Veteran i turizmit “të artë” në Ulqin

Gani Karamanaga

BOTIM I RI
SHËRBIMI NË HOTELERI
I autorit Ruzhdi Dervishi
Autori i takon gjeneratës së dytë të shkolluar në hotelerinë e Ulqinit.
Biografia
Lindi në Ranën e Ulqinit në vitin 1944. Shkollën fillore do ta përfundojë në Ulqin. I takon gjeneratës e cila ishte e detyruar të largohet nga mësimi në gjuhën shqipe. Në vitin 1956 pushteti i atëhershëm komunist në mënyrë te dhunshme i mbylli shkollat shqipe në Ulqin.
Shkollën e mesme e filloi në Kotorr, ndërsa e përfundoi në Titograd, kurse shkollën e lartë për hotelieri e ndoqi në Sarajevë dhe do e përfundoi ne Beograd.
Mbas përfundimit të Shkollës së Lartë për turizëm në Sarajevë dhe Beograd , u kthye në vendlindje.
Ishte drejtor i hoteleve “Jadran” “Mediteran”, kryeshef i servisit në hotel “Bellvue”.

Turizmi i artë
• Periudha kohore 6-9 dekadë e shekullit të kaluar paraqet kohën e “turizmit artë” në Ulqin. Qe në fillim të gjashtëdhjetave fillon ardhja masive e mysafirëve nga të gjithë Ish-Republikat e Jugosllavisë si edhe mysafirëve të huaj. Këta ishin më së shumti nga Gjermania.
Turistët kanë ardhur edhe nga tokat e Bllokut politik lindor, nga Anglia, Italia, Holanda.
U ndërtuan hotele të reja, u përmirësuan kushtet për mysafirë dhe qëndrimin e tyre në vendin tonë.
Gjithashtu, filloi shkollimi dhe ngritja e shërbimeve në hoteleri.

Shkatërrimi i turizmit të artë filloi prej fundit të tetëdhjetave, vazhdoi në dekadën e nëntë të shekullit XX.
Një punonjës (Ruzhdi Karamanaga, 1943-2023) në turizmin e Ulqinit ka thënë:
“Duhet me qenë artë që të shkatërrohet turizmi në Ulqin”.
Por, ndodhi lufta në Ish-Jugosllavi e pastaj, privatizimi i keq, posaçërisht për hotelerinë e Ulqinit.
Turizmi i artë përfundoi.

Tito dhe Ibro Dediqi
Në dekadën e pestë të shek. XX, në vitin 1959, Josip Broz Tito e vizitoi Ulqinin, për herë të parë.
Ibro Dediqi ishte drejtori i hotel Jadranit. Ai bëri përgatitjet për pritjen e Titos. Por, për arsye se kohës të keqe, lajmëruan se Titoja nuk do të vijë.
Punëtorët e hotelit e të tjerët ia filluan gostisë më përpara.
Pas tri orëve erdhi lajmi i vërtetë:

  • Shoku Tito po vjen…
    … edhe erdhi…

Ibro Dediqit i ra pika, vdiq…

Josip Broz Tito erdhi në Ulqin. Mbërriti me anije në Molin e Ulqinit.
E pritën kryetari i Qeverisë, Bllazho Jovanoviq i Malit të Zi dhe presidenti i Ulqinit, Andrija Petriçeviq.
Titoja ishte në automobil të hapur, në këmbë, me uniformë të marshalit.
Me të ishte Bllazho Jovanoviqi.
Me disa shokë isha i mbështetur në shëtitore në afërsi të Tyrbes Fani.

Anekdotë
Përsëri Josip Broz Tito vizitoi Ulqinin në vitin 1973, në banketin e organizuar për këtë rast në Hotelin Galeb, nikoqir ishte kryetari i atëhershëm Fadil Taipi. Ruzhdi Dervishi atëherë ishte në shërbim të banketit. Ai rrëfente:
“Fadil Taipi duke biseduar me Titon i thotë: Si i ke punët me Jovankën. Titoja kishte qeshur dhe i sillet Jovankës dhe i thotë: Znaš li sto me pita ovaj predsjednik Opštine Ulcinj (A e din se çfarë po me pyet kryetari i Komunës se Ulqinit).
Siç është theksuar në fillim të tekstit si kuadër i shkolluar Ruzhdi Dervishi ishte drejtor në Hotelin Jadran në gadishullin Suka, mandej në Hotelin Mediteran. Një kohë të gjatë ka qenë kryeshef i shërbimit ne hotelin “Bellevue” ne Plazhin e Madh.

Veprimtaria arsimore
Gati 20 vjet me radhë, Ruzhdi Dervishi ishte mësimdhënës për shërbim në hoteleri dhe turizëm në Gjimnazin e Ulqinit.
Edhe kur doli në pension, vazhdoi edukimin e kuadrove në turizëm në Pallatin e Balshajve te pronari Gani Resulbegoviq në Kala. Gjithashtu ishte konsulent dhe organizator i disa solemniteteve në Ulqin. Ne turizmin e Ulqinit ka pasur shumë emra të rëndësishëm. Po i përmendim disa nga ata: Lubo Brnoviq, Mishko Miroviq, Safet Divanoviq, Boshko Zhivanoviq, Ali Peshku, Ruzhdi Karamanaga, Sulejman Lika, Xhevdet Abazoviq, kuzhinjeret: Mehmed Meho Ceka, Nijazi Resulbegoviq, Sabri Selita, Kabil Karamanaga etj..
Por në fund Ruzhdi Dervishi është punonjësi i parë në turizëm i cili gjeti kohë, guxim, mund dhe dituri për të shkruar një libër për hoteleri.

Të fundit

më të lexuarat