Një shembull i mirë për t’u ndjekur, vlerësuar dhe përkrahur

Lindita Suka është njëra nga anëtaret e Shoqatës, e cila punën e saj e nisi si hobi, ndërsa sot ajo thotë se është mundësi e mirë për të ringjallur traditën në fushën e artizanatit artistik, si një mundësi për rritjen e punësimit, mirëqenien ekonomike dhe ruajtjen e traditës

Ulqini është një qytet me tradita të hershme në fushën e punimeve artizanale, por gjatë transicionit dhe zhvillimeve teknologjike artizanati është lënë pas dore, një pjesë e punimeve artizanale pothuajse janë harruar dhe po zhduken. Sot janë të rralla femrat nga Ulqini dhe rrethina e tij që punojnë në vek, qëndisin, thurin çorapë, xhupa, qilima të mrekullueshëm siç punonin nënat dhe gjyshet tona. Anëtaret e Shoqatës po e vazhdojnë traditën në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë sonë kulturore, duke ndërthurur të kaluarën me të renë, kësisoj duke ndikuar në begatimin e ofertës turistike. Krahas angazhimeve të tyre familjare, ato me punën e tyre të palodhur po bëjnë një punë të shkëlqyer në përgatitjen e produkteve nga vaji i ullirit, fiku, shega si frut autokton, në ruajtjen e specialiteteve tradicionale të kuzhinës ulqinake, anamalase, krajane…

“Janë këto punime të cilat punohen me shumë dashuri, që të sjellin kënaqësi kur turisti të tregon se ka ardhur enkas nga Budva, Kotorri… dhe të thotë që kemi lexuar për ju në Google Maps dhe kemi ardhur këtu të tregtojmë. Është kjo arsyeja që të shton vetëbesimin se puna që po bëjmë ne, turistët dinë ta vlerësojnë”, thotë Lindita

Përveç kuzhinës po ndërthurin edhe punimet artizanale të qëndistarisë. Lindita Suka është njëra nga anëtaret e Shoqatës, e cila punën e saj e nisi si hobi, ndërsa sot ajo thotë se është mundësi e mirë për të ringjallur traditën në fushën e artizanatit artistik, si një mundësi për rritjen e punësimit, mirëqenien ekonomike dhe ruajtjen e traditës. “Ne duam t’i nxisim të rejat të mbajnë gjallë, trashëgojnë këtë traditë shekullore dhe unike të vendit tonë. Vetëm duke ua përcjellur të rejave dijet dhe përvojat në fushën e artizanatit do të mundemi të mbajmë gjallë traditën shekullore dhe unike të vendit tonë. Është momenti i fundit se shumë gjyshe, nëna, s’i kemi më. Me to po na vdes edhe trashëgimia kulturore që një popull e mban gjallë”, shprehet ajo. Për prodhimin e vajit të ullirit dhe të pashtetës nga ulliri, Lindita u shpërblye këtë vit (1 prill 2023) në edicionin e 25-të të Manifestimit Ndërkombëtar të Ullishtarëve dhe Prodhuesve të Vajit “Noqnjak” në Kroaci me mirënjohje për cilësinë e vajit të ullirit dhe pashtetave nga ulliri i bluar dhe i përgatitur me delikatesë. Turistët janë rikthyer tani për të tregtuar vajin, pashtetat, fikun, produktet nga fiku, ëmbëlsirat me fiq, livandën, vajin e kantarionit, qeset me livandë, rozmarinë, strajcat e qëndisura me motive autoktone dhe qëndisje të personifikuara etj.

“Ne duam t’i nxisim të rejat të mbajnë gjallë, trashëgojnë këtë traditë shekullore dhe unike të vendit tonë. Vetëm duke ua përcjellur të rejave dijet dhe përvojat në fushën e artizanatit, do të mundemi të mbajmë gjallë traditën shekullore dhe unike të vendit tonë. Është momenti i fundit se shumë gjyshe, nëna, s’i kemi më. Me to po na vdes edhe trashëgimia kulturore që një popull e mban gjallë”, shprehet ajo

“Janë këto punime të cilat punohen me shumë dashuri, që të sjellin kënaqësi kur turisti të tregon se ka ardhur enkas nga Budva, Kotorri… dhe të thotë që kemi lexuar për ju në Google Maps dhe kemi ardhur këtu të tregtojmë. Është kjo arsyeja që të shton vetëbesimin se puna që po bëjmë ne, turistët dinë ta vlerësojnë”, shprehet Lindita. Më 7 gusht 2023, Linda ishte mikpritëse e anëtarëve të shoqatës italiane “Associazione Ritmi e Danze dal Mondo”. Ishin plot 30 vetë që u mikpritën, gostitën me produkte tradicionale të përgatitura nga duart e arta të Linditës dhe aktivisteve të shoqatës, të cilat për mysafirë përgatitën ushqime tradicionale, ekspozuan produktet artizanale. Mysafirët veçuan atmosferën e këndshme, ushqimet e shijshme si diçka të paharrueshme. “Kënaqësia ishte e dyfishtë se ne patëm me çka të mburremi para mysafirëve italianë, ku në shprehje erdhi mikpritja tradicionale shqiptare, këtë radhë në familjen Sukaliq…” Pyetja që shtrohet është: Po ne si shoqëri, sa i përkrahim këto aktivitete, këto duararta, aktiviste që po punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në ngritjen e ofertës turistike, në rritjen e ekonomisë familjare, hapjen e mundësive për vetëpunësim të të rinjve dhe të rejave?!

Lumnije Bisha

Të fundit

më të lexuarat