Toleranca fetare vlerë autentike e shqiptarëve

Autori në këtë botim na sjell episode të ndryshme që tregojnë tolerancën fetare të besimeve të ndryshme, kryesisht katolike e myslimane, nga krahina të ndryshme etnografike shqiptare por edhe qytete më të kaluar të bujshme historike sikur ishte Shkodra. Ishte kjo ndjenja e solidaritetit të gjakut dhe etnisë për të përballuar rrethanat e kohës

Nail Draga

Studiues të profileve të ndryshme shkencore të cilët janë marrë me raportet e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë tek kombi ynë. Fjala është për  tolerancën fetare, që lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme. Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishterimin në shek.IV, ndërsa më pas me ndarjen e Krishterimit në vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shek. XV, e më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në islamizëm. Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione  dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t’ iu përshtaten rrethanave të kohës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat