Lundrimi me Cruzerin “Costa Magica”

Gani Karamanaga

Dubrovnik, e shtunë, 27 shtator 2014.
Në Dubrovnik mbërritëm në orët e mëngjesit. Vapori i madh cruzeri “Costa Magica” ishte në afërsi të Portit të vjetër në gadinë (hekur). Duke u ulur nëpër shkallët e Stradunit takonim shumë popull, turistë nga tërë bota, sa dallim i madh me Ulqinin ku ka mbaruar sezoni turistik, i cili jetonte vetëm me qytetarët e tij.
Mu kujtuan fjalët e vëllait tim Ruzhdit i cili para 30 vjetëve, u tha delegatëve të Kuvendit të Ulqinit si vijon:
”Në rast se doni ta shihni si punohet në turizëm shkoni deri në Dubrovnik…”
Me barka (varka) të vogla shkuam deri në anije. Na priti personeli. Me ashensor shkuam deri në dhomën 4271 në katin e 8-të.
”Costa Magica” është 290 m e gjatë, 36 metra e gjerë, prej fillimit prej sipërfaqes mbi det ka 12 kate. Numri i pasagjerëve në anije është 3.400, kurse ka 1.030 personal. Lundron në drejtimin Dubrovnik, Venedik, Bari, Katakalon, Athinë, Izmir. Prej Izmirit direkt kthehet në Dubrovnik. Udhëtimi zgjatë një javë.
Fascinon mrekullia e anijes. Në gjashtë vende ka muzikë të gjallë (live), teatri gjendet në pjesën e parë dhe ka kapacitetin prej 1000 vizituesve. Skena është moderne me efekte të ndryshme. Në katin 9-10 gjendet bazeni (pishina) me vaska për xhakuzi dhe ushtrime. Një mbresë të veçantë për mua kanë qenë ashensorët: ata të përbërë prej xhami dhe ata të mbyllur, deri në katin 12.
Pasagjerët janë prej tërë moshave. Ka pasur edhe fëmijë tremujorësh, pleq në karrocë invalidore.
Xhivat Zyberi ka qenë gjithashtu në lundrim me “Costa Magica”. Një mbrëmje u takua me një grua nga Italia nga Corigliano Calabria. Ajo i ka dëgjuar duke folur shqip dhe është afruar dhe i ka thënë:
”edhe unë jam si Ju (arbëreshe).”
Xhivati e ka pyetur si ato e thërrasin gjyshin. Ajo është përgjigjur:
”At i madh”.

Venediku: 28.shtator 2014.
Vapori lundronte ndërmjet ishujve të Bregdetit të Kroacisë. Deti ishte i qetë. Prej ballkonit të dhomës shikonim detin. Në mëngjes iu ofruam Vendedikut. Anija lundronte më ngadalë. Më së shumti se një orë kaluam përmes ishujve të cilit përbejnë Venedikun.
Vendediku në mëngjes ishte një mrekulli. Anija lundronte, ndryshonin pallatet, lundrat, gondolat.”Costa Magica” u gastua në molin e Vendedikut. Me anije të vogla shkuan deri në sheshin kryesor të Shën Markut. Më së pari në molin pushuam duke pirë kafe dhe duke ngrënë akullore. Venediku ishte shumë i shtrenjtë për xhepat tonë.
Venecia (ose Venediku, italisht Venezia) është një qytet në pjesën verilindore të Italisë në breg të Detit Adriatik, është kryeqyteti i rajonit Veneto dhe i Provincës së Veneciës. E mban emrin La Serenissima, çfarë do të thotë E Qeta. Qyteti ka rreth 270,000 banorë (mars 2012) dhe është bashkë me lagunën e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1987. Gjatë një mijëvjeçari Venediku ishte si Republika e Veneciës një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike si dhe një nga qytetet më të mëdha të Evropës, deri në vitin 1797 kur përfundoi pavarësia. Fisnikëria e saj, që dominonte politikisht, kontrollonte gjatë një periudhe të gjatë tregun ndërmjet Evropës Perëndimore dhe Detit Mesdhe lindor. Venecia përfitoi nga tregu me mallra luksoze, erëza, kripë dhe grurë dhe u zhvillua në qendrën më të madhe financiare
Struktura e qytetit të vjetër. [Qyteti i vjetër i Venedikut është një qytet në ujë. Ai përbëhet nga 121 ishuj ndërmjet të cilëve kalojnë matanë kanale me gjerësi të ndryshme. Mirëpo që nga shekulli XIX kanalet u mbushën me dhe ose u mbyllën për transportin ujor. Ky kontrast midis transportit tokësor dhe ujor vazhdon deri sot. Shumica e kanaleve kalohen pak ose fare më me varkë. Vetëm në Canal Grande dominon transporti ujor.
Çdo ishull ka së paku një shesh, që formon qendrën e komunikimit, transportit dhe tregut. Ish-qendra e fuqisë, sheshi Piazza di San Marco, rrethohet nga ndërtesa publike, si Pallati i Doxheve (it. Palazzo Ducale) dhe magjistratat ndërtimore (it. Procuratia di San Marco), por edhe nga bibliotekë e muzeume, katedralen (it. Basilica di San Marco) dhe kambanaren e Shën Markut (it. Campanile di San Marco). Mosmbrojtja e kësaj qendre qeveritare nga mure rrethuese demonstronte jocenueshmërinë e qytetit të Venecias. Kjo gjuhë simbolike kishte fuqi sugjerimi të madh tek njerëzit, qytetet e cilëve ishin të mbrojtur nga mure, kulla dhe hendeqe. Rreth kësaj zone thelbësore gjendeshin ishuj të shumtë, të cilët që nga mesjeta kishin detyrat e veta: një ishull për varrezat (San Michele), për fryrje xhami (Murano) dhe për prodhim të perimeve (Sant’Erasmo).
Deti te Venediku ishte në ngjyrë pak jeshile dhe si i mbyllët. Deti në afërsi të Ulqinit është me ngjyrë të kaltër-blu me qartësinë (shikushmërinë) ma të madhe në verë prej 38 m. Deti i Ulqinit është më i bukuri.

