Axha i Parisit

Gani Karamanaga

Rrëfimi 1
Prejardhja
I pari i Familjes së Nimanbegëve ka qenë Jakupi. Djali i tij ishte Nimani. Pas tij vazhdon mbiemri Nimanbegu.
Nimani ka pasur katër djem:
Hyseini: nga martesa e parë Qamili, martesa e dytë Isati;
Reshiti:martesa e parë Enveri, martesa e dytë Muhamedi, Kabili;
Jakupi: Nimani, Hysni;
Maliqi: martesa e parë Ilmi, Fahri-Jusho, martesa e dytë Avdullah, martesa e tretë: Servet, Zuhdi
“Postiq”, barka më e madhe ulqinake dhe shqiptare e vëllezërve Jakup, Reshit, Maliq dhe Hysein Nimanbegu nga Kalaja.

Rrëfimi 2
Emigrimi i Hasimit
Anija tregtare ndëroqeane “Durmitor” mbërriti në Bari-Itali. Në mesin e të punësuarve ishin edhe Hysni Nimanbegu dhe nipi i tij Hasimi. I pari ishte ndihmës në makinieri. Hasimi marinar. Duke punuar reth godinës së hekurit të anijes Hasimi, e lëndoi dorën e djathtë. Pas një kohe të shkurtër dora iu infektua, kishte temperaturë të lartë, dhimbje të rënda. Hasimin e dërguan në Spitalin e Tivarit. Gjendja e tij ngadalë u përmirësua.
Kur erdhi koha për të vazhduar lundrimin, anija “Durmitor” vazhdoi për Aleksandri në Egjipt. Hasimi ende i pashëruar mbeti në spital.
Pas disa ditëve doli nga spitali dhe mbërriti në llogorin për refugjatë. Atje u njoftua me disa bashkëvendas të cilët pritnin të vazhdojnë për Francë.
Edhe kështu me tren udhëtuan deri në veri të Italisë dhe pas dy ditëve mbërritën në Paris.
Në shtëpinë e Niman Nimanbegut mbërriti lajmi që Hasimi ka mbetur në Itali. E akuzonin edhe Hysni begun. Por ai thonte se ishte krejtësisht i pafajshëm që Hasimi mbeti në Itali.
Në Paris, Hasimi fillimisht ishte në banesë të përbashkët me disa punëtorë. U punësua mekanik në fabrikën e traktorëve ku do të kalojë tërë jetën e punës së tij.
Së shpejti u stabilizua, doli në banesë tjetër.

Rrëfimi 3
Nusja e Parisit
Hafize Gorana Nimanbegu (1939)
Kaluan dy vite. Hasimi rregullisht kontaktonte me familjen e tij në Ulqin. Edhe kështu për të kërkuan vajzën e Rexhep Goranës, Hafizen. U bë fejesa. Kur erdhi koha për të shkuar në Paris, familja e Rexhep Goranës insistoi që të bëhet kurora në Ulqin. Në vend të Hasimit (i cili ende nuk ka mundur të vijë në Ulqin) u nënshkrua për kurorë axha i tij Hysni Begu.
Pas disa ditëve shkuan për Beograd, Jakupi, vëllau i Hasimit dhe Qazimi, vëllai i Hafizesë. Normalisht me ta ishte edhe Hafizja. Së shpejti rregulluan dokumentacionin në ambasadën e Franës. Të tre vazhduan deri në Paris.
Dhe kështu u martuan Hasimi me Hafizen. Në këtë martes lindën dy djem, në vitin 1966 dhe 1971. Hasimi me Hafizen filluan të vinin në Ulqin. Hafizja punonte rrobaqepëse në shtëpi për një kompani trikotazhe dhe tekstili. Të afërmit e tyre i thonin: axha dhe halla të Parisit.

Rrëfimi 4

Kthimi në vendlindje.
Pas shumë viteve u kthyen në vendlindje. Në Pinjesh ndërtuan shtëpi. Hasimi prej familjes së tij nuk kërkoi asgjë. Shtëpinë e ndërtoi me mjetet fianaciare të veta.
Hasimi me Hafizen ishin në pension. Djemtë e tyre në Francë ishin biznesmenë të suksesshëm.

Rrëfimi 5
Qabe (anekdotë) – Hasim Niman Nimanbegu u kthye për të jetuar në vendlindje së bashku me bashkëshorten vizituan Qaben. Për ta ajo ishte kryerja e obligimit fetar si edhe kënaqësi shpirtërore. Qaben e kanë vizituar dy herë. Kishin qëndruar atje edhe gjatë Muajit të Ramazanit.
Hasimi disa herë me shokët nga fëmijëria, Fejzi Bushatin dhe Adem Hidrin shkonin në peshkim në Zall. Atje gjetën qetësi, pushim dhe ndonjë kokërr peshk. Peshkatari më i mirë ishte Fejzi, kurse Hasimi e përgatiste më mirë ushqimin. Dhe kështu kalonin ditë të bukura. Një herë Hasimi filloi tregimin për Qabe të cilën e kishin vizituar me bashkëshorten.
Tregonte : “Në Qabe, gjatë Haxhit ka shumë popull prej të gjithë botës myslimane…Atje ku “gjuhet shejtani”gati kemi humbur jetën…erdhi vala e parë (grup i madh njërëzsh), pastaj vala e dytë… Ja kapa dorën gruas…Gati e humba gruan, por e shpëtova”.Ademi duke e dëgjuar më vëmendje (për të qeshur) i tha:
“Pse nuk ja lëshove dorën… ishe liruar…”.
Hasim e kuptoi ndryshe
“Jo more, a kam grua…”.
Rrëfimi 5.
Sëmundja dhe largimi nga jeta.
Hasimi filloi të ndjente dhimbje dhe shqetësime në stomak. Pas vizitës te mjeku dhe ekzaminimeve të nevojshme, u vërtetua sëmundja e pashërueshme. Në shtëpinë time erdhi djali tij. Biseduam. Më pyeti për babain e tij. Pasi isha i njoftuar me gjendjen shëndetësore të Hasimit i tregova të vërtetën.
Pas disa muajve Hasimi ndërroi jetë.
Në varrin etij është epitahi:
Sa i lehtë është
dheu i vendit tim

Rrëfimi 6
Përcjellja e Niman Nimanbegut në Haxh.
Ulqini ka dhënë një numër të madh të besimtarëve të cilët kanë kryer Haxhin. Pas Luftës së Dytë Botërore, i pari i cili ka kryer Haxhin nga kjo trevë ishte Januz ef. Myrtoja, së bashku me imamin e ri Rexhep ef. Lika (ai atëherë ishte imam në Tuz) në vitin 1966.
Më vonë, në vitin 1971 kryen Haxhin edhe Niman Nimanbegu, si edhe Hamid Gorana. Përcjellja e Niman Nimanbegut ka qenë një gjë e rëndësishme për Bashkësinë Islame në Ulqin, por edhe për Kalanë si pjesën më të vjetër të Ulqinit.
U organizua një mbrëmje me leximin e Kuranit në shtëpinë e tij në Kala, ku u bë edhe duaja. Haxhi Nimani ka pasur një dhomë shumë të madhe. Mesiguri kanë qenë brenda më tepër se njëqind besimtarë. Unë isha në fund të dhomës. Isha mjek i ri atëherë. Një ditë më vonë u bë përcjellja, e cila filloi prej Kalasë, vazhdoi nëpër tërë qytetin e deri te stacioni i autobusëve në lagjen Meraja. Të gjithë kemi ecur duke bërë tekbir.

Naim Niman Nimanbegu
(1953-2023)
Naimi ishte djali i gjashtë i Nimanit dhe Mahmudijes-Dijes. Kreu shkollën e mesme për ndërtimtari dhe teknik ndërtimtarie. Ka punuar disa vjet në sipërmarrjen ndërtimore “Primorje” në Ulqin. Së bashku me bashkshorten shkoi të punojë në Gjermani. Ka punuar shumë. Bleu një vend te shtrëpia e Dr. Marko Popoviqit në Ranë. Pastaj filloi të ndërtojë shtëpi të re – apartamente për turizëm në Kala. Pas një kohe i lindi një vajzë.
Shokut nga fëmijëria i tha:
“Mendoj të kthehem fare në Ulqin”.
Por papritas ndërroi jetë.
Kthimi në vendlindje
Hasim dhe Hafize Nimanbegu u kthyen përgjithmon në Ulqin. Pas vdekjes së Hasimit, bashkëshortja Hafize bleu shtëpi të vogël në qendrën e Ulqinit. Thoshte:
“Dua me qenë afër vëllezërve dhe motrave të mia. E kam afër edhe pazarin edhe xhaminë…”.
Djemtë e saj e vizitojnë disa herë në vjet.
(Nga libri në dorëshkrim “Valixhja nga Amerika (Mërgimtarë)”.

Të fundit

më të lexuarat