Plavë – Në Plavë, është mbajtur konferenca e parë me rastin e IPA Projektit “Promovimi i qëndrueshmërisë së përdorimit të bimëve mjekuese dhe aromatike për avancimin e ekzistencës jetësore dhe ruajtjes së biodiversitetit”, të cilin Komuna e Plavës e realizon bashkë me Komunën e Tropojës të Republikës së Shqipërisë, si dhe OJQ-të “Qendra për integrime demokratike e zhvillim” dhe “Alpet Shqiptare”.
Me këtë projekt, banorët e trevave tejkufitare të komunave të Tropojës dhe Plavës trajnohen mbi njohjen e llojeve të bimëve mjekuese dhe aromatike të kësaj treve, me mënyrat e mbledhjes së drejtë dhe qëndrueshmërisë së tyre, kurse kapacitetet e institucioneve përkatëse publike, janë fuqizuar për mundësinë e përcjelljes së përpiktë të gjendjes së popullatës së llojeve medicinale – aromatike, në territoret e këtyre dy komunave.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën e rastit ka theksuar se komunës i mbetet obligim që të rritë nivelin e investimeve në infrastrukturë dhe të krijojë kushte për zhvillim të aktivitetit ekonomik për t’ua mundësuar qytetarëve kushtet më të mia të jetës në Plavë.
“Besoj që IPA fondet paraqesin instrument të shkëlqyer për arritje të atyre qëllimeve. Projekti të cilin momentalisht e realizojmë, e ka të bëjë me eksploatimin ekonomik të bimëve mjekuese dhe aromatike, në mënyrë të qëndrueshme, tregon se si mund t’i shfrytëzojnë fondet e Bashkësisë Evropiane për zhvillim dhe promovim të aktivitetit ekonomik në lëmit (fushat) për të cilat kemi përparësi komparative”, ka theksuar kryetari Canoviq.
Shefja e Sekretariatit të përbashkët teknik të programit të bashkëpunimit tejkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë, Sonja Todoroviq, u është drejtuar të pranishmëve dhe i ka njoftuar mbi bazat e projektit.
“Projekti ka për qëllim që të përmirësojë mbrojtjen e biodiversitetit dhe të bimëve mjekuese dhe aromatike në trevën qëllimore përmes avancimit të diturisë, praktikës së mbledhjes (grumbullimit) dhe praktikës së përpunimit të bimëve, dhe të kontribuojë në shfrytëzim të qëndrueshëm të potencialit të bimëve mjekuese dhe aromatike për ekonomi lokale të trevës tejkufitare. Projekti zbatohet që një vit, kurse janë kryer shumë aktivitete, dhe jam optimiste se të gjitha aktivitetet në vazhdë, me sukses do të realizohen dhe në këtë emër u dëshiroj punë të mbarë dhe vazhdim të suksesshëm të projektit dhe çdo fat gjatë atij procesi”, ka thënë zonja Sanja Todoroviq.
Menaxheri i Komunës së Plavës, i cili njëherazi është edhe menaxhues i projektit, Merdin Purishiq, në fund të konferencës ka prezantuar detajet (hollësitë) e projektit. Gjatë prezantimit, të pranishmëve ua ka përafruar qëllimet, aktivitetet dhe rezultatet e projektit.
“Mali i Zi humbë burimet e rëndësishme të të ardhurave me mosruajtjen dhe me mosvalorizimin e thesarit të vet natyror. Me promovimin e projektit, ruajtjen dhe valorizimin e bimëve mjekuese dhe aromatike të kësaj hapësire përmes aktiviteteve të projektit, do të ruhet biodiversiteti dhe do të përmirësohet ekzistenca e jetës së qytetarëve të Plavës dhe të Malit të Zi”, ka theksuar në fjalën e rastit menaxheri Purishiq, duke shtuar në fund se “Komuna e Plavës me partnerët nga Shqipëria do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim të ruajtjes së potencialeve natyrore të këtyre hapësirave dhe të daljes së përbashkët në treg”.
Sh. Hasangjekaj