Pa revistë në gjuhën amtare?!

Është e pafalshme dhe mëkat që në vitin 2025, nxënësit shqiptarë në Malin e Zi nuk kanë ku ta shprehin talentin, nuk ka kush t’i udhëzojë në kultivimin e talentit të tyre! Për t’iu shmangur përgjegjësisë, e di që ka disa që thonë se kjo veprimtari duhet të organizohet nga Ministria e Arsimit, e cila, si duket, nuk merret me “punë të vogla”! Po ashtu jam i vetëdijshëm se për ta udhëhequr një revistë të tillë kërkohet shumë punë dhe angazhim, s’ka as leverdi ekonomike, por para së gjithash mungon vullneti për t’i ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë

Asllan Bisha

Viti i ri 2025 filloi e po ashtu edhe gjysmëvjetori i dytë shkollor. Shkollat i hapën dyert për nxënësit, por ata edhe në gjysmëvjetorin e dytë nuk do të kenë revistë në gjuhën shqipe. Si duket, askush nuk shqetësohet e as nuk kujdeset për ta.
Ministria e Arsimit e Malit të Zi, e cila i ka në kompetencë edhe shkollat me mësim në gjuhën shqipe, nuk brengoset për një çështje të tillë, por as partitë politike dhe shoqatat e shqiptarëve, të cilat i kanë harruar fëmijët. Në shkollë nxënësit shqiptarë nuk kanë mundësi të kenë revistë letrare, shkencore, ku do të promovojnë aktivitetet e tyre, ndërsa mësimdhënësit të nxisin talentin e tyre krijues. E di që shumica e shkollave botojnë revistat e tyre shkollore, por vetëm një herë në vit, zakonisht me rastin e ditës së shkollës, që është shumë pak. Revistat e tilla nuk i plotësojnë as kërkesat minimale të nxënësve, ato u shpërndahen vetëm një rrethi të ngushtë, pra nuk janë të qasshme nga lexuesi më i gjerë dhe nga nxënësit e shkollave të tjera.

Falë Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, dikur nxënësit shqiptarë kishin dy revista për fëmijë: “Fati (për fëmijë)”, e cila u botua nga 28 nëntori 1996 deri më 1999, kur kjo revistë e ndërroi emrin dhe u quajt “Zana”, duke iu dedikuar fëmijëve dhe të rinjve. Kjo revistë doli deri në vitin 2002. Ajo përkrahej nga “Art Club”-i, i cili gjente mundësi financiare dhe shpërndahej në të gjitha shkollat shqipe në Malin e Zi. Ishte revistë e dashur dhe e nevojshme për nxënësit, sepse botonte fragmente nga letërsia bashkëkohore për fëmijë sipas programit mësimor të nxënësve të shkollave me mësim në gjuhën shqipe


Falë Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, dikur nxënësit shqiptarë kishin dy revista për fëmijë: “Fati (për fëmijë)”, e cila u botua nga 28 nëntori 1996 deri më 1999, kur kjo revistë e ndërroi emrin dhe u quajt “Zana”, duke iu dedikuar fëmijëve dhe të rinjve. Kjo revistë doli deri në vitin 2002. Ajo përkrahej nga “Art Club”-i, i cili gjente mundësi financiare dhe shpërndahej në të gjitha shkollat shqipe në Malin e Zi. Ishte revistë e dashur dhe e nevojshme për nxënësit, sepse botonte fragmente nga letërsia bashkëkohore për fëmijë sipas programit mësimor të nxënësve të shkollave me mësim në gjuhën shqipe. Në të botoheshin perla të letërsisë shqipe, ballkanike, evropiane dhe botërore, fragmente nga lektyra shkollore etj..
Por për shkak të mungesës së mjeteve financiare revista “Zana”, e cila i kalonte edhe kufijtë republikanë, u detyrua ta ndërpresë botimin dhe nxënësit shqiptarë mbetën pa revistën e tyre. Megjithëse pritej dhe kishte ide dhe përpjekje që ajo të rifillojë botimin, Shoqata “Art Club” nuk pati mundësi të vazhdojë botimin e saj.
Është e pafalshme dhe mëkat që në vitin 2025, nxënësit shqiptarë në Malin e Zi nuk kanë ku ta shprehin talentin, nuk ka kush t’i udhëzojë në kultivimin e talentit të tyre! Për t’iu shmangur përgjegjësisë, e di që ka disa që thonë se kjo veprimtari duhet të organizohet nga Ministria e Arsimit, e cila, si duket, nuk merret me “punë të vogla”! Po ashtu jam i vetëdijshëm se për ta udhëhequr një revistë të tillë kërkohet shumë punë dhe angazhim, s’ka as leverdi ekonomike, por para së gjithash mungon vullneti për t’i ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë.
Shkolla shqipe dikur ishte e kontrolluar, por falë vullnetit të mësimdhënësve organizoheshin takime, shkollat ftonin mysafirë nga jashtë dhe realizonin takime me krijues. Më duket se tani nuk ndiqet një praktikë e tillë! Edhe shkrimtarët e planifikuar me planprogram të shkollës shqipe në Mal të Zi, nuk ftohen, sepse udhëheqësit e shkollave shqipe, si duket, të frikësuar nga e kaluara politike, duan t’u rrinë besnikë atyre që i kanë zgjedhur si udhëheqës. Por harrojnë se e kanë të obligueshme t’i ftojnë krijuesit në mënyrë që nxënësit të frymëzohen dhe të njihen me letërsinë shqipe, por edhe të popujve të tjerë. Kultura bashkon, i fisnikëron fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen të dobishëm për shoqërinë.
Si duhet apo mund të zgjidhet problemi?

Shqiptarët në Malin e Zi e kanë gazetën “Koha javore”, në kuadër të së cilës mund të botohet një shtojcë për fëmijë, e cila do të dilte gjatë tërë vitit, me përjashtim të muajve të pushimit veror


Nëse shoqatat nuk kanë mundësi financiare, ata mund t’i nxisin institucionet vendimmarrëse. Bie fjala, shqiptarët në Malin e Zi e kanë gazetën “Koha javore”, në kuadër të së cilës mund të botohej një shtojcë për fëmijë, e cila do të dilte gjatë tërë vitit, me përjashtim të muajve të pushimit veror. Pra, një redaksi shtesë, me pak mjete do të rriste shitjen e gazetës “Koha javore”, ajo do të hynte në familje dhe do të bëhej e dobishme për të gjithë – për prindër, por edhe shtojca për fëmijë. Një zgjidhje e tillë do t’i gëzonte fëmijët dhe plotësonte këtë zbrazëti – nevojat e fëmijëve për të pasur një revistë në gjuhën shqipe.
Ky është detyrim i të gjithëve. Është një problem, në dukje i vogël, por që duhet ta zgjidhim ne të mëdhenjtë nëse mendojmë për të ardhmen tonë. Nuk duhet të harrojmë kurrë se edhe ne kemi qenë fëmijë!

Të fundit

më të lexuarat