Vazhdojnë tëlidhen vetëm me një pikë kufitare

Edhe sot Shkodra dhe Ulqini vazhdojnë të lidhen vetëm me një pikë kufitare – vendkalimin Sukubinë (Mali i Zi) dhe Muriqan (Shqipëri). Në shekullin e kaluar Ulqini dhe Shkodra lidheshin përmes pesë pikave kufitare në lumin Bunë. Ashtu ngjau deri në vitin 1948, kur u prishën marrëdhëniet në mes dy shteteve - Jugosllavisë dhe Shqipërisë dhe dashuria “vëllazërore” pas Luftës Nacionalçlirimtare

Asllan Bisha

Ulqini dhe Shkodra, dy qytetet që populli me të drejtë i quan “vëlla e motër”, kanë fatin e tyre të përbashkët historik. Të dy ishin nën sundimin e Republikës së Venedikut, por turqit erdhën në Ballkan për ta pushtuar Shkodrën. Pritën nën kalanë e Rozafës gati dy vite derisa me diplomaci ia shkëputën Shkodrën Venedikut. Dhe kufiri ndarës ishte Buna. Vetëm në vitin 1571 turqit arritën ta marrin Ulqinin.

Pesëdhjetë e katër vite të ndarjes kanë lënë plagë në ndërgjegjen në të dyja anët e kufirit. “Vëlla e motër”, Ulqini e Shkodra s’po gjejnë dhe s’po bëjnë përpjekje për të bashkëpunuar për të mirën e dy palëve. Si duket, ndarja dhe vetëkënaqësia është e patejkalueshme


Ky është fati i dy qyteteve shqiptare, fat të cilin s’e zgjodhën vetë, por rrethanat politike në Ballkan që ishin të ngatërruara dhe të pamëshirshme ndaj Ulqinit dhe Shkodrës. Këto fate historike i ndanë këto dy qytete.
Edhe sot Shkodra dhe Ulqini vazhdojnë të lidhen vetëm me një pikë kufitare – vendkalimin Sukubinë (Mali i Zi) dhe Muriqan (Shqipëri). Në shekullin e kaluar Ulqini dhe Shkodra lidheshin përmes pesë pikave kufitare në lumin Bunë. Ashtu ngjau deri në vitin 1948, kur u prishën marrëdhëniet në mes dy shteteve – Jugosllavisë dhe Shqipërisë dhe dashuria “vëllazërore” pas Luftës Nacionalçlirimtare, kur këndohej: “Ne kemi tre trima hero, Enver Hoxhën, Titon dhe Stalinin” (Mi imamo tri narodna sina: Enver Hodžu, Tita i Stalina). Pra, pikat kufitare u mbyllën, marrëdhëniet në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë u ndërprenë. Pika kufitare e Sukubinës u ndërpre. Kufiri u bë i pakalueshëm, kështu që Ulqini dhe Shkodra u ndanë.
Dhe ky zemërim zgjati deri në vitin 2002 kur u hap pika kufitare pas 54 vitesh. Ulqini dhe Shkodra mbeten të izoluar pa asnjë lloj kontakti dhe komunikimi. Kjo ndarje la trauma të mëdha për dy qytetet shqiptare në çdo aspekt.
U mendua se me rihapjen e pikës kufitare Sukubinë – Muriqan marrëdhëniet vëllazërore dhe bashkëpunimi midis dy shteteve do të zgjeroheshin dhe gjysmëshekulli i errët do të tejkalohej. Nuk them se nuk pati përparime, por Ulqini dhe Shkodra mbeten vetëm me një pikë kufitare.

Edhe lidhja me anije përmes liqenit të Shkodrës sot nuk funksionon! Përkundër premtimit dhe rindërtimit të rrugës nga pala malazeze, pika e re (e vjetër) kufitare Skje – Zogaj nuk është vënë akoma në funksion. Sikur dikush do t’i ndajë këto treva dhe mos të bashkëpunojnë për të mirën e dy palëve! Viteve të fundit flitet shumë për ndërtimin e urës mbi Bunë, e cila do të lidhte Ulqinin me Shqipërinë. Kjo po ashtu mbetet vetëm një dëshirë, sepse dikush do që shqiptarët të mos bashkëpunojnë as ekonomikisht


Buna, lumi fushor i gjatë 44 kilometra, mbeti i pashfrytëzuar dhe deri më sot Ulqini dhe Shkodra nuk kanë vendosur lidhje ujore përmes Bunës. Në Shkodër nuk shkohet me anije. Pra, një resurs i madh nuk shfrytëzohet as për qëllime turistike. Edhe pse ka kërkesa nga turistët e huaj për të vizituar Shkodrën me anije, kjo gjë nuk po realizohet, por vazhdohet me avazin e vjetër monist. Pesëdhjetë e katër vite të ndarjes kanë lënë plagë në ndërgjegjen në të dyja anët e kufirit. “Vëlla e motër”, Ulqini e Shkodra s’po gjejnë dhe s’po bëjnë përpjekje për të bashkëpunuar për të mirën e dy palëve. Si duket, ndarja dhe vetëkënaqësia është e patejkalueshme.
Flitej se do të lidhet Ulqini me Durrësin me linjë ujore, ku turistët do të vizitonin përveç Shkodrës edhe Durrësin së paku një herë në ditë. Por as këtë vit nuk u arrit asgjë! Mysafirët që vijnë në Ulqin mund të shkojnë me anije, me barka vetëm deri në Bunë. Ata shpeshherë kërkojnë të vazhdojnë në Shqipëri, por një marrëveshje e tillë nuk është arritur. Deri kur do të vazhdojë ky avaz i vjetër, varet nga komuna e Ulqinit, por edhe Bashkia e Shkodrës.
Edhe ky vit turistik po mbyllet dhe asgjë nuk është realizuar. A do të realizohen marrëdhënie, bile turistike, varet nga dy qytetet “vëlla e motër”. Edhe kryetari i Bashkisë Shkodër është me prejardhje ulqinake. Për të realizuar këto projekte duhet që Komuna e Ulqinit të bashkëpunojë me shtetin e Malit të Zi. Marrëdhëniet në mes dy shteteve janë të mira. Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s.
Edhe lidhja me anije përmes liqenit të Shkodrës sot nuk funksionon! Përkundër premtimit dhe rindërtimit të rrugës nga pala malazeze, pika e re (e vjetër) kufitare Skje – Zogaj nuk është vënë akoma në funksion. Sikur dikush do t’i ndajë këto treva dhe mos të bashkëpunojnë për të mirën e dy palëve!
Viteve të fundit flitet shumë për ndërtimin e urës mbi Bunë, e cila do të lidhte Ulqinin me Shqipërinë. Kjo po ashtu mbetet vetëm një dëshirë, sepse dikush do që shqiptarët të mos bashkëpunojnë as ekonomikisht.
Ky sezon turistik kaloi me shpresë se “vëlla e motër” do të punojnë më shumë për të mirën e përbashkët dhe t’i mundin bindjet moniste dhe të ndërmarrin hapa konkretë për bashkëpunim, për të mirën e të dy palëve dhe leverdinë ekonomike.

Të fundit

më të lexuarat