Plavë – Enti “KROG” nga Sllovenia dhe partneri i projektit OJQ “IMPULS” nga Mali i Zi, kanë bashkuar forcat, për të mbrojtur të drejtën në plakje të dinjitetshme të personave në veri të Malit të Zi dhe të përgjigjen ndaj nevojave të personave të moshuar me demencë ose persona të moshuar te prirur demencës dhe nevojës psikosociale të kujdestarëve të tyre. Në projekt janë kyçur dhe bashkuar partnerët: Komunat e Plavës, Gucisë dhe Nikshiqit, Kryqi i Kuq i Nikshiqit dhe ai i Plavës, Çeta vëzhguese “Prokletije” (Bjeshkët e Nëmuna) dhe Qendrat për punë sociale të komunave Nikshiq, Plluzhinë dhe Shavnik. Projektin e financon Bashkësia Evropiane në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtës në plakje të dinjitetshme dhe parandalimi i demencës”.
Në Plavë, më 14 shtator 2022, është organizuar tryeza e dytë e rrumbullakët nga katër sosh të parapara në temën “Vendstrehimi institucional si formë e mbrojtjes së personave me demencë”. Tryezës së rrumbullakët e cila ka tubuar të gjithë akterët relevantë në procesin e vendstrehimit institucional, kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Përkujdesjes Sociale në Qeverinë e Malit të Zi në mandat teknik, të komunave të Plavës, Gucisë dhe të Nikshiqit, të Kryqit të Kuq të Plavës dhe të Nikshiqit, të qendrave për punë sociale të Nikshiqit, Beranës dhe Plevlës, te shtëpive të pleqve nga Risani, Podgorica dhe Nikshiqi, si dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga Komuna e Plavës.
Përfaqësuesit e pranishëm në tryezën e rrumbullakët, kanë folur mbi situatën momentale në fushën e kujdesit institucional ndaj personave me demencë dhe mbi problemet më qenësore me të cilat ballafaqohen në këtë fushë (stigma e lidhur për kujdesin institucional të personave me demencë), mungesa e politikës adekuate, e planeve lokale dhe strategjive për shërbime sociale ndaj personave me demencë dhe kujdestarët e tyre, mungesa e infrastrukturës për ofrimin e shërbimeve sociale ndaj personave me demencë, mungesa e interesit të strukturave shtetërore që të mbrojnë nevojat e personave me demencë dhe të kujdestarëve të tyre, mungesa e të dhënave statistikore mbi personat me demencë dhe të nevojave të tyre, mungesa e praktikave të mira, mungesa e formave joformale të mbështetjes, mungesa e përgjigjeve ndaj nevojave të personave të moshuar me demencë dhe mungesa e përgjigjes ndaj nevojave psikosociale të kujdestarëve të tyre, etj.
Të gjithë pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët kanë folur mbi mundësitë e ofrimit të mbështetjes cilësore institucionale ndaj personave me demencë dhe kujdestarëve të tyre. Të njëzëri kanë qenë në mendimin (vlerësimin) që shërbimet për personat me demencë, kryesisht shpien vetëm në mbrojtjen institucionale, derisa mbështetja ndaj atyre jashtë institucionit është e pamjaftueshme, e sipas të dhënave të fituara, deri më tani në trevat rurale të Malit të Zi, të tilla janë shumica e tyre.
Në kuadër të tryezës së rrumbullakët është biseduar edhe për krijimin e rrjetit, në kuadër të së cilit institucionet në mes veti do t’i shkëmbenin përvojat e dituritë, dhe së bashku do të perceptojnë përgjigjen efikase ndaj nevojave të personave me demencë dhe nevoja psikosociale të kujdestarëve të tyre, si dhe të përgatitjes së planit aksional për ballafaqim me problemet e demencës në veri të Malit të Zi.
Shaban Hasangjekaj