Disa mikrotoponime në Ostros të Madh

Ali Gjeçbritaj

Toponomia, veçanërisht emrat e vegjël (mikrotoponimia), gjegjësisht mikrotoponimet në ditët e sotme kanë nisur të humbasin, të fshihen nga kujtesa e popullit tonë, me një fjalë t’i mbuloj pluhuri i harresës Ky proces është shumë i fuqishëm sidomos kohëve të fundit kur rrjedhat shoqërore, procesi i zhvillimit ekonomik e në veçanti rrudhja e trevës së Krajës në përmasa shumë të mëdha (migrimi i popullatës) si dhe “vdekja klinike e disa profesioneve si bie fjala bujqësia, blegroria”etj. Për pasojë, vetë përmes gojës së brezit të vjetër (të moshuarave) mund të vilet diçka nga kujtesa e tyre (toponime dhe mikrotoponime). Të rinjtë, dhe jo vetëm ata por të themi ashtu edhe ata të lindur në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, aq më tepër ata pas këtyre viteve shumë pak e njohin toponiminë e aq më pak mikrotoponiminë e vendlindjes së tyre. Pak njerëz në Krajë që sot jetojnë aty mund të dinë shumë për emërtime të vogla në vendbanimin e tyre. Përjashtim bëjnë ata që janë dashamirë të natyrës, bjeshkatarë, ose ata që për pasion kanë gjahun. Këta të fundit nga vetë fakti se janë shoqëruar nga gjahtarë të vjetër edhe e kanë “mësuar” ketë pasion (pasionin e gjuetisë). Kraja, (Ana e poshtme e saj) ka tetë toponime që njihen pothuaj nga të gjithë, por për mikrotoponiminë kjo nuk mund të thuhet. Kësaj radhe unë grumbullova disa emërtime të vendeve të vogla në Ostros të Madh. Lartësia mbidetare e këtij vendbanimi, më i madhi fshat në Krajë është 279 m. Lidhur me mikrotoponimin e këtij katundi si edhe në lokalitete tjera të Krajës po bëj përpjekje për të vjelë e shënuar në letër emërtime të vogla (mikrotoponime). Edhe këtu pjesa më e madhe e tyre janë emra vendesh a pikash të vogla pak ose aspak të njohura nga pjesa dërmuese e brezit të ri të lokalitetit e për ata që janë larguar as që bëhet fjalë. Andaj grumbullimi i tyre është një punë e madhe vetëmohuese në ruajtjen e emërtimeve në gjuhën shqipe për të mos u tjetërsuar nga të tjerët që në këtë drejtim punojnë ditë e natë edhe sot e gjithë ditën siç kanë punuar ndër shekuj në asimilimin dhe tjetërsimin e çdo gjëje që është shqiptare në këtë trevë. Nga ana tjetër është edhe obligim i të gjithëve ta ruajmë gjuhën, të folmen e saj ku përmes saj ruajmë trashëgiminë tonë gjuhësore e kulturore, ruajmë historinë tonë. Ta shkruajmë atë. Gjuha ruhet aty ku shkruhet, thotë një thënie popullore. Në grumbullimin e këtyre mikrotoponime shfrytëzova burimet njerëzore. Falënderoj Bejto Elez Cura, Alind Xhafer Cuka, Ahmet Osman Maxhuri, Sait Muhamet Berjashi për ndihmën e dhënë.
1.Nji radaj, (arë/tokë pune dhe pyll)
2.Ni thurna, (pyll)
3.Nën plloçat, (arë/tokë pune dhe pyll gështenjash)
4.Mjegica, (kodrinë)
5.Faqa plloçit (hali/mera)
6.Me vallës (hali/mera)
7.Qafica (hali/mera, prona dhe pyll)
8.Me rasit , (hali dhe pyll me trungje gështenjash)
9.Qafa than’s, (hali/mera)
10.Lugu plloçit, (pyll dhe pronë private)
11.Plloçi, (pyll dhe pronë private)
12.Ceri, (hali/mera)
13.Mali Beqas, (hali/mera)
14.Faqa plepit, (hali/mera)
15.Glloku, (tokë pune dhe pyll)
16.Kaskare, (pyll)
17.Masmagllavet (hali/mera)
18.Katiça, (stane)
19.Dardha brrak’s (hali/mera)
20.Dardhavina, (hali/mera)
21.Shakm vishnja (hali/mera)
22.Rruga Dalis’ (hali/mera)
23.Lisi paçamurit, (hali/mera)
24.Rethi kshenjave (hali/mera, pull me trungje gështenjash)
25.Në tralan, (hali/mera)
26.Mlladiçi (hali/mera)
27.Prroni Mladiçit, (hali/mera)
28.Kremene, (hali/mera)
29.Zgrada, (hali/mera)
30.Ubla Vuçkej (Ubla Vuçkaj), (hali/mera)
31.Pylli Vuçkej (Pylli Vuçkaj) (hali/mera, pyll)
32.Pylli rodaj (agrajë/prozhme)
33.Fushat, (ara/ tokë pune)
34.Stagaçi, (ara/tokë pune)

