Krajë në “Ditën e Gështenjave”. U afrova, ai hapi sytë sikur kishte parë diçka të çuditshme dhe pa e hequr flamurin nga dora, më përqafoi fort dhe më pas vazhdoi: ”Jam i burgosuri i fundit për flamur në Mal të Zi”


Ndërkohë deputeti i zonës Denisi, që ishte një djalë i ri plot energji, na njofton për rrjedhën e programit të ditës së sotme dhe pritjen e grupit të arbëreshëve. Nuk vonoi shumë dhe arbëreshët mbërritën dhe me ta edhe pasardhësi i heroit kombëtar, Loris Castriota Skanderbegh. Erdhi Bora Zukali, kryetar i Shoqatës “Vatra” të shqiptarëve në Stamboll të Turqisë dhe një grup patriotësh nga Kosova kanë ardhur me flamujt kuq e zi. Pasi bëmë disa foto para shtatores së heroit kombëtar, sheshi filloi të gumëzhinte nga këngët arbëreshe. Ishte një përvojë e papërshkrueshme teksa këndonin shqip për Skënderbeun dhe shumë këngë të tjera arbëreshe që na prekën shpirtin dhe na forcuan krenarinë që i përkasim racës arbërore.
Me arbëreshët përjetuam ndjenjën e të qenit një popull. Ecëm nëpër rrugët e ngushta të Krujës nën admirimin e vendasve dhe të shoqëruar nga tingujt e këngëve arbëreshe. Më në fund arritëm në kështjellë, ku u bashkuam me pjesën tjetër të grupit tonë.
Ceremonia filloi. Ishte një gëzim i vërtetë të shihje arbëreshët duke kënduar e kërcyer. Ata, sot ishin bërë një me këta gurë, me këto male, me këtë kala, me këtë popull. U përshëndetëm duke u dhënë lamtumirën këtyre miqve të shtrenjtë, me një ndjenjë gëzimi dhe dëshirë për t’u takuar përsëri, vazhduam marshimin drejt qytetit më verior të Shqipërisë, Shkodrës së bukur.

Fiqret Mujeziqi

Të fundit

më të lexuarat