Tuz – Klubi i Vallëzimit “Tip Toe” nga Tuzi shënoi me një koncert të shfaqur në QKI “Malësia”, pesë vjetorin e themelimit të tij, me pjesëmarrje të një numri të konsiderueshëm të publikut.
Nga ky klub theksojnë se vizioni i klubit “Tip Toe” është, afirmimi i vallëzimit dhe stileve të shëndetshme të jetesës, si dhe krijimi i një ekipi të suksesshëm, i cili arrin sukses në aktivitetet e tij krijuese përmes garave.
Për këto pesë vite të arta, vajzat përfaqësojnë me krenari vendin e tyre dhe fitojnë medalje brenda dhe jashtë vendit. Në kampionatet kombëtare ka fitues medaljesh në disa kategori, nga të cilat veçohen: (Pionerë – Formacioni Jazz) – vendi i dytë, (Junior – Formacion Modern) – vendi i tretë, (Juniorë – Solo kërcimi) vendi i parë dhe i dytë, (Kadetët – Formacioni Modern dhe Jazz) – vendi i tretë, (Trio Junior – Modern) – vendi i parë dhe shumë të tjera.
Për sukseset e vazhdueshme të këtij klubi tregon edhe pjesëmarrja në “Adriatic Fest”- 2023, ku fituan disa çmime në kategori të ndryshme, ndërsa në “Dalmatian Dance Fest” në Split- 2023, Junior Girls in the Dance Formation, fituan vendin e parë dhe i sollën një medalje Tuzit.
Ndërkaq, në festivalin në Novi Sad, këtë vit ata fituan vendin e tretë për duo/trio moderne, ndërsa në Sarajevë e njëjta përbërje fitoi vendin e parë.
Një synim i rëndësishëm në këtë rrugë është afirmimi i vajzave nga komunitetet e vogla dhe një vend i sigurt për zhvillimin e talenteve dhe krijimtarisë.
“Vajzat tona nga “Tip Toe” tregojnë seriozitet, disiplinë dhe talent dhe përfaqësojnë me krenari vendin e tyre”, shprehen nga ky klub vallëzimi.
Në festën e pesë vjetorit të këtij klubi, në QKI “Malësia”, u shfaqën më shumë se 10 koreografi, formacione grupore dhe solo, të cilat përfaqësojnë me sukses klubin e tyre dhe vendin nga vijnë.
t. u.