Oda e kapedanëve

Gani Karamanaga

Rrëfimi 1
Oda e kapedanëve
Shtëpia e parë e familjes Peku ishte në rrugicën e cila shkon prej Rane për lagjen Prroni. Në katin e dytë ka pasur një dhomë të madhe me tavanin karakteristik me rezbari dhe dekorime orientale.
Kjo ishte oda e kapedanëve.
Aty janë mbledhur kapedanët para se të shkojnë në lundrim në det. Zakonisht në Xhaminë e Detarëve në Ranë kanë falur dy rekat namaz dhe atëherë janë nisur.
Po aty, në odën i kapedanëve janë mbledhur edhe tregtarët e njohur për të folur për punë, marrëveshje.
Familja Peku-përmbytja e anijes “Hullusije”
Fillimi i shekullit XX. Anija “Hullusije” e pronarit kapedan Shaqir Peku po i afrohet Gjirit të Ulqinit. Papritmas në hyrje të gjirit çoji furtunë e madhe: deti u trazua, erë e shi, dallgët e mëdha. Kapedan Shaqiri e drejtoji anijen nga hyrja në mendreq. Por, valët e mëdha e ndaluan ecjen e anijes. Kapedani vendosi që katër detarë të dalin me sandale në breg-në plazh. ai qëndroi të luftonte me furtunë.
Ishte ditë: njerëzit u mblodhën për ta shikuar luftën e kapedan Shaqir Pekut me stuhi, me valë të mëdha.
Duke iu afruar mendreqit një dallgë e madhe e përmbysi barkën. Të pranishmit u munduan ta gjejnë kapedan Shaqirin.
Por, nuk e gjetën. Valët e mëdha kthyese , me siguri e kishin larguar në humbësirat e detit.
Kapedan Shaqir Peku nuk u gjet kurrë.

Rrëfimi 2
Në spitalin e Tivarit

Ishte fillimi i shtatorit të vitit 1969. Në spitalin e Tivarit sa kisha filluar stazhin e obliguar mjekësor. Reparti i parë ku punova ishte kirurgjia.
Në dhomën 1 erdhi pacienti me dhimbje stomaku. Ishte ky detari nga Ulqini Xheladin Peku , njeri i qetë e i durueshëm.
Xheladini i vogël mbeti herët pa prindër. Nëna i ndërroi jetë kur kishte 4 vjet. Edhe babai e la në moshën 7 vjeçare.
Të afërmit e tij Sulejman-Mano dhe Mejreme Peku e morën për të jetuar me ato. Këta nuk kanë pasur fëmijët e vet.

Erëfimi 3
Enver Peku-biografia

Lindi në Ulqin. Babai Xheladin Peku dhe nëna Hafize. Ishin katër vëllezër: Shaqiri, Sulejmani-Mani, Ruzhdi , Enveri. Motra Meshqyre.
Shkollën fillore e përfundoi në Ulqin. Të mesmen për hotelieri në Kotor në vitin 1964, kurse Shkollën e lartë gjithashtu për hotelieri në Sarajevë në vitin 1968.
Mandej shkoi në shërbimin ushtarak në Danilovgrad dhe Titograd.
I kujtohet:
Në vitin 1969 rrëzimi urës sipër lumit Moraça në Titograd. Ka pasur më tepër se dhjetë të lënduar. Ushtarët ku ishte edhe Enveri ndihmuan për t’i nxjerrë të lënduarit prej Moraçe.
Për këtë angazhim morën mirënjohjen-kollaj nënë “Josip Broz Tito”, si edhe 10 ditë pushim në shtëpi.
Emigrimi
Në vitin 1991 emigron në Zvicër.
E pyeta:
Pse ike?
Enveri shprehet:
“ Ishin kohëra të vështira, nuk jam pajtuar me atë situatë në qeverinë tonë, kam shkuar për një jetë më të mirë”.
Largimin nga vendlindja do ta përjetoj vështirë ka ardhur shpesh në Ulqin.
“Kur i afrohesha Ulqinit te Krruçi, zemra më rrihte ma shpejtë, gëzimi, malli”/
Enveri vazhdon emancipimin, do të shkollohet në Gjenevë. Mëson për art. Fotografi, bëhet anëtar i shoqatës të manekinëve. Ka pasur rezultate të mira në manifestime të ndryshme.

Rrëfimi 4
Ndihma humanitare për Shqipëri

Gjatë punës së tij në Zvicër bëhet anëtar i Shoqatës humanitare zvicerano-shqiptare.
“Tri vjet me radhë kemi dërguar ndihma për Shqipëri. Në vitin 1993 kemi ardhur me tre kamionë të mëdhenj deri në Kopar-Slloveni.
Mandej me traget deri në Portën e Durrësit. Gjithashtu i kemi dërguar edhe tre furgonë falas, dy i kemi lënë në Tiranë, e një e kemi dërguar në Shkodër.
Për këtë angazhim kam pasur takim me ministrin e Shqipërisë për Punë me Diasporë.”

Rrëfimi 5
Çështja kombëtare dhe fetare

Enver Peku e flet gjuhën shqipe rrjedhshëm, më theks interesant i cili nuk i takon të folmes shqipe në Ulqin. Kur e vërejta këtë gjë ai shprehej:
“Në Shkollën fillore në Ulqin ishte profesori i Gjuhës Shqipe Hasan Gorana.
Atij i takojnë merita për gjuhën time shqipe. Edhe më vonë, në Zvicër e kam ruajtur dhe ngritur të folmen time shqipe.
Kam qenë edhe në Shqipëri shumë herë dhe kontaktet e mia të vazhdueshme me të gjithë shqiptarët”.
Vazhdova:
“Ti, Enver je edhe besimtar i madh, ke qenë edhe në Qabe-Meke..”
Enveri u përgjigj:
“Sa i takon çështjes fetare, gjyshi im prej nënës Mulla Ahmet Brashnjani, ka qenë imam në Xhaminë e Bregut. Nëna jonë Hafizja na ka çuar në mekteb mua edhe vëllain Ruzhdin”
Enveri i ka mbjellë tri palma të mëdha në kopshtin e Xhamisë në Ranë.
Në fund
Enver Xheladin Peku pasardhësi i familjes të vjetër detare në Ulqin. Anëtarët e kësaj familje janë sot edhe në Durrës dhe Tiranë.

Të fundit

më të lexuarat