Jetimja e adoptuar

Ibrahim Berijashi

1.
“E brishta, e ëmbla;
E trishta, plot ëndrra;
E hijshmja, e bukura;
E ndjeshmja, krahëkëputura;
E pamposhtura, qëndresë;
E vendosura, qetësi;
Ti je një harresë,
N`shpirt vetmi… “ (anonime)

Dodona, një ditë para se të festonte ditëlindjen e dhjetë, shoqet e klasës nisen ta ngacmojnë pafund në klasë, në oborrin e shkollës, në autobus, duke e quajtur “kopileeee” ! Meditonte gjatë e gjatë, por nuk merrte guximin ende të pyeste gjyshin në veçanti, sepse me të i kishte raportet më të afërta. Jo, edhe gjyshen e përqafonte edhe e puthte në mëngjes edhe kur shkonte në shkollë. Asnjë vërsnike e saj nuk ishte më e gëzuar: e veshur edhe e mbathur me teshat më të shtrenjta që ekzistonin në Gjermani apo në Angli. Gjyshi i bleu edhe një palë syza blu edhe e quante- Ku je dallëndyshja e gjyshit ?! Vajza, sa nuk fluturonte nga gëzimi! Por, një ditë ra në agoni edhe fliste pak e me zë të lehtë. Megjithatë arriti tia tregojë gjithë historinë. I tha se e kishte adoptuar nga Qendra e fëmijëve dhe nëna e saj biologjike është Sarkezja, e cila që nga lindja e Dodonës nuk ka ndjenja. Të qoftë hallall jeta ime, goca gjyshit. Mua më ke gjysh shpirtëror. Ti je pronare e gjithë pasurisë sime të luajtshme dhe të paluajtshme. Ti je trashëgimtarja ime e vetme. I gëzofsh,- foli gjyshi edhe vdiq. Pas disa kohesh vdiq edhe gjyshja. Një mike e saj nga qyteti i lindjes e njoftoi se i kishte vdekur tash dhjetë ditë edhe Serkezja, ajo nëna biologjike, të cilën nuk e kishte takuar asnjëherë. Tani, Dodona ishte e zhytur në vetmi. Dilema.Zhgënjima. Në të vërtet, universiteti ku kishte regjistruar doktoratën, si dhe kompania ku punonte, e angazhonin shumë edhe Dodona e pëlqente këtë sepse njihej me njerëz dhe fate të ndryshme. Më shumë pëlqente hulumtime shkencore në disa qytete të Evropës. Çdo projekt i saj vlerësohej me notën më të lartë.. E shkëlqyeshme! Madje e quanin unike. Një jetime kaq e zonja!? Edhe diçka: një ese i saj u lëvrua më çmimin e parë të BE, edhe dekoratën e shoqëronin 100 mijë euro! Dodës ju larguan të gjitha brengat nga shpirti e zemra. -Atje do ti dërgoj, për bamirësi- tha me vete duke mos treguar se në cilën adresë. Më vonë u mor vesh se të gjitha paratë i dërgoi në Qendrën e fëmijëve jetimë. Sa e lumtur dukej. Në shpirt ndjente lumturinë e tyre, ashtu siç ishte lumturuar edhe ajo para se ta adoptonte gjyshi.

2.
Dodona, në një mëngjes nuk e ndjeu veten mirë. Bëri një kontroll te mjeku edhe kur e kuptoi se cila sëmundje i kërcënohej, ndaloi edhe mendoi thellë: do ta mund ! Po, po unë vetë do ta mund !Mua më ka mësuar jeta të përballem me shumë sfida shëndetësore, prindërore, ekonomike, … “A nuk i kam përmbysur të gjitha ?! Edhe këtë do ta zhduk…”-ishte e pathyeshme Dodona. Shiti makinën e shtrenjtë; kishte edhe një shumë tjetër parash të kursyera në bankë nga pagat e mëparshme; shtëpinë të cilën ia kishte lënë gjyshi e nxori në shitje… Me këtë vendim njoftoi fqinjën e saj edhe një mik në një qytet buzë Adriatikut. Mbushi valixhen me teshat e duhura, dokumentet personale, telefonin edhe lap topin, hyri në aeroplan… Ende nuk ka ndonjë informacion se në cilën qendër spitalore të globit Dodona 23 – vjeçare lufton kancerin e gjirit ! Miliona urime vinin që ajo vajzë, e cila dukej si profete, të shërohet edhe ta gëzojë jetën si moshataret e saj. Mjaft më me ato tortura shpirtërore !

3.
Mu kujtua Elmazi dhe gruaja e tij, Xhevahirja. Nuk kanë lënë vend në botë ,por më kot, nuk arritën të kenë një fëmijë për t’i trashëguar. Tri herë kishin qenë në Francë për mundësinë e farëzimit artificial. Edhe këto përpjekje kishin qenë të pasuksesshme, ashtu sikur hajmalitë e atij mjekroshit nga Maqedonia e asaj thinjoçes nga Stambolli. Kishte mbetur vetëm një mundësi- të adoptonin një fëmijë. Me vite të tërë kanë folur për këtë variant. U them të drejtën, nuk më ka shkuar ndonjëherë mendja që tu propozoj diçka të tillë. “Përse të ndërhyj unë, derisa Elmazi ka farefisin e tij. Ata mund të thonë se kam ndonjë interes edhe po insistoj te çifti që të pranojnë propozimin tim”- arsyetova veten. Më në fund, erdhi dita e shumëpritur! Çifti adoptoi një vajzë 1-vjeçare me emrin Dodona. Për fat të mirë, vajza ishte shumë e bukur, e zgjuar, shumë e këndshme e cila vlerësonte përkujdesjen e prindërve të rinj, por vetëm një gjë sikur e mbante të trishtuar dhe të parealizuar lumturinë e familjes së re: vajzës dukej se i mungonin ato shoqet e Qendrës që zhurmonin me lodrat e tyre. Edhe pse ende nuk flet qartë, por dalloheshin dy fjalë: Mama, edukatorja që e merrte ngrykë edhe bënin vizitë në kopsht. “Jusha…Jusha…Jushaaaa”,- e thërriste atë shoqen e saj zeshkane që shpesh në kokë vente maskotën e arushës. Elmazi dhe Xhevahirja kremtuan 2- vjetorin e lindjes së Dodonës.Dërguan nja 150 ftesa në shumë adresa. Erdhën fqinj, të njohur, miq e mikesha, notari i gjendjes civile,mamitë e Maternitetit,drejtoresha e Jetimores.Kishin sjellë dhurata nga më të ndryshmet edhe një tabletë…! Për çdo ditëlindje shtoheshin mysafirët, por më shumë ata të Jetimores. Vinin rregullisht, por të udhëhequra nga drejtoresha, një grua e bukur edhe shumë humane. “Qenka mrekullia e zotit”,- fola unë edhe Elmazi më dha shenjë që të mos e përsëris më atë fjalë.- Unë, jo se e përsërita, por e shikoja me bisht të syrit. Ajo më hetoi edhe buzëqeshi ëmbël. Sa herë e ftonin Dodonën në festat e Jetimores, shkoja unë me të edhe drejtoresha gëzohej kur më shihte.

4.
Unë, ish- asistenti i Elmazit dhe Xhevahires, paçin rahmet, isha mësuar të komunikoj me Dodonën, sepse e konsideroja dhe e vlerësoja si bijën e gjyshit dhe gjyshes, komunikoja 2 herë në ditë me telefon. Ajo jetonte e izoluar gjatë tërë ditës në universitet. Punonte shumë, sidomos në kabinetin e informatikës .Asnjëherë nuk thoshte se lodhej apo i janë bërë monotone studimet. Ushqimin e gatuante vetë në shtëpi edhe e mbështillte me fole. Kështu e kishte mësuar Gjyshi: largohu nga hamburgerët edhe fast-fodet. Rregullisht e ka rezervuar kohën për në palestër. Në fund të vitit të kaluar ajo zuri vendin e parë edhe e dërguan në Kampionatin evropian në Vjenë. Mediat kanë shkruar se ishte shpallur kampione. Komiteti këtyre garave I paska akorduar një bursë për t`u specializuar edhe graduar menaxhere ndërkombëtare e ushtrimeve në palestër. Tash, nuk e di ku ndodhet sepse e ka mbyllur celularin edhe FB.

5.
Një ëndërr e keqe çma ka prishur gjumin! Nuk kam guxim ta them para se lind dielli. Kështu na kanë porositur gjyshet, se, ëndrra nuk është mirë të tregohet pa rënë dielli në tokë. “Sa e gjatë ishte nata, sa e gjatë! Ishte sa një shekull e më shumë”- thash me vete.-Më vinin para sysh, herë si xixëllonja, herë si akrep edhe më kërcënonin. Mbuloja kokën me çarçafin e shtratit edhe përgjoja se mbase e thyen qafen ato halucinacione . Një ëndërr të keqe pash mbrëmë, iu ankova qindvjeçares së lagjes sonë. Ajo u përgjigj menjëherë: hajër qoftë ! Thuaj tri herë, phu...phu...phu...Larg meje...Larg meje... larg meje !- nuk do të shohësh më asnjëherë. E falënderova, por qerpikët e syve më ishin qepur. Në orët e para të pasdites, bie aq shumë cingërima në viber sa nuk kërcente sikur lepurushët nëpër livadh. -Jam Dodona...Ndodhem në një klinikë më të sofistikuar në botë,-erdh ai zë plotësisht i marrtë edhe nuk reagova posaçërisht, sepse për momentin isha i bindur se dikush provokon duke e ditur raportet shumë të afërta me atë vajzë. Më quante babi shpirtëror edhe unë pranova me kënaqësi. - Babiiii, Dodona jam, pra. Me shumë keqardhje të lajmëroj se operacioni i kancerit nuk ka pasur sukses...!-Kështu ishte fati im! Kanë kaluar shumë stinë edhe asnjë zë nuk më ka ardhur më nga Dodona. Një ditë mjekja kujdestare në spitalin ku ishte shtruar Dodona më kishte shkruar një mesazh: Ka njeri kjo vajzë sepse numrin e celularin tënd ka të regjistruar. Nuk i shkrova sepse pretendoja do ia shtoj më shumë dhimbjen asaj. “Nga kjo sëmundje shumë fatale shumë rrallë të shpëtojë ndonjë e mesogrua, e lëre më Dodona e njomë”,- kishte shtuar mjekja. “Eh, ajo ëndrra keqe ishte një ogur i zi!- ofshana edhe sa herë e kujtoj Dodonën pi qetësues edhe lutem “Shpëtoje zot atë vajzë”...”Shpëtoje zot atë vajzë...”Shpëtoje...””Shpëtojeeeee...”! Tashmë ky urim mu bë refren i pashkëputur nga zemra ime e plagosur.Mua, asistentin e Elmazit dhe Xhevahires, më quante Baba Shpirtëror. Me atë ndjenjë edhe e pranova pa asnjë molekulë tendence tjetër. Të gjitha lidhjet janë shkëputur. I kam shkruar edhe dy herë mjekes edhe e kam pyetur a kishte sukses operacioni i tretë…? Nga ajo kohë kanë kaluar dhjetë muaj. Një luaneshë e vërtetë…inteligjente si ajo…shumë e zonja në të gjitha situatat e jetës, pa nënë e pa baba…e braktisur në Jetimore…Fatmirësisht me një fëmijëri të lumtur në saje të Elmazit e Xhevahires që e kishin adoptuar…studente e shkëlqyer…asistente në universitet…humaniste si ajo më. Dodona ishte edhe shumë e bukur. Në shoqëri krijonte atmosferë hareje, jo vetëm te moshataret e saj, por edhe të moshuarit i entuziazmonte me ato buzëqeshjet magjike. “Zot, o zot, shpëtoje Dodonën! Ajo nuk e ka bërë asnjë mëkat në jetë. Mëkatin e bënë ata që e linden edhe e braktisen”! Një lajm trishtues arrin nga Spitali më i avancuar përtej Atlantikut: kryemjeku i ish- presidentit amerikan, ka deklaruar se pasi kësaj goce t` i skadojë bllokimi me opinium, kërcënohet një rrezik i madh: të mos kthehet më në jetë. Sepse,380 pacientet që kanë qenë në dorën time, nuk janë ngritur më! Eh, Dodona babit! Zoti të shpëtoftë!

Të fundit

më të lexuarat