Për Koha Javore: Gerta Bandilli
Duke mbetur tek përjetimet përmes besueshmërive që ai përcjell, duke iu referuar besueshmërisë të analizës së një vepre sipas R.Barthes, do të ndalesha së pari tek besueshmëria gjeografike. Ngjarja zhvillohet në Shkodër dhe rrethinat e saj dhe trajton të njëjtën ngjarje që përjetuan të gjithë shqiptarët në një periudhë aspak të duhur dhe të merituar, diktaturën e proletariatit që u zvetnoi jetën dhe i dhembi në shpirt çdo shqiptari që në idealet e veta kishte lirinë dhe progresin. Të ecësh në rreshtat e romanit është si të ecësh në rrugët e qytetit të Shkodrës, në dugajat saj, në qoshëzat ku këndoheshin jaret, në dashuritë e fshehta të Matildës, në mbrëmjet përballë televizorit, në historitë me zhurmues, por mbi të gjitha këto, ngrihet humori fin dhe sarkastik i këtij qyteti që plagët i lehtësonte përmes të qeshurit. Është mëse normale, pasi dihet që shkodranët shquhen për humorin e tyre madje edhe atëherë kur njeriu ndodhet para vështirësish apo dilemash, e si të mos mjaftonte njeriu duhej që para dilemave të mëdha historike të gjendej një popull i tërë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore