
Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur malazez Bozhidar Proroçiq, kolegu dhe miku im i çmuar dhe respektuar nga Cetina, para pak ditësh më dërgoi shënimin e shkruar në gjuhën malazeze me titull “Nedostižna pravda – 25 godina tišine za žrtve Kaluđerskog laza” (“Drejtësia e paarritshme – 25 vjet heshtje për viktimat e Husajve”), duke shprehur dëshirën që atë ta përkthej e përpunoj në gjuhën shqipe dhe për publikim (botim) t’ia përcjelli gazetës “Koha Javore”.
Shënimin e vet në fjalë, autori Proroçiq e fillon: “Krimi, ajo fjalë e tmerrshme e cila na tregon tërë vrazhdësinë në njerëz, shërben si përkujtues i errët në skutat më të thella dhe më të errëta të natyrës njerëzore. Ajo hap çështjen e moralit dhe kufijve të cilat tejkalohen kur civilët e pafajshëm gjenden në nishan të tiranisë (dhunës). Kjo fjalë evokon pasqyrimet e shkatërrimeve, dhimbjeve dhe të padrejtës të cilat mjerisht janë të gjitha të pranishme në historinë e njerëzimit. Krimi ndaj civilëve, veçanërisht gjatë luftërave dhe konflikteve, veçmas tronditin sepse godasin (qëllojnë) ata më të ndjeshmit – gratë, fëmijët, të moshuarit, të cilët shpesh nuk kanë asgjë me përleshjet luftarake. Ato tragjedi përgjithësisht janë të gjykuara (dënuara) nëpër histori, kurse mendimtarët e shumënumërt, politikanët dhe artistët kanë shprehur pikëpamjet e veta mbi këtë tematikë.
Krimi në Husaj nga viti 1999, i cili ka ndodhur afër Rozhajës në Mal të Zi, ka mbetur njëri ndër ngjarjet tragjike nga periudha e intervenimit të NATO-s në Kosovë. Atë 18 prill, në sulmin e parë janë vrarë gjashtë persona dhe janë plagosur pesë, kurse gjithsej gjatë asaj periudhe kanë rënë viktima (janë vrarë) 22 civil të nacionalitetit shqiptar. Në mes viktimave kanë qenë fëmijë, gra dhe persona të moshuar (pleq). Edhe pse ka qenë e ngritur aktakuza kundër tetë anëtarëve të ushtrisë së Jugosllavisë, pas procesit gjyqësor shtatëvjeçar, të gjithë të akuzuarit janë liruar (shpallur të pafajshëm) në vitin 2014, për shkak të mungesës së provave (argumenteve) dhe mossuksesit të procesit juridik gjyqësor që të vërtetohet përgjegjësia. Mbështetur në të dhënat e mospajtimit rreth numrit të viktimave, kohës së vrasjeve dhe të luajturit nga vendi i vrasjes së trupave të viktimave, mbeten të hapura shumë çështje pa përgjigje të qarta.
Shkrimtari amerikan me prejardhje rumune Eli Vizel njëherë ka shkruar: “Padrejtësia, kudo që të ndodhë, është kërcënim drejtësisë kudo”. Pikërisht me ato fjalë do të përshkruaja këtë krim të tmerrshëm.
Organizatat për të drejtat njerëzore dhe grupet e drejtësisë vazhdojnë të thërrasin në rishqyrtim të rastit dhe të vendosin të dhëna (argumente) më të qarta mbi rrethanat të cilat kanë sjellë deri te këto tragjedi. Ndërkaq, deri më sot askush formalisht nuk është dënuar për këto krime, kurse orvatjet që drejtësia të kënaq, kanë hasur në shumë pengesa, duke kyçur udhëheqjen e keqe të hetimit dhe pakujdesia institucionale. Krimi në Husaj mbetet plagë e hapur për shumë familje të viktimave, si dhe çështje e cila trondit themelin e drejtësisë dhe moralit të bashkësisë rajonale.
Mungesa e përgjegjësisë dhe transparencës në procesimin e këtij rasti vazhdon të nxisë frustracionin dhe pakënaqësinë në mes të viktimave dhe familjeve të tyre, të cilat pyesin se a do të presin ndonjëherë drejtësinë. Fuqishëm ndihet mungesa e mekanizmave të cilët do të siguronin udhëheqjen e drejtë me prova (argumente) dhe dëshmitarë, që shtesë vështirëson përpjekjet që të fitohet fotoja e qartë mbi ngjarjet që janë luajtur. Shumë ekspertë dhe aktivistë theksojnë nevojën për fuqizimin e kapaciteteve administratës gjyqësore dhe ndërtimin e besimit institucional për t’u penguar që krimet e tilla mos të përsëriten në të ardhmen, shprehet autori Proroçiq në tekstin e shënimit të vet dhe në vazhdim shton se pos kësaj, ekziston ftesë e qartë për bashkëpunim më të mirë në mes të shteteve në rajon në procesimin e krimeve të luftës, si dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal në ofrimin e përkrahjes viktimave dhe familjeve të tyre. Avancimi i legjislacionit si dhe implementimi i strategjive më efikase për ballafaqim me të kaluarën, konsiderohen hapa kyçës kah stabilizimi i rasteve dhe ndërtimit të paqes në rajon. Në ato përpjekje, organizatat joqeveritare luajnë rol të pazëvendësueshëm, duke ofruar jo vetëm ndihmë juridike dhe konsultim familjeve të viktimave, por edhe duke bërë tension në pushtet të ndërmarrin përgjegjësi dhe më seriozisht t’i qasen zgjidhjes së këtyre çështjeve. Kjo punë e vazhdueshme në ndriçimin e të vërtetës dhe kërkimit të drejtësisë, nuk është vetëm betejë që drejtësia për viktima të Husajve, por edhe për fuqizimin e sistemit juridik i cili do të mbrojë drejtësinë e të gjithë qytetarëve.
Autori i shënimit në fjalë, shkrimtari dhe publicisti malazez, Bozhidar Proroçiq, kah fundi i shënimit të vet me titull “Drejtësia e paarritshme – 25 vjet heshtje për viktimat e Husajve” shprehet se edhe përkundër tmerreve që kanë ndodhur, qytetarët e Rozhajës dhe Plavës kanë treguar humanizëm, duke hapur dyert e veta të gjithë refugjatëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale. Ky akt i solidaritetit tregon që madje edhe në momentet më të errëta, ekziston edhe drita e cila mund të shpie kah ardhmëria më e mirë. Në atë frymë, qenësore është të vazhdohet puna në drejtësi dhe pajtim, të sendërtohet shoqëria e cila respekton të drejtat e çdo individi dhe mundëson bashkëjetesë të qetë bashkësive të ndryshme.
Autori i shënimit, Bozhdiar Proroçiq, tekstin e tij e përmbyll: “Duke u përkujtuar në viktimat e dhimbshme të vëllezërve tanë shqiptarë, në tryezën time të rrumbullakët shkrova: ‘Në siluetën e Husajve, atje ku jetët e pafajshme janë shuar një ditë të ftohtë pranverore, gjejmë jo vetëm trishtimin e dhembjen për shpirtrat e humbur dhe jetët e humbura, por edhe nevojën e flakët për drejtësinë e cila mbetet e paplotësuar. Krimi ndaj shqiptarëve në kë skutë (kund) dhe momentin e historisë, nuk është vetëm shënim mbi dhembjen e vuajtjen, ai po ashtu është fener ndriçimi i cili na përkujton në detyrën që luftojmë kundër harresës dhe jo ndëshkimit. Po duhet të përkujtojmë të kaluarën, por edhe më me rëndësi, na është i nevojshëm në kohën e tanishme. Nuk lejojmë që apatia dhe pakujdesia të errësojnë fushën tonë të dukshme kolektive morale. Drejtësi për Husajt le te jetë më shumë se pritja e kotë, le të bëhet ajo zotim aktiv i cili na shpie kah ardhmëria më e mirë dhe më e drejtë.