Gucia me shesh bashkëkohor të lojërave për fëmijë

Guci – Të martën , në mënyrë solemne, është inauguruar sheshi bashkëkohor i lojërave për fëmijë, të cilin e kanë shpallur të hapur, kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, dhe donatori i këtij projekti mërgimtari, Began – Beni Çekiq, në praninë e drejtoreshës së Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës si dhe qytetarët e pranishëm.
Kryetarja e komunës, ka falënderuar përzemërsisht donatorin duke theksuar se banorët më të rinj të Gucisë me rrethinë kanë në shfrytëzim sheshin bashkëkohor për lojëra dhe poligonin modern të sportit. Ajo ka përkujtuar se ky është projekt me vlerë të veçantë sepse është ngritur për shpirte të të ndjerës Saniha Çekiq, bijës së donatorit.
“Siç është e njohur, përcaktimi dhe përqendrimi ynë, është që në Guci të ofrojmë kushte për jetë më të mirë, të konceptojmë këso përmbajtjesh ngase ato e bëjnë jetën humane ne Guci, kurse Gucinë si komunë, e radhitin në familjen e qyteteve moderne të Evropës”, është shprehur me admirim kryetarja Çekiq.
Për këtë shesh të lojërave për fëmijë, i cili gjendet mu pranë objektit të poligonit sportiv, komuna donatorit ia ka siguruar truallin dhe ka marrë pjesë në rregullimin e tij, sipërfaqja e të cilit është rreth 600m2.
Donatori, Began – Beni Çekiq, në fjalën e rastit ka thënë se “vogëlushët padyshim kanë fituar sheshin e lojërave, në të cilin do të mund të rriten krahas stileve të shëndosha të jetës.
Terreni i sheshit në fjalë është bërë sipas standardeve bashkëkohore, ku është ndërtuar rrethoja mbrojtëse dhe themeli mbrojtës prej gome , vegla e kombinuar multifunksionale, kulla, kolovajza, si dhe një varg veglash përcjellëse për lojëra.

Sh. H.

Të fundit

më të lexuarat