Toponim – i, m. (gr. topos – vend + onina – emër) emër vendi (krahine, qyteti, fshati, lumi, përroi, deti, liqeni, are etj.)
Mikrotoponim, makrotoponim, toponimi.
Toponime që kërkojnë shpjegime
Veçmas bregu i detit i Ulqinit ka shumë toponime që tingëllojnë antike, arkaike dhe enigmatike. Janë emra që grishin dhe kërkojnë shpjegime.
T’i radhisim disa: Buna, Ada, Zalli, Shtoji, Gjoli, Gjerana/t, Suka, Pinjeshi, Mozhuri, Mavrijani, Mendra, Valdanosi, Krruçi, Kamizha, Ujtini etj.
Brenda limanit të qytetit janë dy gjire të vogla: Kacemja dhe Mendreqi. Në perëndim, nën Kala, është Kacemja, ishte gji sidomos për kënaqësitë e fëmijëve të Kalasë dhe të Ranës, tash është marinë ku lidhen sandallat. Edhe në Valdanos është një mendreq.
Në lindje, nën Kepin e Sumës, është Mendreqi/ Dikur ishte gji i peshkatarëve me flluga me rrema e tratka, tash shërben për skuterë sportivë të ujit.
Kur, kush, si është ndërtuar, nuk na intereson.
Ne na intereson etimologjia e Mendreqit dhe këtë e gjurmojmë.
Emra shqip apo të huaj?
Kacemja, si shpjegohet?
- Me kacy’ – shpjegon Nebojsha Matoviqi, ranacak- Aty, në Jalli, kemi mësu’ me ba net dhe kemi kacy prej shkamit, Gurit të Zi, në det.
Drejt’
Mendreqi, çka do të thotë? - Vet folja ta tregon: me ndreqë, – thotë i bindur, Gani Vogliqi, kalali.
Arsyetim i gabueshëm. Folja me ndreqë nuk ekziston në të folmen e Ulqinit.
Mikrotoponimi – Mendreqi
MENDREQ, – I m. mikrotoponim, (venec. mandracio), një gji i vogël i ndërtuar, i rrethuar me mure, marinë për anije të vogla, flluga, sanalla dhe meremetimin e tyre.
(Nga: Peshqit e detit tonë).
Mandraq – në gjuhën malazeze
- Mendreqi a është fjalë malazeze apo ulqinake?
- As malazeze as shqipe, përgjigjet Nebojsha Matoviqi, njeri me kulturë të gjerë. Duhet të jetë nga ndonjë gjuhë latine e re, thotë.
- Pa menduar, më shpjegon me gojë, pastaj ma jep edhe shënimin të shkruar, çka do të thotë fjala mendreq.
- Laguna, marina, zavalle, te ne në Ulqin mund të jetë Kacemja, Mendreqi, Liman, Plazhi i Grave (Shpella e Qelbët), Buna, Shasi, sytë e ndryshëm të kaltër në liqene, si në Liqenin e Shkodrës etj. Varësisht nga lokaliteti mund të gjendet edhe në trajtën e fjalës mandraq, oaza në shkretëtirë.
Kroatisht – mandraq
Studiuesja kroate Marina Marasovic – Alujevic, në një punim shkencor për ndërtimtarinë në brigjet e Dalmacisë, e shpjegon etimologjinë romane të emrit mendreq.
- Një gji fare i vogël, i mbyllur, karakteristik për vendbanimet bregdetare dalmatine, quhet mandraq.
Rrjedh nga italishtja mandrcchio, (në forma të ndryshme mandraggio) i cili në dialektet e ndryshme italiane ka marrë trajta të ndryshme.
Formës sonë, më i përafërt është termini mandrcio nga i cili është marrë në Dalmaci.
Mendreqi – shqip
Në të folmen e Ulqinit është i njëjti emër i burimit, por që a-ja ka pësuar ndërrim në e, mendreq.
Italishte:
Mandracchio, mandraggio, mandracio.
Dialekti triestan: mandracio.
Dialekti venecian: mandracio.
KONKLUZIONI
Mendreq – emër me prejardhje veneciane.
Barbarizma ka e folmja ulqinake, ashtu si çdo gjuhë e Mediteranit, sepse ulqinakët kanë qenë tregtarë të mëdhenj, lundrues të guximshëm që kanë rrahur limanet më të rëndësishme të kohës: në Adriatik: Raguza, Fiume, Trieste, Venecie, por ata morën edhe detet e Mesdheut: Stambolla, Skendrie, Tarabulluzi e deri në brigjet spanjolle dhe, komunikimi, sigurisht, ka qenë në gjuhët e vendeve.
Ka edhe fjalë që kanë hyrë nga dialektet: ai napolitan (pajolla) dhe venecian (leuti).
Emrat nga dialekti venecian (mandraqo) duhet të jenë ngulitur në kohën kur Ulqini ishte koloni e Republikës së Venedikut, 145 vjet, prej 1426 deri më 1571.
(Nga: Peshqit e detit tonë).
Mendreq – në letërsi
Emri, mikrotoponimi mendreq, për herë të parë në letërsi përmendet në këto përmbledhje të tregimeve për fëmijë, botuar më 1967:
Hajro Ulqinaku: ‘Fëmijt e detit’,
‘Baba i Gencit detar’: ‘… atje në Mendreq…’, fq. 23.
‘Grepi i vjedhun’, ‘… Peshkatarët në Mendreq…’, fq. 43.
Ali Llunji: ‘Në kalimere’:
‘Në kalimere: ‘… na po të presim në Mendreq’, fq. 5.
‘Tajeri’; ‘… kishte gju spirancën në Mendreq’, fq. 25.
‘… tinguj të fortë vijshin nga Mendreqi’, fq. 28.
‘Tramuntana e tmerrshme’: ‘…Zallishtja, moli, Mendreqi’, fq. 34.
Konsultuar:
Hajro Ulqinaku: ‘Peshqit e detit tonë’, (glosar i iktiologjisë) , dorëshkrim.
Marina Marasovic – Alujevic, ‘Romanizmi u graditeljskoj terminologiji u Dalmaciji’, ‘Polugodisnjak za proucavanje cakavske rijeci’, Split, 1984.
Grup autorësh (IAP); Fjalor i fjalëve të huaja, Rilindja’, 1988.
Hajro Ulqinaku: Fëmijët e detit’, Pioneri, 18, Prishtinë, 1967.
Ali Llunji: ‘Në kalimere’ Pioneri, 23, Prishtinë, 1967.
Hajro Ulqinaku