Laureate e shpërblimit prestigjioz ndërkombëtar “Globallocal”

Guci – Në Samitin rajonal të ndërmarrësve të Evropës së Mesme dhe Jugore “300 më të mirët”, i cili kah fundi i muajit tetor të këtij viti, në Dubrovnik të Kroacisë, janë tubuar më se 110 persona, të cilët menaxhojnë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, kryetares të Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, i është dorëzuar shpërblimi prestigjioz ndërkombëtar “Globallocal”.
Nën patronazhin e Kongresit botëror të ndërmarrësve (KBN), shpërblimi dhe mirënjohja “Globallocal”, u ndahet bashkësive më të mira lokale për mbarështrimin e ambientit të mirë për zhvillim të ndërmarrësish në Evropën e Mesme dhe Jugore.
Komiteti ndërkombëtar për ndarjen e shpërblimeve, ka vendosur që Komuna e Gucisë të jetë njëra prej 14 laureatëve në këtë kategori, prej gjithsej 134 kandidatëve të propozuar, sa kanë garuar për mirënjohjen e përmendur.
“Dëshiroj të shprehi kënaqësinë që puna jonë në fushën e mbarështrimit të ambientit më të mirë për rrethin e punës së bërë, e njohur në këtë samit. Komunës së re, siç është e jona, zhvillimi i ndërmarrësish paraqet segment esencial të avancimit të ekonomisë lokale, ku edhe kjo mirënjohje na ka bindur se jemi në rrugë të drejtë, dhe se na ka trimëruar që të vazhdojmë të ecim në drejtimin e përcaktuar”, ka deklaruar zonja Çekiq gjatë ceremonialit të ndarjes së shpërblimit.
Siç kanë deklaruar në shërbimin e zëdhënies dhe informatave të Komunës së Gucisë, Samiti ka qenë rast shumë i mirë për promovimin e komunës në fjalë, dhe të potencialeve të saj turistike. Në marginat e Samitit, janë mbajtur edhe një sërë takimesh B2G, nga të cilat presin se do të rrjedhë bashkëpunimi i suksesshëm në periudhën e ardhshme.
Shpërblimi dhe mirënjohja ndërkombëtare për bashkësitë dhe institucionet për mbarështrim të ambientit të mirë për zhvillim të ndërmarrësisë në Evropën e Mesme dhe Lindore “Globallocal”, ndahet që nga viti 2019. Shpërblimet dhe mirënjohjet “Globallocal”, i ndajnë: Forumi ndërkombëtar ekonomik “Perspektiva”, Komiteti ndërkombëtar për ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve “Globallocal”, Rrjeti i ndërmarrësve të rinj të Evropës së Mesme dhe Jugore “4E- Ekonomia, energjetika, ekologjia, Europa 2050”, dhe SHPK “Promoglobal” nga Zagrebi.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat