
(vijon nga numri i kaluar)
Disa mikrotoponime në katundin Matguesh (Krajë). Lartësia mbidetare e këtij katundi është diku rreth 450 m.
- Ara Zenelit (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Ara n’fusha (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Ara Danit (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- N’dole (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Ara nën krue (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Ara Vukut (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Nën krue (hali/mera, pronë e përbashkët)
- Ara n’fuburg (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Carinat (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- N’shteg t’Adrinës (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Kopshtinjet e Zekajve (kopshte/toka pune)
- Zgrada (tokat e Bibajve, ara/toka pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Arat nën voglinë / toka nën dardhën voglinë (ara/toka pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Kopshtinjet e Perezajve nën Maraj (kopshte)
- Tokat në Sad (ara/toka pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Toka Avdullahit (ara/toka pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Toka e Aishes (ara/toka pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Toka n’rreth (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Rabiku (mal, 1 048 m mbi nivelin e detit)
- Me kunjit (kodër)
- Jenabrda (mal, 1 002 m m.n.d.)
- Raniku (mal, 996 m m.n.d.)
- Rranja (mal, 1 001 m m.n.d.)
- Me qaf’s (kodër)
- Djerr legjvisht (kodër)
- Putica (kodër)
- Raniku (kodër)
- N’arë t’Miçit (kodrinë)
- Dardhat e axh Brahimit (pemishte, tokë me pemë frutore)
- Mas bregut (kodrinë)
- Mani i zi i shes Himit (man, pemë frutore)
- Rrasat e Sykajve (rrasa kripe)
- Lugu i qaf’s (vend lojërash për të rinj)
- Rrasat e kryp’s të Bibajve (rrasa kripe)
- Rruga e Zekajve (rrugë këmbësorie)
- Lisi sqakaçit/ lisi qukapikut (lis me vrimë; besohej se vrimën e ka bërë sqakaçi/qukapiku)
- Kaçllat në Xhmër (stanet e Perezajve)
- Mali i Gjanë (mal, 1 323 m m.n.d.)
- Malbora (vend në të cilin gjendet një shpellë me borë gjatë gjithë vitit)
- Tri lera (stane, vend me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bylmetin)
- Me banirit (kullosa)
- Nër sana (kullosa në mal)
- Në qafë t’Platic’s (mal, kullosë për bagëti të trasha/gjedhe)
- Në sanë t’Bushës (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Mas rrethit (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Ara madhe (tokë pune në lartësi/arë në mal/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Ara kelqeres (tokë pune në lartësi/ arë në mal/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Toka n’Brazhd (ara në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Ara e G’jat (tokë pune/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Tokat e Kasemit (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Dabardal (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- N’Grijza (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Mas Rabikut (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Mas Kunjit (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Toka lamit (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Te guri g’jatë (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- N’ shkam Xhumerit (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Nën sana (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Tokat e Sylkurtajve (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Te shkami madh (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Tokat n’rranjë (tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Pusi nën sanë (pus, tokë pune në lartësi/ stane/vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin)
- Gurra e sqapit (burim uji)
- Shpella e sqapit (burim uji)
- Kashrat (arë/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
Burimi i informacionit: Sulltana Perezi – Vukaj, lindur në Matguesh më 1942. Jeton në Nju Jork (SHBA).
Sqarime për disa fjalë më pak të njohura:
Agrajë/a – (në gjuhën letrare ograjë) është livadh pranë pyllit a në mes të korieve, ku kullot bagëtia, pyll i vogël me lëndina për kullotë. I mban dhentë në ograja (agraja).
Arë/a – Tokë që lërohet/ lëvrohet e mbillet, tokë buke. Arë e mbjellë (e korrur), arë me grurë, arë me misër.
Bregore/ja – është vend i ngritur, breg i vogël, kodër e vogël.
Kodër/ra – është pjesë toke e ngritur si breg i lartë me pjerrtësi të butë, mal i ulët nën një mijë metra dhe me shpate të buta.
Mal/i – është vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës që ka përreth. Mali është më i lartë se kodra me majë e me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta që zbresin në lugina.
Pyll/i – është sipërfaqe toke e veshur me drunj të dendur e të lartë ose me shkurre; tërësia e drurëve dhe e shkurreve që zënë një vend të madh.
Qeta – është rrip i ngushtë toke në faqe të një shkëmbi të pjerrët.
Shpellë/a – është zgavër e madhe natyrore brenda një mali a një shkëmbi.
Sqap/i – Cjap (gjinia mashkullore)
Stan/i – ka kuptimin e një vendi me kullota dhe vathë për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin, i ngritur në mal për verë ose në vërri për dimër.
Tokë pune – ka kuptimin e një cope trualli që punohet dhe mbillet me bimë bujqësore me pemë, me bar etj.; arë, vresht, pemishtë. Vend i kufizuar dhe i punuar që e ka dikush dhe e përdor për diçka. Tokë e vogël, tokë e madhe, tokë pjellore, tokë e lëruar, tokë e punueshme, tokë djerr, tokë buke, tokë për duhan, tokë për vreshta, tokë për pyje, tokë për kullota. Toka të reja. Tokë e ujitur (nën ujë).
Ubël/la – është një pellg a gropë e madhe me ujë shiu në mal, zakonisht për të paitur bagëtitë. Kraja ka shumë ubla dhe konsiderohet vendi i ublave. Uji i ublave në Krajë përdoret edhe në amvisëri. Nuk ka vendbanim në Krajë që nuk ka ubla. Mungesa e ujit në këtë trevë ka qenë gjithmonë, siç është edhe sot e gjithë ditën.
Zagën/a – është pjesë are e ngushtë dhe e gjatë, pak e ngritur në mes, që ka në të dy anët vija kulluese. (Fund)