Nikollë Gjonaj gjithmonë do të nderohet

Nikollë Gjonaj i takon atij grupi të rrallë të njerëzve me më autoritet. Si pajtimtar i gjaqeve në Malësi pajtoi shumë familje në ngatërresë. Në tubimin në Malësi në vitin 1970, kur themelohet Besëlidhja e Malësisë, zgjidhet kryetar i saj për krahinat Hot, Grudë, Triesh, Kojë, Fundna dhe Tuz, falë së cilës u ndaluan shumë hakmarrje dhe u vu pikë në Kanunin e Lekë Dukagjinit gjashtë shekuj të vjetër “ sy për sy, dhëmb për dhëmb, gjak për gjak”

Gjekë Gjonaj

Emri i Nokollë Lucë Keqit Gjonaj nga fshati Drume i malit të Hotit të Malësisë është i njohur jo vetëm në mesin e shqiptarëve, por edhe të popujve të tjerë në ish-Jugosllavi. Vëmendjen e opinionit ( popullit) e tërhoqi që në moshën 15-vjeçare, kur i bashkëngjitet Lëvizjes Popullore Nacionalçlirimtare, nga fundi i vitit 1942 dhe fillimi i vitit 1943. Edhe pse në moshë shumë të re merr pjesë në çlirimin e Tuzit, në radhët e Brigadës së 22-të shqiptare. Që atëherë e dëshmoi shpirtin e tij çlirimtar për liri e për pavarësi. Në luftë u tregua guximtar e trim. Në paqe u dëshmua si paqedashës me vlerat më të ndritshme dhe më të larta të dinjitetit njerëzor. Gjithmonë në shërbim të popullit dhe të interesit të përgjithshëm publik. U rrit, u edukua, u formua dhe u arsimua me nder. Me nder jetoi gjithë jetën e tij të gjatë. Lindi më 7 nëntor të vitit 1926 në Drume të Hotit , Komuna e Titogradit . U rrit në kohën e tronditjeve të paraluftës. Në moshë të re mbetet pa baba, të cilin e pushkaton Ushtria e Mbretërisë së Kroatëve dhe Sllovenëve. Furtuna e luftës ia ndërpreu lojërat e fëmijërisë dhe ua zuri frymën vizioneve të jetës.
Ky burrë i ndershëm e zëmadh, në Malësi e më gjerë, do të përmendet gjithmonë për të mirë. I këtillë ishte edhe në kohën e paraluftës edhe të luftës edhe pasluftës Gjithnjë aktiv për të mirën e banorëve të Malësisë dhe të gjithë qytetarëve të shtetit në të cilin jetoi. Ishte dhe mbeti person i dalluar edhe si drejtues i zhvillimit të ardhshëm të shoqërisë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat