Guci – Të martën, më 13 qershor 2023, ka përfunduar Kampi ekologjik shtatëditor të cilin e ka realizuar OJQ “Green Home” me partnerët, INCA nga Shqipëria dhe ERA nga Kosova, në Luginën Grebajë, në Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.
Sipas komunikatës së OJQ “Green Home”, kampi në fjalë ka qenë rast për tubimin e studentëve të biologjisë, ekologjisë, por edhe të shkencave të tjera natyrore nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, si dhe fitimi i diturive mbi vlerat e ndryshme të masivit Bjeshkët e Nemuna.
“Përmes ligjëratave interesante, por edhe të vizitës së terrenit të lokaliteteve të ndryshme në kuadër të Parkut Nacional, pjesëmarrësit kanë pasur rast të dëgjojnë ligjërata të personave profesionistë mbi grupet e ndryshme të organizmave dhe të llojeve që e karakterizojnë këtë zonë, por edhe të njihen me visaret kulturore të Plavës dhe të Gucisë”, janë këto theksime të OJQ “Green Home”.
Siç është theksuar, në kuadër të kampit është folur mbi shpendët (zogjtë e Malit Zi me theksim në ata të cilët qëndrojnë (banojnë) në hapësirën e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nëmuna”, e janë të vëzhguar në Liqenin e Plavës.
Pjesëmarrësit në luginën e Bogiqe (Bogiqevicë) të Komunës së Plavës, janë njoftuar me llojet më të mëdha të amfibeve dhe zvarranikëve, si dhe me rëndësinë e tyre në zingjirin e ushqimit. Ndërkaq, në Grebajë pjesëmarrësit kanë dëgjuar dhe mësuar mbi insektet e kësaj zone, të cilët kanë pasur rast edhe t’i grumbullojnë dhe analizojnë. Përveç në terren, florën (bimët) e Bjeshkëve të Nëmuna, pjesëmarrësit i kanë njoftuar në Kopshtin botanik “Vellemun” në fshatin Brezojevicë, jo larg Plavës, nëpër të cilin i ka udhëhequr pronari, profesori i biologjisë, Millutin – Miqo Prashçeviq. Në këtë kontekst, njëri ndër prezantimet me interesant ka qenë i përqendruar në sisorë, të cilët janë të pranishëm në këto treva, konfirmojnë në OJQ “Green Home”.
Në OJQ-në në fjalë, theksojnë se pjesëmarrësit kanë pasur rast që përveç kampit në tenda (Çadra), që për shumë sish ka qenë përvojë e re, janë provuar edhe me alpinizëm, ashtu që pas shtjellimit mbi malet (bjeshkët) të cilat e rrethojnë Grebajën dhe të cilat janë pjesë përbërëse e masivit Bjeshkët e Nëmuna, si dhe rregullave mbi sjelljen (qëndrimin) në bjeshkë e ngjiten në njërin prej majave të Vollushnicës – majën Can, e cila gjendet në lartësinë mbidetare 1876 metra.
Kampi ekologjik është organizuar përmes projektit “Bjeshkët e Nëmuna – mësonjëtore shkencore tejkufitare”, i cili ka pasur për qëllim të fuqizojë marrëdhëniet e mira fqinjësore në zonën e gjerë të Bjeshkëve të Nëmuna përmes forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të studentëve, arsimimit dhe të kërkimeve në të ardhmen, në lëmin e mbrojtjes së natyrës, theksohet në komunikatën e “Green Home”.
Siç theksojnë, projekti është i mbështetur nga Fondi për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të ftesës për paraqitje të propozimit të projekteve rajonale “Mbështetja e promovimit të aktiviteteve të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor.
Shaban Hasangjekaj