Sanell Balliq zgjedhet kryetar i ri i Komunës pas dorëheqjes së kryetares aktuale të Komunës, Anella Çekiq

Guci – Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, ka thirrur seancën e parë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës për vitin 2023, me propozim të rendit të ditës prej gjithsej dy pikash: 1. Propozim vendimi për shkarkimin e kryetares së Komunës së Gucisë, dhe 2. Propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Gucisë.
Në seancën në fjalë, e cila është mbajtur të premten më 22 shtator 2023, në sallën e Kuvendit të Komunës, në të cilën kanë qenë të pranishëm 28 këshilltarë prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi, me rastin e hapjes së saj, kryetari i Kuvendit, Hasangjekaj, të pranishmit i ka njoftuar se ca orë para fillimit të seancës nga Këshilli i PSD-së me shkresë me shkrim është njoftuar se kryetarja aktuale e komunës, Anella Çekiq, e cila është nga radhët e këtij subjekti politik, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetares së Komunë së Gucisë, të cilin e ka kryer deri më tani dhe se në këtë seancë Kuvendi ka për detyrë të konstatojë dorëheqjen e saj.
Përkitazi me këtë, kryetari i Kuvendit, këshilltarëve të pranishëm ua ka bërë me dije se seanca për shqyrtim do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës – Propozim vendimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Gucisë, i cili është miratuar me 24 vota “Për”, 1 “Kundër” dhe 3 “Të përmbajtur”. Ai pastaj ka dhënë pushim 15-minutësh në mënyrë që Komisioni komunal për zgjedhje dhe emërime të mbajë takimin konsultues dhe propozojë kandidatin e mundshëm për kryetar të ri të Komunës së Gucisë.
Në vazhdimin e punës pas pushimit 15-minutësh, në seancë janë kthyer për pjesëmarrje të punës së saj 20 këshilltarë nga të gjitha subjektet politike që participojnë në Kuvend, mu të gjithë ata të cilët mbështetën dhe përkrahën iniciativën për shkarkimin e Anella Çekiq nga funksioni i kryetares së Komunës së Gucisë, për shumë shkaqe dhe veprime të paligjshme në punën e saj tetë vjeçare në këtë post, e iniciativa për shkarkim u ngjallë kurajë para katër ditësh në parimin kundër ligjor shkarkoi nga funksionet dy sekretar nga radhët e Partisë Boshnjake, sekretarin e Sekretariatit për ekonomi, zhvillim e financa dhe sekretaren për pune të përgjithshme të komunës.
Në emër të Komisionit të komunës për zgjedhje dhe emërime, këshilltarja e pavarur në Kuvend, Dr. Harisa Llalliçiq, e kandidat për kryetar të ri të komunës së Gucisë ka propozuar këshilltarin nga radhët e Partisë Boshnjake, Sanell Balliq, i cili njëherazi është kryetar i Këshillit komunal të partisë politike që i përket. Meqenëse propozime të tjera nuk ka pasur, në votimin e hapur me aklamacion, 20 këshilltarët e pranishëm: 7 të Koalicionit të partive shqiptare “Bashkë për Gucinë”, 6 të Socialdemokratëve, 2 të Partisë Boshnjake, 2 të PDS-së, 1 të PSD-së, 1 të PSP-së dhe 1 të këshilltares së pavarur, me vota “Për” e kanë mbështetur dhe përkrahur zgjedhjen e Sanell Balliqit në funksionin e kryetarit të ri të Komunës së Gucisë deri në fund të mandatit të qeverisjes lokale.
Me dorëheqjen e kryetares së deritanishme të Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, qeverisja lokale ka pasuar ndryshime, tani ajo përbëhet prej 21 këshilltarëve, 20 prej të cilëve e mbështetin zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës, kurse opozitën prej tani e përbëjnë 8 këshilltarë të PDS-së dhe 1 këshilltar i Partisë Boshnjake.
Kryetari i ri i porsazgjedhur i komunës i emocionuar dha betimin solemn të cilin të nënshkruar ia dorëzoi kryetarit të Kuvendit. Ai në fjalën e rast ndër të tjera ka konfirmuar se do të është kryetar i gjithë qytetarëve të Komunës së Gucisë.
Përndryshe, kryetari i ri i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, është i lindur në vitin 1990 në Beran. Shkollën fillore e ka kryer në Guci, të mesmen në Plavë, kurse Fakultetin e makinerisë – dega e komunikacionit pranë Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë. Është inxhinier i diplomuar i komunikacionit. Deri më tani ka kryer punët e inspektorit komunal në Sekretariatin për punë të inspektimit të Komunës së Gucisë. Jeton në Guci me bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat