
Emigrimi në Ulqin
Shtëpia e parë e Cafo Begut ndodhej në Ranë. Ka qenë shtëpi e madhe, me verandë druri, me pamje kah deti. Kjo shtëpi pas tërmetit 1979 u dëmtua shumë dhe u rrënua.
Kujtimet e mia: Izet Luli me familje ka jetua në shtëpinë e parë të Cafo Begut në Ranë.
Izet Luli u lind në Stamboll në vitin 1926. Babai i Izetit ka qenë Beqir Luli, kurse nëna Hantije Tula nga Ulqini.
Fëmijërinë dhe shkollimin e bëri në Shqipëri. Përfundoi edhe arsimimin e lartë për pedagog të gjuhës shqipe dhe matematikë.
Në Shqipëri ishin kohërat e monizmit, regjimit të tmershëm të Enver Hoxhës. Izeti natyrisht i qetë, por përparimtar nuk u pajtua me gjendjen aktuale në vendin e tij. Pas presioneve dhe kërcënimeve kundrejt tij, Izet Luli iku nga Shqipëria për në Ulqin në 1954.
Në Shqipëri nga martesa e parë ka lënë gruan edhe një vajzë të quajtue Fatmira Luli Shyti.
Në Ulqin Izeti erdh te tezja. Ajo ishte nëna e Shefki, Isat dhe Ferit Hoxhës. Aty ka jetuar deri sa është martuar me Behixhe Riza Hoxhën (e lindur më 1932), në korrik të vitit 1957.
Nga kjo martesë ka pasur dy fëmijë, vajzën Pranverën (1958) dhe djalin Ednanin ( 1962).
Rrëfimi 2
Mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe në vitin 1956
Në periudhën 1954-1958 dolën në skenë ashiqare armiqtë e shkollës shqipe me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Bëhet propagandë e organizuar për mbylljen e shkollave shqipe në Mal të Zi.
Për mësim në gjuhën joamtare ishin edhe shqiptarët të cilët ishin në radhën e Partisë Komuniste.
Në pesë vite shkollore (1956/57 – 1960/61), nxënësit shqiptarë në Shkollën Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, kanë mësuar në gjuhën joamtare.
Viti shkollor 1956/57 ka qenë i mbrapshtë për shqiptarët në Mal të Zi.
Nxënësit e shkollës tetëvjeçare në Ulqin protestojnë kundër mësimit në gjuhën joamtare.
Më të zëshëm kanë qenë mësimëdhënësit e komunës së Ulqinit. Posaçërisht u angazhuan: Cafë S. Kuqi nga Zogajt e Ulqinit, Ramazan Mala nga Ana e Malit – Ulqin, Bajram Sella mësuses nga Brajsha – Ulqin, Bahri Brisku nga qyteti i Ulqinit, Vat Elezaj nga Shtoji i Ulqinit, mësusesi në pension Gjon Gjekë Lucaj nga mali i Trieshit.
Në vitin 1956 u mbyllën të gjitha shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe të gjithë ne shqiptarët kemi qenë të detyruar të mësojmë në gjuhën serb-okroate (ashtu është quajtur gjuha atëherë). Nuk e kemi pasur të lehtë. Nuk kemi ditur asnjë fjalë serbisht. Edhe dy vëllezërit e mi Shyqyri-Çyli dhe Ruzhdiu vazhduan shkollimin në gjuhën serbo-kroate.
Mbledhja për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe u organizua në Qendrën për Kulturë (sot “Hollegro”). U mbyllën shkollat në Ulqin, por ka pasur rezistencë dhe shkolla shqipe në Reç, Shëngjergj dhe në Shtoj (ku mbeten dy paralele) nuk u mbyllën.
Rrëfimi 3
Punësimi dhe jeta e vështirë. Emigrimi i Izetit për Itali dhe Francë
Izet Luli pas ardhjes në Ulqin punësohet si kuadër deficitar. Ishte profesor i gjuhës shqipe dhe i matematikës.
Kështu ai u takon veteranëve të shkollës shqipe në Ulqin. Gjithmonë ka qenë i qetë, me autoritet të madh te nxënësit. Në orët e tij ishte qetësi, dëgjohej me vëmendje nga të gjithë nxënësit.
Pas mbylljes së shkollave shqipe në Ulqin, Izet Luli mbeti pa punë.
Por u gjetën disa miq dhe e punësuan në Kinema, ku punonte në shitjen e biletave.
Familja e Izet Lulit jetonte në kushte të vështira. Filluan që të nxirrnin dokumentet për të emigruar në Amerikë.
Së pari mbërrijnë në Itali në logorin për emigrantët. Aty qëndruan disa muaj.
Për arsye se nuk kishin garancion për emigrim në SHBA, ishin të detyruar që të shkonin në Francë ku jetuan plot tri vite (1965-1968). Pas një kohe, Izet Luli u regjistrua në Ambasadën Amerikane që të dilte si emigrant nën “Political Assalym” për të shkuar në SHBA.
Rrëfimi 4
Emigrimi në SHBA. Mbarimi tragjik i Izet Lulit.
Pas daljes së dokumentave amerikane, ata mbërritën në Nju Jork në mars të vitit 1968.
Dhe kështu filluan jetën e re. Filluan të përparojnë.
Por “dora” e regjimit të Enver Hoxhës mbërriti deri në Nju Jork. Izet Luli u vra në vendin e punës.
Në fund
Izet Luli ishte njëri ndër veteranët e arsimit shqip në Shkollën Fillore të Ulqinit.
Ai pushon në maje të Kodrës së Pinjeshit ku është pamja mes shtetit amë – Shqipërisë dhe Ulqinit.
(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar)