Intelektualët kundërshtojnë cenimin e së vetmes gazetë në gjuhën shqipe

Panoramës së reagimit ndaj cenimit të “Kohës Javore” i shtohen edhe debatet dhe analizat e intelektualëve të pavarur dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të “Kohës Javore”, të cilët këtë veprim e cilësojnë si tejet të dëmshëm ndaj informimit shqip në Malin e Zi

Ali Salaj

(vijon nga numri i kaluar)
Për ta ndërkombëtarizuar problemin e “Kohës Javore”, iu drejtova me një njoftim ambasadave më të njohura perëndimore, të cilat vepronin në Podgoricë dhe kishin një ndikim të fuqishëm në politikën malazeze. Pjesa më e madhe e këtyre ambasadave shfaqen interesim për hollësitë tjera lidhur me “Kohën Javore” dhe me respekt kërkuan informacione shtesë për veprimtarinë e kësaj gazete.
Panoramës së reagimit ndaj cenimit të “Kohës Javore” i shtohen edhe debatet dhe analizat e intelektualëve të pavarur dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të “Kohës Javore”, të cilët këtë veprim e cilësojnë si tejet të dëmshëm ndaj informimit shqip në Malin e Zi.
Intelektualja dhe opinionistja shqiptare nga Mali i Zi, Xhoana M. Perkaj ishte e njohur me shkrimet e saj historike, analitike dhe kritike, e cila zhvilloi një qasje bashkëkohore dhe një kulturë të veçantë në publicistikën shqipe në Malin e Zi.

Në fund të shkrimit, Robert Camaj iu bën thirrje intelektualëve dhe krijuesve shqiptarë nga Mali i Zi që të krijohet një grup joformal për mbrojtjen e saj.
“Koha Javore duhet të jetë projekti mbi të cilin duhet punuar të gjithë ne shqiptarët në Mal të Zi apo edhe ne që kemi një interes të veçantë që ajo të mbijetojë, dhe i ftoj të gjithë ata që kanë shkruar dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë përmes Kohës Javore që të bëhet një takim ku do shqyrtohen mundësitë se si ajo të ketë një grup informal në krah të saj.”


Në një opinion me mbititull “Dita kur Koha Javore nuk doli në shitje” dhe me titull “Një ëndërr e keqe”, autorja bën një analizë të gjithanshme duke e cilësuar mosdaljen e gazetës si një ngjarje të paprecedentë.
“Për të parën herë për shtatë vjet, më 16 prill 2009, Koha Javore nuk doli nga shtypi. Dy ditë më vonë, të shtunën, pasi që shikova edicionin e emisionit të TV MZ në gjuhën shqipe ‘Mozaiku’ dhe intervistën dramatike të gazetarit me kryeredaktorin e KJ, Salaj, isha e gatshme që kopertinën e numrit të fundit të kësaj gazete ta vë në kornizë dhe ta vari në mur si suvenir”.
Duke theksuar rolin e stafit dhe përgatitjen e mundimshme të kësaj gazete, Xh. Perkaj vë në dukje rolin vendimtar në ruajtjen e identitetit kulturor të shqiptarëve.
“Tani mund të themi se kjo gazetë është bërë kult. E ardhmja do të tregojë se sa KJ ka luajtur rol vendimtar në ruajtjen e identitetit kulturor të shqiptarëve në Mal të Zi… Kjo gazetë ka bërë që ne, si autorë që i takojmë një pakice kombëtare, të mbetemi në rrjedhat e kulturës mbarëkombëtare. KJ ka qenë shans që opinionet tona në fushën e politikës, kulturës, rrjedhave shoqërore të afirmohen në nivel mbarëkombëtar. Nga KJ artikujt tonë janë ribotuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Diasporë”, shkruhet, mes tjerash, në opinionin e autores Xh. Perkaj.
Edhe analisti dhe publicisti Robert Camaj vë në dukje përpjekjen e shuarjes së “Kohës Javore” e që do të ishte një “handikap” për lexuesin.
“Ata që janë mësuar me këtë të përjavshme, do ndihen të hendikepuar, sepse na ka shërbyer si grumbulluese e kujtesës sonë kolektive që nuk lejon të harrohet… Ne që ruajmë me fanatizëm të gjithë numrat e saj, dimë dhe vlerësojmë rëndësinë që pati kjo revistë për gjithë atë periudhë sa ishte dhe vazhdon të jetë në mesin tonë”, vlerëson ai.
Në fund të shkrimit, Robert Camaj iu bën thirrje intelektualëve dhe krijuesve shqiptarë nga Mali i Zi që të krijohet një grup joformal për mbrojtjen e saj.

Në një opinion me mbititull “Dita kur Koha Javore nuk doli në shitje” dhe me titull “Një ëndërr e keqe”, autorja bën një analizë të gjithanshme duke e cilësuar mosdaljen e gazetës si një ngjarje të paprecedentë.
“Për të parën herë për shtatë vjet, më 16 prill 2009, Koha Javore nuk doli nga shtypi. Dy ditë më vonë, të shtunën, pasi që shikova edicionin e emisionit të TV MZ në gjuhën shqipe ‘Mozaiku’ dhe intervistën dramatike të gazetarit me kryeredaktorin e KJ, Salaj, isha e gatshme që kopertinën e numrit të fundit të kësaj gazete ta vë në kornizë dhe ta vari në mur si suvenir”.


“Koha Javore duhet të jetë projekti mbi të cilin duhet punuar të gjithë ne shqiptarët në Mal të Zi apo edhe ne që kemi një interes të veçantë që ajo të mbijetojë, dhe i ftoj të gjithë ata që kanë shkruar dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë përmes Kohës Javore që të bëhet një takim ku do shqyrtohen mundësitë se si ajo të ketë një grup informal në krah të saj”.
Rreth kësaj çështjeje reaguan edhe shumë personalitete nga bota intelektuale dhe e gazetarisë, të cilët e mbështetnin “Kohën Javore” me interes që kjo revistë të shndërrohet në gazetë ditore. (vazhdon)

Të fundit

më të lexuarat