Në Mal të Zi është krijuar një situatë paradoksale ku qeveria e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit të vitit të kaluar, nuk e ka shumicën, por përkundër këtij fakti vazhdon të qeverisë pa ndonjë problem të theksuar.
Partitë e koalicionit qeverisës, të cilët pas tri dekadave e fituan pushtetin ndaj Partisë Demokratike të Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, kanë marrëveshje serioze rreth mënyrës së qeverisjes.
“Qeverinë e përbëjnë partitë, të cilat janë me ideologji diametralisht shumë të ndryshme, por ndërrimi i pushtetit 30 vjeçar nuk do të ishte i mundur pa u mbledhë ne si parti të ndryshme për ta rrëzuar atë pushtet. Fronti Demokratik ka më së shumti vende në Parlament dhe mu për këtë është më i zëshëm. Problemi qëndron se ajo është parti djathtiste dhe destruktive. Si e tillë kjo parti bën më së shumti zhurmë, por nuk besoj se do të ndërmarrë hapa radikal për rrëzimin e qeverisë pasi nuk shkon në favor të tyre”, tha z. Harasani
Partia proserbe dhe proruse, Fronti Demokratik është duke e bojkotuar Parlamentin dhe këmbëngul për një marrëveshje të re lidhur me qeverisjen me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe marrjen e disa posteve kyçe në Qeveri.
Megjithatë, partitë tjera në koalicionin qeverisës nuk besojnë se trysnia politike e Frontit Demokratik mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme.
Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviqit, e cila cilësohet si forca politike më me ndikim në qeverinë malazeze, vlerëson se një qëndrim i tillë mund ta rikthejë, në formën më të lehtë, Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit Gjukanoviq, e cila mbi 30 vjet e ushtroi pushtetin në Mal të Zi.
Zyrtari i lartë i Lëvizjes Qytetare URA, Ilir Harasani theksoi se zgjedhjet e parakohshme dhe rrëzimi i qeverisë nuk shkon në favor të Frontit Demokratik.
“Qeverinë e përbëjnë partitë, të cilat janë me ideologji diametralisht shumë të ndryshme, por ndërrimi i pushtetit 30 vjeçar nuk do të ishte i mundur pa u mbledhë ne si parti të ndryshme për ta rrëzuar atë pushtet. Fronti Demokratik ka më së shumti vende në Parlament dhe mu për këtë është më i zëshëm. Problemi qëndron se ajo është parti djathtiste dhe destruktive. Si e tillë kjo parti bën më së shumti zhurmë, por nuk besoj se do të ndërmarrë hapa radikal për rrëzimin e qeverisë pasi nuk shkon në favor të tyre”, tha z. Harasani.
Opozita në Mal të Zi e sheh si të panatyrshme qeverisjen e partive me pikëpamje të skajshme politike. Ish-nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputeti aktual i “Listës Shqiptare”, Genci Nimanbegu vlerëson se koalicioni qeverisës e ka vështirë të mbijetojë në këtë situatë dhe të vazhdojë përpara.
“Ato veprojnë me programe të kundërta politike, me politike të djathta, nacionaliste apo proserbe. Nga ana tjetër kemi politika që janë demagogjike e populiste. Pushteti i ri në Mal të Zi është formuar duke kundërshtuar pushtetin e kaluar dhe ajo që i lidhë aktualisht partitë qeverisëse nuk është e mjaftueshme që të vazhdohet përpara”, tha deputeti Nimanbegu
Opozita në Mal të Zi e sheh si të panatyrshme qeverisjen e partive me pikëpamje të skajshme politike. Ish-nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputeti aktual i “Listës Shqiptare”, Genci Nimanbegu vlerëson se koalicioni qeverisës e ka vështirë të mbijetojë në këtë situatë dhe të vazhdojë përpara.
“Ato veprojnë me programe të kundërta politike, me politike të djathta, nacionaliste apo proserbe. Nga ana tjetër kemi politika që janë demagogjike e populiste. Pushteti i ri në Mal të Zi është formuar duke kundërshtuar pushtetin e kaluar dhe ajo që i lidhë aktualisht partitë qeverisëse nuk është e mjaftueshme që të vazhdohet përpara”, tha deputeti Nimanbegu.
Situata e krijuar në Mal të Zi dhe tensionet aktuale e shqetësojnë edhe BE-në, e cila kërkoi që Mali i Zi ti kthehet rrugës që ka marrë, drejt integrimeve evropiane.
“Do të ishte vërtetë për keqardhje nëse partitë politike fillojnë të krijojnë përshtypjen e mospërputhjes dhe paaftësisë, veçanërisht kur Mali i Zi ka arritur deri këtu”, thuhet në një reagim të BE-së.