  1. Murganjiva (ara, tokë pune)
    36.Nën Kërç, (arë/tokë pune dhe pyll)
    37.Pylli Tahirit, (pyll)
    38.Lera Bolej/Lera Bolaj, (Ublat në Lerë të Bolajve 12 sish)
    39.Juzhica (arë/tokë pune)
    40.Dalecat, (arë/tokë pune, pyll, agrajë)
    41.Kshenjat e Bolajve (pyll me trungje geshtenjash)
    42.Felnjivat, (ara/tokë pune)
    43.Raspuq, (arë/tokë pune dhe pyll)
    44.Klaticat, (arë/tokë pune)
    45.Kshtenja Hasanit, (hali/mera)
    46.Faqekasmat, (ara/tokë pune)
    57.Bregnat, (ara/tokë pune)
    58.Ma bregut, (ara/tokë pune)
    59.Arashkat, (ara/tokë pune)
    60.Mani shullanit, (hali/mera)
    61.Lisi mrizit, (hali/mera)
    62.Guri i gjanë, (hali/mera)
    63.Trnje, (arë/tokë pune)
    64.Stranica, (kodër)
    65.Faqa shullanit, (hali/mera)
    66.Teshabrd, (hali/mera)
    67.Zelesreda, (arë/tokë pune)
    68.Mikshinol/i, (ara, tokë pune)
  2. Bradol/i, (ara, tokë pune)
    70.Bjeganol/i, (ara/tokë pune)
    71.Misnalloke, (vend me ubla)
    72.Me dacash, (ubla dhe tokë pune/ara)
    73.Vanol/i, (arë/tokë pune dhe ubla)
  3. Lera Sylas, (hali/tokë pune)
    75.Lisasqen/i, (agrajë)
    76.Mani Rabijes, (hali/mera)
    77.Lugu Vela gllavs, (hali/mera)
    78.Puticë/a, (hali/mera)
    79.Mikshinal/i, (ara/tokë pune dhe mera)
  4. Lugu Syk’s, (pyll)
    81.Tri lerat, (hali/mera)
    82.Blini mrizit, (hali/mera)
    83.Nën shelqe, (hali/mera)
    84.K’solla Curaj, (hali/mera)
    85.Dobernokaj, (hali/mera)
    86.Kuqedolla, (ara/tokë pune)
  5. Mas Qaficet, (tokë pune dhe agraja)
    88.Dubrava, (arë/tokë pune)
    89.Çeplicë/a, (hali)
    90.Prroni rodit, (hali/tokë pune)
  6. Mas Gjurejsh, (hali/mera)
  7. Me mlojet, (hali/mera)
    93.Mishinol/i, (hali/mera)
    94.Lisakshenjë, (ara/tokë pune)
    95.Gropat, (pyll me trungje gështenjash)
    96.Kerçi, (pyll)
    97.Nilxit, (pyll)
    98.Vorret e Bolajve (varreza)
    99.Zagraçi, (tokë pune)
    100.Fushtanicë/a, (arë/tokë pune
    97.Nilxit, (pyll)
    98.Vorret e Bolajve (varreza)
    99.Zagraç/i, (tokë pune)
    100.Fushtanicë/a, (arë/tokë pune)
    101.Boca, (arë/tokë pune)
    102.Tukeman, (ara/tokë pune)
    103.Shallazina (agraj/prozhme)
    104.Marene, (hali/mera)
    105.Prroni Markashaj, (përrue i thatë)
    106.Ganjellaj, (ara/tokë pune)
    107.Zarish/i, (ara/tokë pune)
    108.Fund Smerdeci, (pyll)
    109.Mali Cenit, (hali/mera)
    110.Rruga mullinit, (rrugë me kaldram guri)
    111.Shkami Dajçinit, (hali/mera)
    112.Rrasat e kryp’s, (hali/mera)
    113.Përçanjiva, (hali/mera)
    114.Pashonjiva, (hali/mera)
    115.Guri Nik’s, (hali/mera)
    116.Mas kelqerës, (hali/mera)
    117.Lisi Duli, Hali(mera)
    118.Faqa vallës, (hali/mera)
    119.N’grobje (arë dhe agrajë)
    120.Mas kerkash, (hali/mera)
    121.Dabecat, (tokë pune)
    122.Doli, (tokë pune)
    123.Nën lajthija, (rrugë)
    124.Lera Hoxhaj, (rrugë)
  8. Pashnal (hali/mera dhe arë/tokë pune)
    126.Rabica, (arë/tokë pune)

Sqarim: Nji Radaj – Në Radaj, Ni thurna – Në thurna , Me vallës – Në majë të vallës në kuptimin lart, Qafa than’s – Qafa e thanës, Dardha brrak’s – Dardha e bërrakës, Rethi kshenjave – rrethi i gështenjave, Lugu Syk’s – Lugu i Sykës, K’solla Curaj – Kësolla Curaj, Rrasat e kryp’s – Rasat e kripës, .N’grobje – Në grobje, Guri Nik’s – Guri i Nikës, Mas kelqerës – Pas Gëlqeres.

Të fundit

më të lexuarat