Shtrejtimi i naftës ndikon në pothuajse çdo gjë

Inflacioni global është një tematikë e cila po sillet dhe risellet nëpër rubrikat e shumë gazeteva dhe të mediave online e audio-vizuale të vendit, rajonit, Evropës dhe botës. Rritja e inflacionit në periudhën e ardhshme ka ngre shqetësim për shumë ekspertë të disa kompanive evropiane të autobusëve dhe udhëtimeve, por edhe të autoriteteve të kërkimeve të karburanteve për shkak se Bashkimi Evropian do të ndërpresë lidhjet e tij energjetike me Rusinë, që konsiston në ndalimin e importeve të naftës siç është karburanti dhe produktet e tjera të cilat prodhohen nga nafta bruto në rafineritë ruse.
Në një artikull që Zëri i Amerikës ia ka kushtuar ditë më parë kësaj çështjeje, theksohet se ky ndalim i BE-se hyri në fuqi më 5 shkurt, ndërsa vjen pas embargos ndaj qymyrit dhe shumicës së prodhimeve të naftës nga Rusia.
Artikulli vijon duke nënvizuar se ky ndalim nga ana e bllokut 27-anëtarësh ka rreziqe, sepse çmimet e naftës janë rritur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa këto çmime mund të rriten sërish për karburantin që luan një rol kyç për ekonominë globale.
Në lidhje me këtë çështje, njëri ndër përfaqësuesit e kompanisë gjermane të autobusëve dhe udhëtimeve është shprehur: “Ne po shpenzojmë shumë para për të qenë në gjendje të ofrojmë shërbimet tona”.
Në këtë artikull theksohet se shtrejtimi i naftës ndikon në pothuajse çdo gjë, pasi që shumica e gjerave që njerëzit blejnë ose hanë, transportohen me kamionë të cilët kryesisht punojnë në naftë duke mundësuar kështu funksioninim e pajisjeve të fermave, autobusëve të qytetit dhe pajisjet industriale dhe kështu duke ndikuar në rritjen e inflacionit i cili ka vështirësuar jetën në nivel global.
Ndër të tjera, duke u ndalur tek pyetja se a do të rrisë kjo embargo çmimet e naftës për karburant, Zëri i Amerikës thekson se Evropa mund të kërkojë burime të reja për shkak se nafta shitet globalisht, si në SHBA, Indi ose në vende të Lindjes së Mesme dhe nëse kjo shkon pa probleme, atëherë ndikimi në çmime mund të jetë i përkohshëm.
“Evropa tashmë pothuajse ka përgjysmuar importet ruse të naftës, nga 50% e importeve totale para luftës në 27%. Furnizuesit amerikanë kanë rritur dërgesat në nivele rekord, nga 34.000 fuçi në ditë në fillim të vitit 2022 në 237.000 fuçi në ditë deri më tani, sipas “S&P Global”, theksohet në këtë artikull.
Ndërkaq, zyrtari më i lartë i energjisë i BE-së, Kadri Simson ka thënë se tregjet kanë pasur kohë të përshtaten pasi ndalimi u njoftua në qershor dhe se evropianët gjithashtu duket se kanë rezervuar naftën ruse përpara afatit me importet që janë rritur muajin e kaluar.
“Ekziston një faktor ndërlikues: Grupi i Shtatë vendeve të mëdha demokratike po e diskutojnë vendosjen e një çmimi tavan për naftën ruse (dizel) që shkon në vende të treta, ashtu siç bënë për naftën e papërpunuar ruse. Ashtu si me naftën e papërpunuar, ideja është që të krijohet mundësia që edhe dizeli rus të vazhdojë tregtimin në tregjet botërore, por të reduktojë të ardhurat që përfiton Moska”, thekson artikulli.
Sipas të njëjtit artikull, nëse çmimi tavan funksionon siç pretendohet, flukset globale të naftës duhet të riorganizohen me Evropën që duhet të gjejë furnizues të rinj dhe me naftën ruse të gjejë klientë të rinj pa një humbje të madhe të furnizimit. Por është e vështirë të thuhet se si do të funksionojë çmimi tavan pa e ditur se ku do të vendoset çmimi dhe nëse Rusia do të hakmerret duke ndaluar dërgesat.
Ndërkaq edhe Hedi Grati, kreu i kërkimeve të karburanteve dhe rafinerive për Evropën në “S&P Global Commodity Insights”, është shprehur se përderisa eksportet ruse janë të kufizuara mund të shkaktojnë telashe në të gjithë procesion e riorganizimit .
“Evropa do të konkurronte me importues të tjerë të mëdhenj dhe kjo do të shkaktonte presion në rritje mbi çmimet”, ka thënë Grati.
Artikulli vazhdon më tutje duke pasqyruar se çfarë ndimi do të kishte një çmim tavan, çfarë ndodhë nëse benzina bëhet më e shtrenjtë dhe çfarë mund të shkojë keq?!

t. u.

Të fundit

më të lexuarat