Partitë pro-serbe në Qeverinë e Malit të Zi janë duke punuar në vazhdimësi për realizimin e agjendës së unitarizmit gjithëserb, thuhet në studimin e Qendrës Digjitale të Forenzikës në Malin e Zi , i cili u prezantua në Podgoricë.
Studimi thekson se “me taktikën e propozimit të ligjit për agjentët e huaj dhe ndryshimet në ligjin për shtetësinë malazeze, revizionizmin historik dhe manipulimin e simboleve shtetërore, këto parti synojnë ta ripërcaktojë Malin e Zi si një entitet kombëtar me shumicë serbe”.
Në këtë studim jepen një sërë rekomandimesh, si “forcimi i kapaciteteve të institucioneve shtetërore për të ruajtur karakterin laik dhe civil të shoqërisë dhe reduktimin e ndikimit të organizatave fetare në proceset politike dhe shoqërore”
Qeveria në Mal të Zi përbëhet nga disa parti pro-serbe dhe pro-ruse, dhe shumica e këtyre nismave erdhën nga ish-Fronti Demokratik, përfaqësues i të cilit është kryetari i Parlamentit Andrija Mandiq.
“Ata maskojnë narrativën e pranimit të shpejtë në Bashkimin Evropian me aktivitete të përafruara me parashikimet rajonale të regjimit në Beograd. Thelbi i këtyre aktiviteteve janë tema identitare që rehabilitojnë narrativet nacionaliste të viteve ‘90 dhe polarizojnë shoqërinë,” thuhet në studim.
Qëllimi i këtyre partive është të imponojnë vlerat pro-ruse dhe anti-BE përmes rregullimit gradual të shoqërisë, të cilat minojnë karakterin civil të shtetit, thuhet në studimin e Qendrës Digjitale të Forenzikës.
“Një strategji e tillë, e cila përdor sakrificën e vazhdueshme të interesave kombëtare për hir të qëllimeve politike rajonale, mund të destabilizojë Malin e Zi në terma afatgjatë, duke e bërë atë të varur nga interesat e Beogradit dhe Moskës”, thuhet në studim.
Strukturat pro-serbe në Mal të Zi vendosin synime politike duke zbatuar narrativën e Beogradit për kërcënimin e serbëve, thuhet në analizën e Qendrës Digjitale të Forenzikës.
Sipas kësaj qendre, ngjarjet rajonale janë shpesh një shkas për veprimet e organizatave dhe individëve të krahut të djathtë në Mal të Zi.
Në studim thuhet se “ marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit frymëzuan një grup qytetarësh që më 8 shtator 2024 të bllokonin pikën kufitare Bozaj (Hani I Hotit) ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë me qëllim të mbështetjes për serbët në Kosovë”.
Në mesin e këtij grupi, të cilët mbanin pankartën “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, ishin përfaqësues të veteranëve ushtarakë të luftërave të viteve 1991-2001, anëtarë të batalionit të 7-të të Ushtrisë Jugosllave.
Qëllimi i këtyre partive është të imponojnë vlerat pro-ruse dhe anti-BE përmes rregullimit gradual të shoqërisë, të cilat minojnë karakterin civil të shtetit, thuhet në studimin e Qendrës Digjitale të Forenzikës.
“Një strategji e tillë, e cila përdor sakrificën e vazhdueshme të interesave kombëtare për hir të qëllimeve politike rajonale, mund të destabilizojë Malin e Zi në terma afatgjatë, duke e bërë atë të varur nga interesat e Beogradit dhe Moskës”, thuhet në studim
Batalioni i 7-të i shërbeu regjimit të Sllobodan Millosheviqit për veprime armiqësore në Mal të Zi – për provokime dhe shkaktim incidentesh – gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.
“Pasiviteti i institucioneve dhe vendimmarrësve ndaj veprimeve të aktorëve prokurë në Mal të Zi tregon se qeveria në Mal të Zi nuk merret sistematikisht me çështjen e ndikimit të huaj”, përfundon studimi i QDF-së.
Në këtë studim jepen një sërë rekomandimesh, si “forcimi i kapaciteteve të institucioneve shtetërore për të ruajtur karakterin laik dhe civil të shoqërisë dhe reduktimin e ndikimit të organizatave fetare në proceset politike dhe shoqërore”.
Qendra Digjitale të Forenzikës u themelua gjashtë vjet më parë, me qëllim të ruajtjes së rrugës euroatlantike të Malit të Zi, duke luftuar kundër ndikimeve malinje dhe dezinformatave. Ajo mbështetet financiarisht nga Shtetet e Bashkuara.
Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe konsiderohet lider në procesin e anëtarësimit në BE.