Festojmë natyrën – kujtojmë historinë eKripores, angazhohemi për të ardhmen e saj

Mjerisht, edhe për të tretin vit me radhë vështirë po e kemi të ndërgjegjësohemi për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, trashëgimisë kulturore. Të paktë ishin vizitorët vendas, kishte tek-tuk ndonjë të ardhur nga diaspora. Turistët ishin edhe këtë vit ata që ditën ta vlerësojnë punën, mundin, përkushtimin tonë dhe të organizatorëve të Festivalit, të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer në valorizimin, ruajtjen, rikthimin e famës dhe të funksionit që kishte Kriporja. Turistët me shumë respekt dhe dashuri u qaseshin tezgave, kërkonin sqarime për çdo produkt, i shijonin dhe shpreheshin se ishin me fat që kishin pasur mundësinë të ishin me pushime në ditët e Festivalit

Në ambientin piktoresk të Kripores së Ulqinit këto ditë (25 gusht – 16 shtator 2023) po zhvillohet edicioni i tretë i Festivalit BirdSaltPeople, i cili organizohet nga Asociacioni Dr. Martin Schneider-Jacoby, me një program magjepsës, të larmishëm dhe tejet interesant, duke filluar nga vëzhgimi i shpezëve, filma dokumentarë, panele diskutimi, ekspozita, koncerte etj. Këtë fundjavë në program ishin Ditët e pazarit në Kriporen e Ulqinit, ku u prezantuan me produktet e veta një numër i mirë i prodhuesve dhe krijuesve vendas. Syri të kënaqej kur i shihje tezgat e mbushura plot me produkte vendore – vaj ulliri, ullinj të konservuar, fiq, reçele e komposto prej ftonjve, fiqve, pashteta prej ulliri, ushqime tradicionale, lule, trasta të qëndisura, çorape leshi, piktura të kullave të lashta nga Ulqini, Kraja e rrethina, skulptura tejet interesante nga gurët e Valdanosit, dekorime, stoli të punuara nga druri i ullirit, sapunë të prodhuar po ashtu nga vaji i ullirit etj. Ishin këto dhe shumëçka tjetër që patët mundësi t’i shihni e tregtoni në mjediset e Kripores së Ulqinit. Mjerisht, edhe për të tretin vit me radhë vështirë po e kemi të ndërgjegjësohemi për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, trashëgimisë kulturore.

Syri të kënaqej kur i shihje tezgat e mbushura plot me produkte vendore – vaj ulliri, ullinj të konservuar, fiq, reçele e komposto prej ftonjve, fiqve, pashteta prej ulliri, ushqime tradicionale, lule, trasta të qëndisura, çorape leshi, piktura të kullave të lashta nga Ulqini, Kraja e rrethina, skulptura tejet interesante nga gurët e Valdanosit, dekorime, stoli të punuara nga druri i ullirit, sapunë të prodhuar po ashtu nga vaji i ullirit etj.

Të paktë ishin vizitorët vendas, kishte tek-tuk ndonjë të ardhur nga diaspora. Turistët ishin edhe këtë vit ata që ditën ta vlerësojnë punën, mundin, përkushtimin tonë dhe të organizatorëve të Festivalit, të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer në valorizimin, ruajtjen, rikthimin e famës dhe të funksionit që kishte Kriporja. Turistët me shumë respekt dhe dashuri u qaseshin tezgave, kërkonin sqarime për çdo produkt, i shijonin dhe shpreheshin se ishin me fat që kishin pasur mundësinë të ishin me pushime në ditët e Festivalit. E ju vendas, ku jeni? Ju afaristë që merreni me hoteleri, turizëm, pse të mos furnizoheni direkt nga prodhuesi vendas?! Ta përkrahni njëri-tjetrin, t’i jepni mundësi të ruhet dhe zhvillohet ky vend me bukuritë e rralla që ka. Fundjavën e fundit (katërt) të Festivalit do të vendoset në skenë nga regjisorja dhe aktorët vendas premiera e shfaqjes „Mbretëresha e kurorës së mallkuar“, e cila merret me historinë e Kripores së Ulqinit. Historia nis me suksesin e Salinës, duke parë se si puna e saj shkëlqen në të gjithë vendin, në të gjithë rajonin… Çfarë i ndodhi Kripores, pse sot është në këtë gjendje të mjerueshme, eni ta mësojmë së bashku, pikërisht në ambientin e Kripores. Po e përfundoj me fjalët e një shoqes sime: „Paska qenë bukur dhe paska pas gjithçka… Ju lumtë juve që keni marrë pjesë, për çdo gja duhet traditë, me kohë ndoshta edhe bahet“. Jemi ne që të bashkuar mund ta bëjmë traditë dhe realitet.

Lumnije Bisha

Të fundit

më të lexuarat