Bari, 29.shtator 2014.
Bari është kryeqyteti i Provincës së Barit dhe rajonit të Pulias, në Itali. Ai është qendra e dytë më e rëndësishme ekonomike në Italinë e Jugut pas Napolit, dhe është i njohur edhe si një port dhe qytet universitar, si dhe si qyteti i Shën Nikollës. Vetë qyteti ka një popullsi në rënie prej rreth 320.000 banorësh (2009). Ai ndodhet në jug të Italisë, në brigjet e Adriatikut, përballë qytetit shqiptar të Vlorës. Bari është i përbërë nga katër seksione të ndryshme urbane. Në veri është qyteti i vjetër në gadishullin midis dy porteve moderne, me bazilikën e shkëlqyer të Shën Nikollës, katedralen e San Sabinos (1035-1171) dhe Kalaja Swabian ndërtuar për Frederikun II, i cili tani është edhe një distrikt i madh jetës së natës. Në jug është e lagja Murat (ngritur nga Joakim Murati), zemra moderne e qytetit, e cila shtrihet si rrjetë drejtkëndëshe me një shëtitore në breg të detit dhe një zonë të madhe tregu (Rruga Sparano dhe Rruga Argjiro).
Gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta kemi shkuar shpeshherë në Bari me anijen “Sv.Stefan”,””Njegosh”,Visteria”,”Laburnum” për blerje.
Kur pas një kohe prej dy dekadave përsëri ishim në Bari me cruserin “Costa Magica” , kemi pasur një mendim tjetër. Bari tani nuk kishte atë gjallëri dhe bukuri si në ato kohëra. Ne, barin e përjetuam , kësaj here si destinacionin ma të papëlqyeshëm për kërkesat tona. Ky nuk ishte Bari prej dekadave të shtata dhe teta të shekullit të kaluar

Katakalon (Greqi),30.shtator 2014.
Është një ishull i vogël në fund të Greqisë. Cruserat këtu ndalohen , se në afërsi gjendet “Olimpi”. Ne nuk shkuam në “Olimp”. Shëtitëm nëpër vendin e vogël me klimë mediterane, me plazh të bukur.
Crusierin “Costa Magica” në të gjithë lundrimin e shoqëronte cruzeri “Fantasya” prej kompanisë “MSC”. Një vendit të vogël historia i ka sjellë riskun e madh. Në portin e tij ndalohen cruzerët me pasagjerët të cilët po ngrenin ekonominë e këtij vendi.

Pirej-Athina,1.tetor 2014.
Athina është kryeqyteti i Athinës, Prefektura e rajonit të Atikës e Greqisë. E vendosur në Evropën Qendrore (Qendrore), Greqia është një qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative e vendit. Ajo mori emrin e vet nga perëndesha Athena. Athina sot është një qytet modern dhe i famshëm, si në antikitet ishte një qytet-shtet i fuqishëm dhe një qendër e madhe e kulturës, është një qytet historik në Evropë. Ajo është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që kanë mbijetuar, edhe pse pjesërisht, me shekuj. Qyteti historik porti i Pireut.
Partenoni, një tempull i dedikuar për Atenën, i gjendur në Akropolis në Athinë, është një nga simbolet më të përfaqësuar të kulturës dhe sofistikimit të grekëve të lashtë
Ne vizituam Akropolin. Bashkëshortet tona na pritën në lokalin nën Akropol. Ne u ngritëm këmbë 300 m deri në hyrje. Ka pasur vizitorë prej tërë botës. Më mbeti si mbresë vizituesi me karrocë invalidore në maje të Akropolit, si edhe panorama mahnitëse e tërë Athinës.

Izmiri, 2.tetor 2014
Në vend të qytetit antik Smirna sot gjendet metropoli dinamik Izmiri. Historia e këtij qytetit bregdetar është e njohur edhe tri mileniume para Krishtit. Dëshmitarë të kohërave të kaluara janë Agora, sheshi nga periudha romake, hrami i Apolonit, si edhe fortifikatat nga periudha antike dhe suxhukë. Disa pika kulturoro-historike të Izmirit janë sheshi qendror Konak, shëtitorja mondane në buzëdetin Kordon, si edhe pazari Kemeralt.
Në vitin 1878 ,pas Kongresit të Berlinit, ulqinakët treguan pakënaqësi që Ulqini ti takojë Malit të Zi. Për këtë arsye Turqia u ofroi ulqinakëve që të shpërngulen në Izmir, i cili kishte karakteristikat bregdetare dhe klimatike si Ulqini. Në anije të gastuar në molin e Ulqinit ulqinakët nuk shkuan. Ata u shpërngulën (rreth 500 familjeve) në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
Në mëngjes, më 2 tetor, anija “Costa Magica” iu ofrua Izmirit. Bregdeti më dha përshtypjen e Ulqint prej Fnerit të Valdanosit deri te kepi te Guri Gjeranave , në afërsi të Plazhit të Madh.
Në qytet shëtitëm me taksi. Koha ishte e shkurtër. Izmiri na la përshtypje të bukura.

Të fundit

më të lexuarat