
Emërvendet (toponimet) dhe mikrotoponimet në Krajë janë pasuri gjuhësore onomastike që duhet studiuar nga ekspertë të fushës. Unë bëra vetëm shënimin dhe disa sqarime të vogla që hasa në terren, pa patur pretendime që të bëj studim.
Ndër mikrotoponimet e shumtë, veçova “Malbora”, një mikrotoponim unikat (i vetëm, që takohet shumë rrallë), kryekëput autokton shqiptar.
Në vazhdim po japim disa mikrotoponime në katundin Kështenjë të Krajës. Lartësia mbidetare e këtij katundi është 245 m.
- Kraliç (tokë bujqësore dhe pemishte)
- Ni Kashinit (ara/tokë pune)
- Mas Vulsa (ara/tokë pune)
- Bandijer (pyll/agrajë, në gjuhën letrare ograjë)
- Maja Çogut (pyll/agrajë, në gjuhën letrare ograjë)
- Gradesh (pyll/agrajë, në gjuhën letrare ograjë)
- Brinja (ullishtë, tokë e mbjellë me ullinj)
- Nën ubla (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Padvar (bregore shkëmbore)
- Zestranjica (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Mas kishet (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet )
- Vuçidal (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Paknanjiva (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Grobëz (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Masnjiv (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Nazgrada (pemishte, tokë a ngastër e mbjellë me pemë frutore)
- Miudha (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Kasallak (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Zagna (ara/tokë pune, pjesë are e ngushtë dhe e gjatë, pak e ngritur në mes që ka në të dy anët vija kulluese)
- Velakshenjë (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Perlina (ara /tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Pelina (bregore/brinja)
- Tanda ushtarit (vresht/roje vreshti)
- Barishta (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Gurishta (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Koziq (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Kalldica (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Katalec (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Zaburgje (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Parvan (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Te kulla (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Jenarupë (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Drazhdal (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Rupa (pyll/agraja, në gjuhën letrare ograja)
- Paçival (pyll i vogël, korie dhe ograjë)
- Maj Samagarit (pyll, korie/ograjë dhe kodër)
- Qellakfica (ara/tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Mas gllavicash (pyll, korie, ograja)
- Vneshta madhe (vresht)
- Diele (kompleks arash/tokë bujqësore dhe plantacion gështenjash cilësore /gështenja dielaça)
- Kavaçaj (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Zabgjur (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Dubrava (ara/tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
- Qeta (pyll/agraja, rrip i ngushtë toke në faqe të një shkëmbi të pjerrët)
- Lakfica (kodër, lartësia mbidetare 679 m)
- Ublat nalt (kompleks ublash)
- Ublat e pushtme (kompleks ublash)
- Nën ubla (ograja dhe tokë pune, tokë që lërohet dhe mbillet)
- Javardal (ograjë dhe tokë pune, tokë që lërohet e mbillet)
Burimi i informacionit: Tahir Brahimi Milla, bujk i lindur më 1953 në Kështenjë.