Ajo që shkon rrotull, vjen rrotull. Besimi se sjellja negative çon përfundimisht në një formë të shpagimit kozmik, ose thënë ndryshe çdonjërit nga ne i kthehet po ajo karmë që ne japim i universit . Po çfarë realisht është karma? Përkufizimi i vërtetë i karmës mund të ndryshojë në varësi se kë pyesim. Disa njerëz i përmbahen kuptimit tradicional të bazuar në fetë lindore, ndërsa të tjerë e interpretojnë atë nga një këndvështrim perëndimor i së mirës dhe i së keqes. Si rezultat, kjo mund të çojë në pikëpamje të ndryshme se si karma zbatohet në jetë. Karma është një koncept qendror në fetë lindore si hinduizmi, budizmi, sikhizmi dhe xhainizmi. Fjala “karma” i ka rrënjët në fjalën sanskrite “karman” që do të thotë “vepro”. Në përgjithësi, besohet se veprimet ndikojnë në cilësinë e jetës të tashme dhe cilësinë e jetës së ardhshme. Veprat e mira krijojnë karma të mirë dhe veprat e liga krijojnë karma negative. Efekti i karmës mund të shfaqet menjëherë, më vonë në jetë ose pas shumë brezash. Disa fe e shohin karmën si ligjin që rregullon rimishërimin. Të tjerë besojnë se karma është grimca aktuale, diçka që mbërthehet në shpirt dhe duhet hequr nëpërmjet akteve të devotshmërisë. Shumica e njerëzve do të pajtoheshin se është mjaft e arsyeshme të besohet se sjellja e mirë meriton një shpërblim dhe sjellja e keqe kërkon ndëshkim. Karma është gjithashtu një mënyrë e përshtatshme për të shpjeguar vështirësitë në dukje të rastësishme.
Hinduizmi ka dy fjalë të cilat kanë një rëndësi të thellë për të kuptuar jetën: karma dhe maya. Aty ku ka kënaqësi, ka gjithmonë dhimbje. Karma përkthehet drejtpërdrejt në robëri ose vuajtje, ndërsa dhimbja është përvoja fizike e shqetësimit. Vuajtja ndodh vetëm në mendje. Keqkuptimi rreth karmës është se ju keni ndonjë kontroll mbi pasojat e veprimeve tuaja. Ne të gjithë kemi karma në këtë moment ose në çdo moment. Nuk është një përvojë e vetëdijshme e lëndimit ose ndjesisë së dhimbjes. Është skllavëria e të besuarit në maya ose iluzioni i madh. Karma funksionon si një rrotë ose një sërë përvojash. E gjithë kultura njerëzore tenton të kushtëzojë mendjen që të perceptojë shtatë mëkate në jetë: epshin, grykësinë, lakminë, përtacinë, zemërimin, zilinë dhe krenarinë. Në mënyrë të ngjashme ne jemi mësuar se suksesi, mirënjohja, altruizmi, paqja, bamirësia, dashuria e pakushtëzuar janë përvojat pozitive të jetës. Të gjithë ne i përjetojmë këto ndjenja herë pas here në rrethana të ndryshme.
Po prapë nuk duhen ngatërruar termat e Lindjes dhe Perëndimit rreth karmës. Karma është thjesht veprim. Nëse vërtëtë do ta shohim karmën si veprim duke e ndarë në të mirë e në të keqe, atëhërë kjo do të binte në kundërshtim me shumë gjëra, sepse vetë konceptimi i të mirës dhe të keqes varet po ashtu nga këndvështrimi ynë lidhur më këto terma, pasi që ajo çfarë unë konsideroj si të mirë apo të keqe, nuk është njësoj për një personin tjetër. Ashtu si shumë që kanë të drejtë të mohojnë ose pohojnë teorinë që çdo gjë në jetë të kthehet, si e mira ashtu edhe e keqja. Sidoqoftë një gjë nuk e mohon dot asnjeri: pavarësisht se a kthehet karma apo jo, ndjesia që marrim kur bëjmë vepra të mira nuk mund të krahasohet me asgjë.
Donika Lulgjuraj