
Plazhi në Gjirin e Valdanosit, me peizazhin magjepsës, këto ditë është i mbushur me vizitorë, turistë të shumtë nga të gjitha anët e botës. Ky plazh shndërrohet gjatë verës në një botë në miniaturë.
Për këto bukuri të Gjirit të Valdanosit dhe plazhin magjepsës vijnë turistët nga çdo cep i botës, vendas e mërgimtarë të shumtë e frekuentojnë pikërisht këtë plazh. Trashëgiminë natyrore të gërshetuar me atë kulturore, ullishtën mijëvjeçare, krojet e vjetër si pasuri e paçmuar e Ulqinit si dhe mbarë njerëzimit i gjen pikërisht këtu në Gjirin e Valdanosit.
Se sa kontribuojmë ne në mirëmbajtjen, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, e vëren çdo plazhist dhe vizitor i cili ka zgjedhur t’i kalojë pushimet në Ulqin këto ditë.
Ndërtimi i egër ilegal në perlën e Ulqinit nuk ka të ndalur, krojet në shkatërrim, askush nuk po vë dorë në restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Një pjesë e plazhit është e sistemuar me çadra dhe shtretër plazhi, restorant ku u shërbehen lëngje e ushqime vizitorëve të shumtë, aty ku nxirret leku, ku ka vënë dorë investitori privat. Ndërsa pjesa tjetër e plazhit – me mbeturina të shumta të deponuara me vite nga rrjetat e peshkatarëve të papërgjegjshëm, turistët, vendasit e të gjithë me radhë. Mungojnë koshat për mbeturina, vetëdija, vullneti se dhe kjo pjesë e plazhit është pasqyrë e pushtetit lokal, pasqyrë e çdo ulqinaku, pasqyrë e qiramarrësit të plazhit, e cila duhet të mirëmbahet e të vendosen koshat për mbeturina
Apeloj te pushteti vendor që të vë dorë, sepse është momenti i fundit që t’i ruajmë dhe t’i trashëgojmë këto bukuri që na i lanë trashëgim stërgjyshërit tanë. Këto kroje të shndërrohen në pika turistike, të shënohen në harta, të restaurohen rrugët me kalldrëm në mënyrë që vizitorët të kenë qasje ndaj kësaj trashëgimie kulturore. Rruga që të çon deri te Gjiri i Valdanosit të mirëmbahet, të pastrohet nga shkurret në pjesën anësore të saj.
Një pjesë e plazhit është e sistemuar me çadra dhe shtretër plazhi, restorant ku u shërbehen lëngje e ushqime vizitorëve të shumtë, aty ku nxirret leku, ku ka vënë dorë investitori privat. Ndërsa pjesa tjetër e plazhit – me mbeturina të shumta të deponuara me vite nga rrjetat e peshkatarëve të papërgjegjshëm, turistët, vendasit e të gjithë me radhë. Mungojnë koshat për mbeturina, vetëdija, vullneti se dhe kjo pjesë e plazhit është pasqyrë e pushtetit lokal, pasqyrë e çdo ulqinaku, pasqyrë e qiramarrësit të plazhit, e cila duhet të mirëmbahet e të vendosen koshat për mbeturina. Mos t’i akuzojmë turistët. Jemi ne shkurtpamës që nuk po mendojmë se turisti vëzhgon e fotografon çdo pjesë, ia vret syrin pakujdesia jonë e posaçërisht pastërtia e plazheve duhet të jetë në nivel. Nuk do shumë punë, duhet vetëm vullnet e largpamësi.
Se sa kontribuojmë ne në mirëmbajtjen, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, e vëren çdo plazhist dhe vizitor i cili ka zgjedhur t’i kalojë pushimet në Ulqin këto ditë.
Ndërtimi i egër ilegal në perlën e Ulqinit nuk ka të ndalur, krojet në shkatërrim, askush nuk po vë dorë në restaurimin dhe mirëmbajtjen e tyre
Të vëmë dorë nëse duam turizëm, nëse duam të na kthehen vizitorët e shumtë të Ulqinit. Këtë vit i pritëm me rrugë me gropa, me grumbuj mbeturinash në çdo cep, me kolona automjetesh dhe radhë pritjeje, me çmime të luhatshme etj..
Ka ardhur koha që çdo qytetar, individ të punojë në të mirë të qytetit, ardhmërisë sonë, në të mirë të mysafirëve që po na nderojnë me ardhjen e tyre. Shumë familjarë ulqinakë e kemi ekzistencën prej turizmit. Për këtë duhet që Ulqinin ta shndërrojmë në një perlë të turizmit – të kulturuar, të qëndrueshëm, të dëshirueshëm për çdo vizitor nga çdo skaj i botës.
Të kontribuojmë të gjithë në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Resurset natyrore turistike t’i begatojmë, mirëmbajmë, sepse natyra na ka dhuruar perlën më të bukur në botë – Ulqinin!