Plehu, resurs ekonomik

Guci – Në mesin e 400 “Zero Waste” qytetesh botërore së shpejti do të mund të jetë edhe Gucia. Në këtë qytezë, ka filluar realizimi i projektit, me të cilin deponitë do të bëhen e kaluar, ndërsa mbeturinat resurse ekonomike, në vend të problemit ekologjik.
Emërtimin e qytetit me “Zero mbeturina” së pari në Mal të Zi do ta fitojë Gucia. Duke falënderuar programin “Qytetet pa mbeturina”, qyteza në fjalë, së shpejti do të mund të sigurojë kushtet që plehun ta shfrytëzojë si resurs. Të gjitha këto, në kuadër të vendosjes së menaxhimit “qarkullues” me mbeturina në vend të të deritashmit “linear”. Projektin ambicioz e zbaton Organizata “Zero Waste Montenegro”, në partneritet me Agjencinë zhvillimore rajonale “RRA Bijelasica, Komovi i Prokletije” (AZHR Bjellasicë, Komet dhe Bjeshkët e Nëmura). Mbështetja financiare është siguruar nga Bashkësia Evropiane përmes IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
“Gucia bëhet ‘Zero Waste qytet’. Koha është që deponitë t’i dërgojmë në të kaluar. Para së gjithash duhet zvogëluar sasinë e mbeturinave të cilën e prodhojmë përmes përdorimit të serishëm dhe zmbrapsjes së ambalazhës për përdorim të njëhershëm. Atë mbeturinë të cilën e prodhojmë e riciklojmë ose e kompostrojmë. Projekti gjithsej do të zgjasë dy vjet dhe planifikojmë që sistematikisht ta ndërrojmë sistemin e menaxhimit me mbeturina në këtë komunë”, ka deklaruar për media koordinatorja e projektit Emina Adroviq.
Siç ka shpjeguar ajo, përmes projektit është planifikuar vendoja e sistemit të mbledhjes (grumbullimit) të mbeturinave prej derës në derë në pesë fraksione të ndryshëm. Po ashtu edhe kompostrimi, përgatitja e qendrës për ripërtëritjen e materialit dhe shumë aktivitete tjera të cilat do të shpien deri te qëllimi. Në vazhdë është edukimi i gucianëve mbi mënyrën e re të raportit ndaj mbeturinave dhe mjedisit jetësor, thotë koordinatorja Adroviq. Grup qëllimor janë të gjithë prej më të rinjve, deri te më të moshuarit.
“Në Guci është formuar Këshilli konsultativ i përbërë nga personalitetet lokale të cilët merren me veprimtari publike. Janë zhvilluar anketa dhe bërë analiza detaje të mbeturinave të mbledhura nga amvisëritë, e para pak kohe, kemi mbajtur edhe pesë punëtori edukative. Mirëpo, ky është tek fillimi. Ekzistojnë shumë komuna të suksesshme të zero mbeturinave të cilat gjenden në viset rurale, ku vërtetë janë krijuar sistemet e qëndrueshme ideale. Ajo që Gucia ka nga bukuritë natyrore meriton vetëm sistemi ‘qarkullues’ i trajtimit të mbeturinave. Shpresojmë që projekti do t’i jep vrull eadhe turizmit të qëndrueshëm”, ka konfirmuar zonja Adroviq në prononcimin për media.
Ajo thekson se prioritar është fakti që komuna ka Diasporën e shumë numërt “e cila veç jeton sipas parimit të zero mbeturinave ose të modeleve të ngjashme në shtetet e zhvilluara perëndimore”. Prioritet bashkëpunimi i tyre është mbështetja dhe përcjellja e përvojave. Koordinatorja Adroviq, është e kënaqur edhe me bashkëpunimin me administrimin lokal dhe me mënyrën në të cilën kanë pranuar atë ide. Ajo tregon se komunat e “Zero mbeturinave” kanë kushtet “të jenë ekonomikisht të qëndrueshme, të krijojnë punë të reja, me më mençuri të menaxhojnë me resurse, të kursejnë para, etj.”.
Sipas hulumtimit i cili i ka parapri projektit, amvisëritë në Komunën e Gucisë për një javë prodhojnë 1,5 deri në 50 kg mbeturina. Hulumtimi ka treguar edhe se ka më së shumti mbeturina organike, më se një të tretën, e më pastaj plastikë dhe letër. Nga ana tjetër, ndërmarrjet guciane të cilat kanë qenë të kyçura në hulumtim për të njëjtën periudhë prodhojnë prej 10 deri në 700 kg plehra.
“Në Komunën e Gucisë, vetëm një kompani dhe 13% të amvisërive kompostirojnë mbetjet e ushqimit, barin e kositur dhe degët e drunjve. Të gjitha kompanitë dhe amvisëritë e kyçura në hulumtim kanë theksuar se më se 80% të mbeturinave të veta i stivojnë në deponi, janë këto ca prej rezultateve të hulumtimit”, ka përfunduar deklaratën e vet zonja Emina Adroviq.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat