(Mos)ndëshkimi i papërgjegjshmërisë

Gabimet janë njerëzore. Ne gabojmë çdo ditë, por kur ato përsëriten, ose bëhen për shkaqe të abuzimit me profesionin, janë të pafalshme. Aq më tepër në fushën e shëndetësisë, ku ke të bësh me jetën e njeriut

Ismet Kallaba

Humbja e jetës së një femre (nëne) të re nga Ulqini për shkak të një gabimi mjekësor në Spitalin e Tivarit ka ngjallur me të drejtë indinjatën dhe zemërimin e popullatës së këtij qyteti dhe më gjerë. Ky nuk është rasti i parë tragjik që ndodh në këtë spital, i cili ka namin e keq, sidomos prej kohës së pandemisë së Covid-19. Por për shkak të rrethanave gati-gati të “luftës” në atë kohë, gabimet e mundshme të mjekëve janë anashkaluar, minimizuar dhe në njëfarë mënyre edhe justifikuar.

Ne jemi shoqëri që reagojmë vetëm kur ndodh diçka, ose kur prekemi vetë. Por edhe që harrojmë shpejt, derisa të na ndodhë një rast tjetër i ngjashëm, që fatkeqësisht zakonisht përfundon me pasoja të pandreqshme; shoqëri ku mungon kultura e institucionalizimit të përgjegjësisë (individuale dhe kolektive) ndaj punës dhe e ndëshkimit të gabimeve në profesion


Gabimet janë njerëzore. Ne gabojmë çdo ditë, por kur ato përsëriten, ose bëhen për shkaqe të abuzimit me profesionin, janë të pafalshme. Aq më tepër në fushën e shëndetësisë, ku ke të bësh me jetën e njeriut. Zaten edhe për këtë (rrezikshmërinë e punës) mjekët paguhen më shumë sesa profesionet tjera.
Ne jemi shoqëri që reagojmë vetëm kur ndodh diçka, ose kur prekemi vetë. Por edhe që harrojmë shpejt, derisa të na ndodhë një rast tjetër i ngjashëm, që fatkeqësisht zakonisht përfundon me pasoja të pandreqshme; shoqëri ku mungon kultura e institucionalizimit të përgjegjësisë (individuale dhe kolektive) ndaj punës dhe e ndëshkimit të gabimeve në profesion.
Nuk është qëllimi që të sulmohet komuniteti i mjekëve, por individët e tillë që i bëjnë dëm imazhit të mjekëve të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe që punën e kryejnë me nder dhe e kanë mision të shenjtë. E në rastin konkret, faji dhe përgjegjësia duhet të kenë emër dhe të ndëshkohen!

Kësaj radhe zëri i reagimit qytetar është ndier më fort se kurrë duke u solidarizuar me viktimën fatkeqe, të vetëdijshëm dhe të bindur se secili prej nesh mund të ishte ose mund të jetë nesër në vendin e saj. Por edhe duke kërkuar hapur llogari nga institucionet shtetërore për dënimin e fajtorit


Ky nuk duhet shikuar e as trajtuar si një rast i veçuar, por si pasojë e dobësisë së sistemit shëndetësor në Mal të Zi dhe e krizës së vlerave morale dhe etike të shoqërisë, të ndërtuar mbi vlera të dyshimta, jo rrallë edhe të rreme. Edhe pse mund të duket jashtë kontekstit të çështjes që është në fokus të këtij shkrimi, dyshimi se në sistemin shëndetësor në Mal të Zi ka punonjës me diploma të falsifikuara përbën majën e ajsbergut të kalbëzimit të një sistemi që nuk duron më! Sado që dyshimet të jenë ose jo të bazuara, shembulli i ndihmësdrejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik (me diplomë të falsifikuar) është treguesi më i mirë se deri në ç’shkallë mund të arrijë marrëzia e etjes për pushtet dhe pozita e personave të tillë.
E nëse një fatkeqësi mund të ketë ndonjë të mirë, ajo është se kësaj radhe zëri i reagimit qytetar është ndier më fort se kurrë duke u solidarizuar me viktimën fatkeqe, të vetëdijshëm dhe të bindur se secili prej nesh mund të ishte ose mund të jetë nesër në vendin e saj. Por edhe duke kërkuar hapur llogari nga institucionet shtetërore për dënimin e fajtorit.

Të fundit

më të lexuarat