Të rrallë janë ata që kapërcejnë përmasat e atdheut

Kadare jo vetëm që bëri shumë në afirmimin e letërsisë sonë, por ai nëpërmjet librave të tij njëkohësisht afirmoi historinë dhe kulturën tonë, në fakt e bëri të njohur vendin e shqiponjave për të cilin pakkush ka ditur dhe për të cilin ende nuk dihet mjaft, sepse ende nuk jemi të pranishëm nëpër ngjarje të mëdha kulturore dhe sportive, ku në emër të kombit valon flamuri

Bardh Frangu

Nuk ka dyshim se shkrimtari ynë më i madh, Ismail Kadare, bën pjesë në ata pak emra, të cilët mund të numërohen me gishtërinjtë e një dore, që kanë kapërcyer përmasat e atdheut. Njerëzit në botë mund të mos dinë për vendin e shqipeve, përkatësisht për Shqipërinë, atdheun e shkrimtarit, por ama dinë për shkrimtarin Ismail Kadare. Këtë dimension të kapërcimit të përmasave të atdheut i pari e arriti Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili me të bëmat e tij u bë banor i respektueshëm i shumë vendeve të Evropës. Sigurisht që pas tij vjen Shën Tereza, nobelistja e parë në historinë e shqiptarëve, e cila në fakt me të bëmat e veta u bë nënë e gjithë botës.
Pas saj erdhi dr. Ibrahim Rugova, i cili, i vënë në ballë të një lëvizjeje gjithë-popullore për çlirim nëpërmjet formave paqësore, u bë i njohur jo vetëm përtej kufijve të atdheut, por edhe përtej kufijve të Evropës. I vogël ishte numri i njerëzve që dinin për atdheun e Shën Terezës dhe për të Ibrahim Rugovën, por për personalitetet e tyri ishte numër i madh i tyre që dinin shumëçka për ta dhe për aktivitetin e tyre.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “760” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat